Ky është një nga planet e afërta të Visit dhe Çimit, të hapin një bar në zonën më të preferuar të Tiranës, në bllok. Lokalin do ta menaxhojë Visi por thuhet që paratë do t’i hedhë Çimi. Në lokal do ketë disa objekte të cilat do të kujtojnë “Big Brother”-in edicionin e parë. Lokali do ketë pantallona, bluza dhe plot objekte të tjera të cilat janë përdorurbrenda shtëpisë. Kështu ambienti do të jetë i personalizuar. Gjithçka bëhet që djemtë e vajzat që morën pjesë në këtë spektakët të famshëm të mos i humbin lidhjet pasi do kenë më në fund një vend të tyrin ku do rrinë, do pijnë diçka dhe të bisedojnë dhe natyrisht të takojnë miqtë dhe fansat e tyre.