Nuk ishte e nevojshme pritja e gjatë për të kuptuar që këtë vit “Akademia e yjeve” do të ishte një spektakël i vërtetë. Mjaftoi mbrëmja e parë, e cila zgjati për rreth dy orë e gjysmë për t’u bindur se ky edicion i tretë do të sjellë shumë emocione, shumë debate, shumë shpirt gare, por edhe shumë surpriza çdo të mërkurë, për dhjetë javë me radhë. Dhe kjo, jo vetëm për arsyen se sfidantët e këtij viti janë djem e vajza shumë të talentuar, por edhe sepse sërish Zana Çela ka mbledhur rreth vetes njerëz profesionistë, emra të shquar të këngës dhe baletit, duke filluar që nga Agim Krajka e
Robert Radoja, Sokol Marsi, Gerd Vaso, Enada Hoxha, Kristi Popa, Dritan Bramo e Sueda Guri. Por ka edhe më.
Formatit të këtij viti i janë shtuar edhe shumë elementë të rinj, të cilët duket se e kanë shndërruar akademinë në një
spektakël që i kapërcen kufijtë e një gare mes të rinjsh të talentuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për konkurrencën e fortë mes 22
të rinjve të përzgjedhur si më të mirët nga një audicion që zgjati për ditë të tëra, pasi u prezantuan me mijëra të tillë. Sivjet ka shumë më tepër se kaq. Mbrëmja e parë e “Akademisë së yjeve” filloi me atë që është në thelb të këtij formati: shpirtit të garës dhe debatit të fortë. Ndërsa surprizat befasuese filluan menjëherë në puntatën e dytë. Ishte paralajmëruar në fakt, që në këtë edicion organizatorët kishin menduar që, përveç sfidave të prezantonin para publikut edhe historitë personale të atyre të rinjve konkurrues. Janë ngjarje të dhimbshme ose të gëzueshme, vështirësi e përballje me jetën, me të cilat fati e ka shkruar që ata djem e vajza të përballen që herët. Ata janë shfaqur krejt të ndryshëm nga njëritjetri. Për dikë kjo Akademi
është shansi i jetës, është mbijetesë, për dikë është dedikim deri në dhimbje, për një tjetër është revoltë, për një tjetër është thjeshtë dans dhe alegri, që do t’i ndryshojë sadopak jetën. Janë shfaqur të ndryshëm në historitë e tyre, por me të përbashkëtën, një ëndërr – Famën. Kështu kemi parë në “Akademinë e yjeve” spektatorët e krejt sallës duke qarë, ndërsa dëgjonin historinë e 15-vjeçarit Kristi Dalipi, i cili ia dedikonte të ëmës që nuk jeton më, konkurrimin në akademi. Kemi dëgjuar Qëndrimin, balerinin shtatlartë nga Gjakova, kur tregonte tmerret që kishte përjetuar gjatë luftës, ankthin e asaj
kohe, traumën që e kishte përndjekur deri vonë. Ka rrëfyer durrsaku Andi Dahri sakrificën që i duhet të bëjë çdo ditë për të ndjekur studimet në Akademinë e Arteve për koreografi dhe ëndrrën e tij në “Akademinë e yjeve”. Bën shumë të tilla çdo ditë, pasi gjendja ekonomike e familjes së tij nuk ia lejon luksin e plotësimit të kushteve që shumë moshatarë të
tjerë mund të kenë. Pedagogët që kanë në dorë dhe gjykimin e fundit (pas votave të publikut) e kanë edhe më të vështirë se ata. Sepse, javë pas jave, sfidantët bëhen edhe më të mirë, ndërsa formula e përcaktuar, që në fillim, e kërkon me çdo
kusht një të skualifikuar. Nëse në ato netët e para nuk do të ndihej dhe aq ikja e ndonjërit prej të bardhëve apo bluve, tani nuk është aspak kështu. Ata janë bërë personazhe tashmë, me historitë e rrëfyera sinqerisht para kamerave, me miqësitë apo rivalitetet, më të rejat që u ka sjellë shansi i të qenurit pjesë e një spektakli kaq popullor. Sivjet producentja Zana Çela ka menduar edhe diçka tjetër për nxënësit e akademisë. Pas anketimeve të bëra në fillim të shkollës, secili nga nxënësit ka treguar idhujt e tij shqiptarë nga fusha të ndryshme. Njerëz të njohur që ata do të donin t’u ngjanin. Të bëhen të famshëm
Kozeta kishte mall për kolegun e saj Ledionin, sepse nuk ishin parë që nga koha që ajo punonte në Top Channel. Kështu mund të shpjegohet kjo puthje mes tyre... Ledioni vjen pas një suksesi si prezantues në Top Fest, kurse Kozetën e shohim çdo ditë në “Konak” në Vizion +. Mësuam se Kozetës i pëlqen të hedhë baste dhe këtë e ka bërë për finalen e Champions League. Ajo madje është konsultuar me astrologen e vet, Merin po kjo konsultë nuk ka qenë shumë frytdhënëse. Përveç basteve dhe futbollit, Kozeta ka pasion motorrat... Tamam vajzë garipe! Akademia e Yjeve, aty ku bëhet gjithçka për të prekur famën spektaklispektaklispektaklispektaklispektakli si ata. Dhe pikërisht këta personazhe, nga politika, letërsia a mjekësia do të jenë aty mes tyre. Do të pranojnë të intervistohen nga vetë të rinjtë, t’u tregojnë sekretet e rrugës që
kanë ndjekur për të arritur deri aty. Me pak fjalë, jo të gjitha janë zbuluar deri tani.