Politika

Home Page > ShowBiz

Nisma mė e fundit e Zajminės

Sun, 25 May 2008 21:04:00
Zajmina Vasjari
Article by:
Webmaster
 
Jemi mësuar ta shohim gjithmonë ndryshe në profilin që ka zgjedhur të jetë pjesë, por këtë herë i ka habitur të gjithë. Zajmina Vasjari tashmë mendon për gjëra më serioze dhe për më tepër dëshiron të sensibilizojë të gjithë opinionin publik. Në datën 20 Maj, në Ditën kombëtare në ndihmë të fëmijëve jetimë ajo ka qenë pjesë e stafit organizues të një morie aktivitetesh, si e ftuar speciale. Gjithçka ka nisur në orën 10 të mëngjesit në maternitetin e Tiranës, në aktivitetin hapës të asaj dite atje. Në krye të të gjithë të pranishmëve, Zajmina ka qenë imazhi simbol në këtë ditë të shënuar për të gjithë fëmijët, që kanë mbetur pa prindërit e tyre për arsye nga më të ndryshmet.Ajo ka shpërndarë mjaft dhuratapër nënat në maternitetin e Tiranës si dhe më pas, bashkë me shumë fëmijë jetimë kanë mbjellë disa bredha. Aq shumë është afeksionuar Zajmina pas fëmijëve, sa nuk mund të ndahej dot prej tyre. Shumë foshnja ajo i ka marrë dhe i ka mbajtur në krahë. “Janë krijesa të pafajshme”, - është shprehur Zajmina. “Doja shumë të isha pjesë e një nisme të tillë dhe e pranova me kënaqësi ftesën që m’u bë. Këta fëmijë kanë nevojë për ndihmë dhe të gjithë ne duhet  t’i ndihmojmë. Ata kanë nevojë për mbështetje dhe përkushtim”, - ka përfunduar Zajmina. Vajza simpatike ka qëndruar për shumë kohë me fëmijët, dhe mjaft aparate fotografikë e kanë fokusuar atë teksa foshnjat i mbante në krahë.
 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com