Ndërkohë që bashkëshorti i saj, David Beckham pohon se janë duke u përpjekur të kenë një fëmijë të katërt, Victoria duket në një periudhë krize. Këngëtarja, që vitin e kaluar u transferua në Los Angeles, është e pakënaqur nga imazhi i saj në publik. Porsh kërkon që të merret seriozisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo thjesht ta njohin si bashkëshortja e Beckham…. Një mike e saj ka deklaruar për revistën Closer: “Victoria nuk arrin ta durojë faktin se njihet si gruaja që u martua me David Beckham dhe e urren etiketimin WAG (që përdoret kur u referohen bashkëshorteve të meshkujve të famshëm).