Kate Hudson dhe Owen Wilson janë rikthyer sërish së bashku. Çifti pas një periudhe ndarjeje, duket se e ka rigjetur flakën e dashurisë në xhirimet e filmit “Ti, unë dhe Dupree”. Por raporti i tyre këtë herë ndoshta premton diçka më shumë… duket se tërheqësi Owen i ka vendosur vetes dhe të fejuarës një mision, që brenda verës ajo të jetë shtatzënë. E kjo nuk është e vetmja dëshirë e tij, sepse pasi të bëhet baba, ai ka ndër mend të martohet me të. Të gjitha këto, në një kohë kur askush nuk mendonte t’i shihte më bashkë ata, pasi vetëm pak muaj më parë u duk se mes Hudson e Wilson kishte mbaruar gjithçka.