Është bërë shumë zhurmë për një klip të këngës “Puçi puçi”, të dy këngëtareve seksi Çiljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni. Në fakt, një performancë së bashku ato e patën jo shumë kohë më parë, në një skenë koncerti. Tashmë duket se kanë vendosur më së fundi të jenë bashkë edhe në klip. Pikërisht këto ditë ato do të nisin xhirimet e këngës së tyre të përbashkët. Këngë që do të realizohet në Tiranë dhe ku dy bukuroshet do të shfaqen në skena të nxehta, pasi edhe qëllimi i tij është t’i përshtatet stinës së nxehtë që po vjen.