Është parë të shtunën e kaluar në makinën e saj BMW së
bashku me një miken e saj show girl e njohur Inis Gjoni. Pasi i ka kaluar me
shumë qetësi dhe pa asnjë prononcim në media momentin e skandalit me videon
intime, Inisi vendosi t’i përkushtohet punës por kësaj radhe si gazetare. Prej
muajsh vajza e njohur ka emisionin e saj në Al Sat të quajtuar “Takim
Eksluziv”. Në fakt nëse përmendim mbiemrin Gjoni, ajo që mban këtë mbiemër dhe
bën më shumë lajm është motra e Inisit, Ingridi e cila në ndryshim nga e motra
është bërë këngëtare. Për Inisin nuk dimë shumë gjëra pasi edhe në makinë e
shohim të shoqëruar gjithnjë nga vajza. Nuk e dimë me kë po rri Inisi?