Politika

Home Page > ShowBiz

Genta Ismaili - E verteta e fotos Nudo

Sun, 27 Jan 2008 10:48:00
4.5 / 5 (31 Vota)
Genta Ismaili
Article by:
Webmaster
 

Gati dy vjet pas çmimit në festivalin “Kënga magjike”, duket sikur Genta Ismajli i është larguar disi Shqipërisë.E cilësuar si një prej këngëtareve më të paguara në Kosovë dhe diasporë, ndoshta ajo ka ditur ta shfrytëzojë dhe ta drejtojë mirë këtë pjesë të suksesit të vet. Sigurisht me ndihmën e menaxherit dhe të fejuarit të saj Milotit. Dhe është kjo një prej arsyeve për të cilat ajo ka më shumë se një vit, që nuk është e pranishme në koncertet dhe aktivitetet muzikore, që zhvillohen në Shqipëri. Ndërkohë jeta e saj tashmë është ndarë midis Amerikës ku jeton familja e saj dhe Prishtinës, ku jeton dashuria. Kohët e fundit,këngëtarja ka qenë shpesh në SHBA, jo vetëm për arsye personale, por edhe për arsye profesionale. Si pjesë të albumit të saj, që do të dalë këtë vit do të jenë edhe 4 këngë të realizuara në anglisht.Gjithçka shkon mirë në lidhjen e Gentës me Milotin, por për çiftin ende nuk shfaqet ndonjë plan martese as gjatë vitit 2008. Por edhe pse e dhënë pas punës, Genta nuk mund t’iu shmanget as faqeve rozë. Këtë radhë kemi vërejtur se në internet qarkullojnë prej kohësh disa foto provokuese të këngëtares. Si është e vërteta e tyre. Përgjigja e Gentës është e qartë: “Janë montazhe”. Dhe përderisa është person publik asaj i është dashur të paguajë edhe këtë kosto. U bë kohë, që Gentën nuk po e shohim me diçka të re, të paktën këtu në Shqipëri. Me çfarë je duke u marrë momentalisht? Tani jemi duke u përgatitur për klipin e ri të këngës “Sa ilaçe”. Një pjesë e xhirimeve tashmë janë kryer dhe besoj, se klipi do të dalë brenda 20 ditëve. Mendoj se kemi realizuar diçka të bukur për publikun, por ata vetë do të vendosin për këtë. Pas festave të fundvitit kemi bërë edhe disa ditë pushime dimërore së bashku me Milotin, ndërsa tani do i përvishemi punës.

 

Si është e mundur që në internet qarkullojnë foto të tuat, shumë provokuese?

Ato, foto të cilat edhe ne i kemi parë ju siguroj që, janë të gjitha montazhe, madje montazhe të thjeshta dhe shumë të rëndomta. Ato lloj fotosh nuk i realizon një karakter dhe njeri si unë, për këtë ju siguroj.

 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com