Politika

Home Page > Ekonomi

Tenderi i ARMO-s, hetim nga SHISH dhe ambasadat

Wed, 21 May 2008 12:01:00
Neritan Alibali
Article by:
 

METE është e interesuar që fituesi të jetë një kompani e fuqishme, me investime serioze, që t'i shërbejë zhvillimit të Shqipërisë dhe interesave të saj strategjike kombëtare. Për këtë arsye, i kemi kërkuar Shërbimeve Sekrete Shqiptare, si dhe ambasadave të disa vendeve mike dhe aleate strategjike, që të na ndihmojnë me informacionet e nevojshme.

Vetëm vitin e kaluar, kompania "ARMO" realizoi gati 10 milionë euro fitim neto, dhe për specialistë të ekonomisë, ky është një bilanc në rritje. Por dhe çmimet e tregut të brendshëm të karburanteve, në rritje të vazhdueshme, ku "ARMO" zë 25% të tregut, ndikuan në të ardhurat e kompanisë.

Julian Llupo

Privatizimi i ARMO-s dhe interesi strategjik i një rëndësie të veçantë, kanë shtyrë gjatë ditës së djeshme qeverinë që të kërkojë informacione sekrete nga ana e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ambasadave të aleatëve strategjikë të Shqipërisë. Deklarata është bërë gjatë ditës së djeshme nga ana e zëvendësministrit të Ekonomisë, Neritan Alibali. Gjatë ditës së sotme pritet që të hapen ofertat e bëra nga kompanitë dhe investitorët strategjikë, të interesuar për privatizimin e 85% të aksioneve të kompanisë shtetërore, ARMO. "Ky privatizim, është privatizimi më i madh strategjik i bërë ndonjëherë në Shqipëri dhe për ta bërë atë sa më të suksesshëm, është përzgjedhur me tender ndërkombëtar për konsulencë të procesit, një nga kompanitë më të mëdha të kësaj fushe në botë, kompania konsulente amerikane "Pattom Bogs", me të cilën është punuar për hartimin e kuadrit ligjor dhe procedurave të privatizimit. Falë punës së konsulentit dhe specialistëve tanë, ky kuadër ligjor është i një niveli të lartë ndërkombëtar dhe garanton një proces të drejtë, transparent dhe që i shërben interesave kombëtare të vendit dhe programit të qeverisë për privatizimet strategjike. Gjithashtu, ky kuadër ligjor, e mbron procesin e privatizimit të ARMO-s nga të gjitha defektet dhe dobësitë që janë evidentuar në proceset e mëparshme",- tha Alibali. Vetëm vitin e kaluar, kompania "ARMO" realizoi gati 10 milionë euro fitim neto, dhe për specialistë të ekonomisë, ky është një bilanc në rritje. Por dhe çmimet e tregut të brendshëm të karburanteve, në rritje të vazhdueshme, ku "ARMO" zë 25% të tregut, ndikuan në të ardhurat e kompanisë. Rritja e çmimeve nga operatorët privatë, është shoqëruar me një rritje të moderuar nga kompania, duke ndikuar disi në amortizimin e efektit të rritjes galopante të çmimeve nga grosistët shqiptarë. "ARMO", sipas burimeve nga kompania, ka tregtuar gjatë këtij viti gazoil me çmimin deri në 95.11 lekë/litër. Por privatizimi i kompanisë më të madhe në vend, duket se nuk do të jetë i bazuar vetëm në kompaninë që do të ofrojë më shumë në blerje, por, në radhë të parë, në këtë tender duket se janë përfshirë interesat e mëdha gjeopolitike që ka vendi. "Duke marrë parasysh rëndësinë e madhe strategjike të privatizimit të ARMO-s, në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, ndryshe nga më parë, janë përfshirë përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Drejtësisë në rang Zv/ministri, si dhe dy përfaqësues të Kompanisë Konsulente amerikane "Pattom Bogs", të cilët janë anëtarë të Komisionit me të drejta të plota. Gjithashtu, pas përfundimit të vlerësimit të ofertave, çdo kandidat ka të drejtën e apelimit të vlerësimit tek Ministri i Ekonomisë, i cili brenda 10 ditëve shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje. Për ta bërë procesin sa më të mbrojtur nga çdo shkelje apo padrejtësi, Këshilli i Ministrave ka të drejtë ligjore që, në çdo kohë, para shpalljes së fituesit, të anulojë procedurën e tenderimit", - tha Alibali. Por zv/ministri i Ekonomisë ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit janë rritur në maksimum presionet lobiste në drejtim të privatizimit të ARMO-s. "Dua t'ju garantoj që Qeveria dhe METE, nuk influencohen aspak prej tyre dhe akuzave të hedhura në opinionin publik. Por do të dëshironim që forca të ndryshme politike, për asnjë arsye, të mos përfshiheshin në presione të tilla, të cilat do ta dëmtonin procesin e privatizimit", - tha Alibali. Duke theksuar në deklaratën e tij për shtyp, interesin e madh kombëtar dhe strategjik të këtij privatizimi, numri dy i Ministrisë së Ekonomisë ka kërkuar ndihmë të specializuar dhe informacione sekrete për kompanitë që marrin pjesë në këtë tender. "Privatizimi i ARMO-s është një interes i madh kombëtar. Duke e vlerësuar si të tillë, METE është e interesuar që fituesi të jetë një kompani e fuqishme, me investime serioze, që t'i shërbejë zhvillimit të Shqipërisë dhe interesave të saj strategjike kombëtare. Për këtë arsye, i kemi kërkuar Shërbimeve Sekrete Shqiptare, si dhe ambasadave të disa vendeve mike dhe aleate strategjike, që të na ndihmojnë me informacionet e nevojshme. Nga ana tjetër, vëzhgimi dhe ndjekja me kujdes prej tyre e këtij procesi privatizimi, është një garanci më tepër për transparencën dhe ligjshmërinë e privatizimit të Kompanisë ARMO", - tha Alibali.

+++

Ambasada Amerikane në Tiranë kërkoi që të ndiqet një procedurë transparente nga qeveria

Privatizimi, rusët dhe amerikanët konkurrentë

Konsulenti "Pattom Bogs" i ka bërë të ditur Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, se pavarësisht se në shumë raporte të bëra publike edhe nga media, çmimi i privatizimit llogaritet në rreth 100 milionë dollarë, ose më shumë, kompania mund të mos arrijë këtë vlerë në shitje. Madje, në raportin e bërë nga ana e kompanisë konsulente amerikane "Pattom Bogs" sqarohet se një çmim prej 100 milionë dollarësh i dhënë publikisht, është spekulim.

Privatizimi i kompanisë "ARMO" e ka vendosur qeverinë shqiptare, për herë të parë, para një zgjedhjeje që ka bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë me interesat gjeostrategjike të vendit. Në këtë privatizim kanë shfaqur interesat e tyre kompani të mëdha që i përkasin dy superfuqive të energjisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

Privatizimi i kompanisë ARMO ka vendosur qeverinë shqiptare, për herë të parë, para një zgjedhjeje që ka bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë me interesat gjeostrategjike të vendit. Në këtë privatizim kanë shfaqur interesat e tyre kompani të mëdha që i përkasin dy superfuqive të energjisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Kompania amerikane "Refinery Association of Texas INC" është një nga ofertuesit në këtë tender. Përfaqësues të kësaj kompanie kanë takuar edhe kryeministrin Berisha në muajin mars të këtij viti, duke shfaqur interesin e tyre për të blerë kompaninë shqiptare të naftës, ARMO. Kompania njihet si një nga kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë amerikane, njëkohësisht edhe për kontratat e shumta të lidhura edhe me qeveri të tjera, në të gjithë botën, në fushën e furnizimit me naftë të ushtrisë. Kompani tjetër në këtë garë, që po flitet në media si konkurrente e amerikanëve, është "Penta Investments". Kompania i përket një grupi financiar çekosllovak dhe ka interesa të ngushta në Europën Juglindore. Kompania merret kryesisht me blerje dhe shitje kapitalesh në treg. Në rastin konkret, blerja e kompanisë ARMO mund të jetë qëllimi i një shitjeje të saj sërish në treg, në drejtim të investitorëve strategjikë.

***

Por një nga pikat e rëndësishme të këtij privatizimi mbetet edhe çmimi i shitjes. Në raportin e saj të vlerësimit për kompaninë "ARMO", konsulenti "Pattom Bogs" i ka bërë të ditur Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, se pavarësisht se në shumë raporte të bëra publike edhe nga media, çmimi i privatizimit llogaritet në rreth 100 milionë dollarë, ose më shumë, kompania mund të mos arrijë këtë vlerë në shitje. Madje, në raportin e bërë nga ana e kompanisë konsulente amerikane "Pattom Bogs" sqarohet se një çmim prej 100 milionë dollarësh i dhënë publikisht, është spekulim. Por shifra e dhënë për shitjen e kësaj kompanie ka qenë nga vetë "ARMO" dhe Ministria e Ekonomisë, me rreth 170 milionë dollarë, ose 110 milionë euro. Kjo nuk është hera e parë, që në privatizimet strategjike ndodhin përplasje midis vlerësimit të konsulentëve të huaj dhe çmimeve të kërkuara nga ana e qeverisë shqiptare. Vetëm disa ditë më parë ka qenë Ambasada Amerikanë në Tiranë që ka lëshuar një deklaratë publike në drejtim të qeverisë, për këtë privatizim strategjik. Ambasada Amerikane në Tiranë i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të ndjekë një procedurë transparente dhe të hapur për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës, "ARMO". "Ne po e ndjekim privatizimin (e ARMO-s) nga afër dhe presim që qeveria e Shqipërisë ta kryejë atë në mënyrë transparente dhe të hapur, duke siguruar një fushë të njëtrajtshme loje, për të gjitha palët e interesuara",- u shpreh zyra e shtypit e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

(Burimi: Gazeta Shekulli)

 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com