Politika

Home Page > Ekonomi

BSH: Kanė rėnė paratė e emigrantėve

Thu, 01 May 2008 15:28:00
photo
Article by:
Webmaster
 
TIRANE-Vendi po përballet me një inflacion, i cili gjatë tremujorit të parë të këtij viti ishte mesatarisht 3.7%, ndërkohë që norma vjetore e inflacionit në muajin mars shënoi 4.6%, duke tejkaluar me rreth 0.6 pikë përqindjeje kufirin e sipërm të intervalit 3+/-1%, të synuar nga Banka e Shqipërisë. Kontributin kryesor në këtë normë e ka dhënë inflacioni vjetor i ushqimeve të përpunuara (rreth 3 pikë përqindjeje), si edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike në muajin mars, e cila ka ndikuar me rreth 0.7 pikë përqindjeje në normën e përgjithshme të inflacionit. Kanë qenë këto disa nga konstatimet e Këshillit Mbikëqyrës të bankës qendrore, të mbledhur dje për të shqyrtuar situatën monetare dhe politikën e BSH-së ndaj saj. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 6.25 për qind. Sipas raportit, rritja ndërkombëtare e çmimeve të mallrave të konsumit të përditshëm, që importohen gjithnjë e më shumë, sjell jo vetëm presione të drejtpërdrejta mbi nivelin e çmimeve të konsumit tek ne, por edhe presione më afatgjata mbi nivelin e çmimeve të prodhimit. Po kështu, rrezikon përkeqësimin e termave të tregtisë së jashtme për shkak të rritjes së lartë të çmimeve të importeve.
Tendencat
Rritja reale e ekonomisë, sipas BSH-së, gjatë vitit 2007 ka qenë rreth 6%. Sektori i industrisë, i tregtisë, i transportit dhe i shërbimeve të tjera janë rritur me ritme më të larta gjatë këtij viti, ndërkohë që sektori i ndërtimit dhe ai i komunikacionit, kanë regjistruar norma të ulëta rritjeje të shitjeve. Në mënyrë të vazhduar, gjatë vitit të kaluar është vënë re një thellim i defiçitit korrent, shkaktuar nga rritja proporcionalisht më e lartë e vlerës së importeve në krahasim me eksportet. Në të njëjtën kohë, burimi kryesor i financimit të defiçitit korrent - prurjet nga emigrantët, ka regjistruar ritme rritjeje në rënie.
Për sa u përket zhvillimeve të ardhshme makroekonomike, Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja ekonomike dhe investimi në sektorë strategjikë, si bujqësia, energjia dhe ndërtimi, duhet të përbëjnë përparësitë e politikëbërësve në të ardhmen afatshkurtër dhe afatmesme.
Ndërkohë, për të përballuar rreziqet në rritje të kreditimit të shpejtë nga ana e bankave të nivelit të dytë, BSH-ja ka vendosur kufizime për kredidhënien e bankës ndaj personave privatë.
Leku
Dy ditët e fundit, në shkëmbimet me dy valutat kryesore botërore, euron dhe dollarin, është vënë re një dobësim i pozitës së lekut shqiptar. Ndonëse, sikurse ndodh tradicionalisht në periudhën e festës fetare të Pashkëve, emigrantët sjellin një sasi të konsiderueshme valute në vend, gjë që duhej të rriste kërkesën për lekë. Në këto kushte, ose sasia e valutës së sjellë në vend ka qenë më e vogël se herët e tjera, ose çmimet e konsumit në Shqipëri janë të rritura së tepërmi.
Kredia
Deri tani, masat e marra nga Banka e Shqipërisë për të ruajtur kontrollin e parasë në treg dhe për të frenuar disi kredi-maninë e shqiptarëve, nuk kanë dhënë rezultate të dukshme. Ekziston një shtysë tepër e madhe, që i nxit bankat e nivelit të dytë të “kridhen” në ujërat e kreditimit. Ato me sa duket, e ndiejnë veten të siguruara, aktualisht, nga rreziqet me fonde të mjaftueshme për të mbuluar kreditimin, pa marrë masa për uljen e tij. Por problemet afatshkurtra nuk mund të fshehin rreziqet afatgjata. Cilësia e kreditimit nuk tregon ende shenja përkeqësimi, por askush nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja në këtë fushë. Sipas Bankës Botërore, megjithatë, “BSH-ja krahas një mbikëqyrjeje gjithnjë e më vigjilente, po merr në konsideratë edhe opsionin e vendosjes së kufijve maksimalë të detyrueshëm për kreditë e dhëna nga bankat e nivelit të dytë, në rast se zgjerimi i fenomenit të kredidhënies merr përmasa të tilla, sa të kthehet në një kërcënim për stabilitetin financiar dhe/ose inflacionin”. (BB, “Shqipëria, pasqyra ekonomike 2007”).
Është ende shpejt për të thënë se tregu shqiptar ka një “ngopje” në kredi. Por shumë më mirë do të ishte që një tendencë e tillë të shoqërohej edhe me një konkurrencë më të shëndoshë dhe realiste në kredidhënie. Që do të përkthehej në ulje të përqindjeve të interesit, krahas kërkesës së përhershme për siguri më të madhe të kthimit të kredive.
(Burimi: Balkanweb)
 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com