Politika

Home Page > Kulture

Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė

Tue, 11 Sep 2007 13:07:00
5 / 5 (2 Vota)
Ornela Vorpsi
Article by:
Webmaster
 

Ornela Vorpsi e ftuar në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Berlin, bën prej andej deklaratën e saj të hapur mbi mosbotimin në shqip të romanit “Vendi ku nuk vdiset kurrë”

Qysh prej 4 shtatorit po mbahet në Berlin Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, edicioni i shtatë. Afro 200 aktivitete dhe mbi 100 shkrimtarë ndërkombëtarë nga bota janë në kryeqendrën e kulturës gjermane deri më 16 shtator. Këtë vit festivali ka në fokus letërsinë e vendeve të Amerikës Latine, me dy shkrimtarë përfaqësues, Isabel Allende (Kili) dhe Mario Vargas Llosa (Peru) si dhe shkrimtarë të rinj nga Kolumbia, Uruguaj dhe Bolivia. Ndërsa seksioni “Refleksione” ka në fokus temën Perëndimi, Kultura Islamike dhe kufijtë e tolerancës. Në Berlin janë ftuar shkrimtarë të rëndësishëm të ditëve sot si Nobeli i letërsisë Wole Soyinka (Nigeri/SHBA), fituesi i Pulitzer-it Paul Muldoon (Angli), Jorie Graham (SHBA), shkrimtari i njohur francez Jean Rouaud, bestselleri kanadez Jane Urquhart dhe fituesi gjerman i çmimit Büchner Martin Mosebach, janë vetëm disa emra mes të shumtëve. Ornela Vorpsi, po ashtu merr pjesë për herë të parë në programin e autorëve të rinj ku përfaqësohet si autore shqiptaro-italiane, për shkak të romani të saj të parë të shkruar në italisht, “Vendi ku nuk vdiset kurrë”, i përkthyer këtë vit në gjuhën gjermane. Në një intervistë që ka dhënë dje për programin shqip të Deutsche Welle-s, e intervistuar nga gazetarja Aida Cama, Vorpsi e ka prezantuar këtë roman titulli i cilit sipas gjuhës gjermane është“Përjetësia e shqiptarëve”, si vepër ku autorja tregon “Shqipërinë lakuriqe”. Mes të tjerave, Vorpsi ka bërë një deklaratë për letërsinë dhe autorët që shkruan të diktaturë.

Sipas saj shkrimtarët e vërtetë u kalbën burgjeve, ndërsa të tjerët ishin të mbrojtur nga politika. Dhe kjo pjesë përfaqësonte një klasë shoqërore në Shqipëri që “e kanë zhvatur” këtë vend në atë kohë. Ornela Vorpsi e cila prej dhjetë vjetësh jeton në Francë, pasi kërceu aty nga Italia, ka pohuar në këtë intervistë arsyen e vërtetë përse ky roman i saj i parë, roman autobiografik nuk mund të botohet në gjuhën shqipe: “Unë do kisha shumë dëshirë dhe në fakt nuk është zgjidhja ime që të mos e botoja librin në shqip. Ishte më tepër e prindërve të mi, të cilët i përkasin pak a shumë një brezi që e ka të vështirë të shohë Shqipërinë lakuriq. Ata më janë lutur t’i bëja këtë lloj favori, që të mos e përktheja librin në shqip. Meqenëse unë mbetem shumë e lidhur me familjen, sepse vij nga një atmosferë mesdhetare dhe vij nga Shqipëria, nuk e kam lehtësinë ta hedh familjen tej dhe të vazhdoj rrugën time. Nuk e kam. Jam shumë e limituar dhe i premtova prindërve të mi, dakord, këtë libër nuk e jap në shqip. Domethënë ky është i gjithë misteri pse libri nuk lejohet në shqip. Për prindërit e mi ky libër ishte shumë i dhimbshëm, sepse historia është e vërtetë dhe ata nuk kanë dëshirë që të dëgjojnë për të. Kjo është.”

 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
Lilo Xhimitiku, njė fotograf pėr Beratin e viteve '30 Lilo Xhimitiku, njė fotograf pėr Beratin e viteve '30
Loic Chauvin e Christian Raby, dy studiuesit francezė tė fotografisė, po...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com