NJU JORK TIMES/ Rusët që erdhën
për të ndihmuar ironizonin shqiptarët, ndërsa
jetonin në vendet e zgjedhura
Industria shqiptare, shumë e prapambetur
Një
lyrje këpucësh me shkëlqim kushton 1 dollarë
në Tiranë, por kjo është gjëja e fundit
që shqetëson shqiptarët. Mjaft prej tyre nuk i
lyejnë fare këpucët. Në të vërtetë,
pjesa më e madhe ecin zbathur dhe një pjesë tjetër
veshin nallane prej druri. Industrializimi i shekullit të 20
vetëm sa e ka cekur këtë vend të rrethuar me male,
që dikur ishte Mbretëria e Ilirisë dhe tani mban emrin
krenar Republika Popullore e Shqipërisë - Vendi i
Shqiponjave. Se sa pak e ka prekur industrializimi vendin e kupton
menjëherë, kur shoferi i makinës "Varshava" (një
model polak i versionit sovjetik "Pobeda"), pasi kemi bërë 8
orë ngjitje- zbritje nëpër male, e ndalon makinën
me shpejtësi buzë një humnere. Udhëtimi me
ulje-ngjitje në rrugët e malit, ka nxjerrë jashtë
përdorimit sistemin hidraulik të frenave. "Do të
përdor ujë derisa të gjej pak verë",- thotë
shoferi, duke vënë një maskë filozofi.
Ai
i hedh ujë deri në fshatin tjetër, ku mund të
blejë një shishe me verë të kuqe. Ai thotë se
vera është mjaft e mirë për frenat, për shkak
të alkoolit, dhe shton se rakia është shumë e
fortë. Edhe pse në kryqëzimet kryesore në
Tiranë, e madje edhe në qytetet e vogla qëndrojnë
policë të veshur me uniforma simpatike, ka vetëm pak
makina në rrugë. Ndërsa udhëton për në
Elbasan apo ndanë fermave, rrugës për në Liqenin e
Ohrit, anash sheh më shumë gomerë të ngarkuar sesa
xhipa, dhe kopetë me dele janë po aq të zakonta sa
karvanët e mëdhenj me "Skoda" çeke apo kamionë
sovjetikë të tipit "Zis", që bëjnë zigzage
nëpër kthesat e rrugëve malore të ngarkuara me krom
apo me furnizime të çfarëdo lloji. Më të
përhershmit janë këmbësorët. Gra me kana uji
prej balte në ngjyrë ndryshku, të cilat i mbajnë me
kujdes mbi kokë; vajza me fund të kuq të qëndisur
dhe mbulesë të zbukuruar prej leshi, burra me breza dhe gra
me shallvare, barinj me guna të ashpra dhe fëmijë
të veshur me lecka. Vendasit transportojnë gjithçka me
gomar. Ata përdorin njëlloj kallamishteje, e cila
është shumë funksionale: në muret e shtëpive,
ndarjet e një dhome, shtrojë për dyshemenë, mbulesa
për të fjetur. Ka karroca të vogla dore, po aq të
shkurtra sa djemtë me lëkurë të zezë që i
shtyjnë dhe karro të mëdha me katër rrota, që
lëvizin të ngarkuara përplot dhe të veshura me dru
në formë gardhi.
Skena tradicionale
Shqipëria
nuk ka ndryshuar shumë, me atë që ishte para se të
vinte komunizmi: me burra që mbajnë në kokë plisa
të bardhë, gratë të veshura në të zeza,
në pjesën më të madhe dhe pak gra myslimane me
ferexhe. Ndërsa ecin ose kalërojnë, gratë kanë
gjithmonë një foshnjë për të cilën
kujdesen, e ushqejnë apo e përkëdhelin. Burrat
mbajnë shkopinj të gjatë (kërrabë) me të
cilën nxisin delet, shpesh të binte në sy ndonjë
pushkë e varur krahaqafë në shpinën e
ndonjërit prej tyre. Rrugët, pjesa më e madhe janë
po ato që përdornin dikur romakët dhe ilirët, pak
prej tyre u rregulluan gjatë pushtimit italian në Luftën
e Dytë Botërore dhe nga këto kanë mbetur vendroje
gri nëpër kthesa, prej nga ruheshin malet. Ka baraka për
ushtarë të ndërtuara në shpate malesh apo buzë
fushave dhe rrugës, afër Liqenit të Ohrit. S'dihet se
përse, kur lufta ishte në kulmin e saj, njësi ushtarake
viheshin për të hapur shtigje në mal. Prej larg
dëgjohen zhurmat e një batareje të artilerisë.
Manovra? Ndoshta. Delet dhe barinjtë duken të pa
shqetësuara prej tyre, ndoshta janë mësuar me
këtë zhurmë. Për rreth 1 milje buzë lumit,
në një shteg në mal, një divizion i tërë
është duke u larë dhe larë rrobat, në ujin e
ftohtë e të freskët.
Pothuajse gjithë
mali është mbuluar me këmisha, të cilat thahen
në diellin e pasdites së vonë. Buzë rrugës,
shqiptarët kanë vënë duajt e thatë e të
dobët të grurit, ndërsa barinjtë kullosin tufat,
që tremben sa herë kalon ndonjë kamion, xhip apo
makinë zyrtare, e në të rrallë edhe ndonjë me
pasagjerë. Nuk ka kampe pune për të burgosur,
rrugëve të Shqipërisë. Unë pashë një
burg të madh, në të dalë të Vlorës, me
një hajat të gjerë para, ku gratë prisnin të
takonin burrat e tyre apo t'u dërgonin ushqim përmes rojeve.
Pashë një numër të madh zonash të rrethuara me
tela me gjemba, që mund të ishin njëkohësisht
grumbullime të ushtrisë ose kampe përqendrimi.
Rrugët po përmirësohen
Ndërtesa
të mëdha janë bërë gati për skuadrat
vullnetare të ndërtimit të rrugëve, ku mund të
shihen grupe të burgosurish që thyejnë gurë. Disa
shqiptarë kanë biçikleta, por nuk ka makina private.
Një i ri tha: "Për se na duhen? Ku mund të shkonim me
to? Kushtet tona nuk na lejojnë gjëra të tilla".
Padyshim që ai ka të drejtë. Rrugët e këqija
janë të mjaftueshme, për ta kthyer një makinë
amerikane në një grumbull hekurishtesh brenda pak
javësh. Në Tiranë ka disa makina të prodhuara
në SHBA, që u përkasin diplomatëve. Këtu,
përveç francezëve, jugosllavëve dhe
italianëve, pjesa tjetër e diplomatëve i përkasin
bllokut lindor sovjetik, nga Evropa ose Azia. Krenaria e kryeqytetit
janë dy "Volga" të reja, prodhime të kombinatit të
makinave "Gorki" në BRSS. Të kombinuara me një
ngjyrë të kaftë karameleje dhe një portokalli
sintetike, ato rrëshqasin përgjatë bulevardit "Stalin"
drejt Këshillit të Ministrave. Shqipëria ka edhe sistem
telegrafik, edhe rrjet telefonik. Vetëm në tavolinën e
kryeminis- trit Mehmet Shehu ka katër telefona. Por,
Numëratori i Tiranës ka vetëm 90 faqe, me një
mesatare prej 12 numrash për faqe.
Në qytet pihet birrë
Në
mbrëmje në Tiranë apo edhe në qytetin port të
Durrësit, njerëzia mund të mblidhen në kafet e
quajtur "Vollga" dhe të kthejnë ndonjë birrë. Edhe
pse me vreshtat që ka Shqipëria duhej të ishte një
vend që prodhon verë në shumicë, birra
është pija standarde në qytete. Ka aq shumë
rusë në Shqipëri dhe ndikimi i tyre është aq i
madh, sa edhe pasta e dhëmbëve shqiptare ka të
njëjtën aromë me atë të Moskës. Askush
nuk mund të thotë se sa rusë ka në vend. Me siguri
duhet të jenë disa mijëra. Ka këshilltarë,
ekspertë, delegatë tregtie, specialistë sigurie,
ushtarakë dhe inxhinierë. Një pjesë e madhe e tyre
popullojnë katet e sipërme të hotelit të
ndërtuar nga italianët në bulevardin "Stalin". Ata
bëjnë plazh në vendet me rërë të
bardhë të Durrësit dhe pinë në kafene të
hapura. Një inxhinier sovjetik që kishte kaluar 3 vjet
në Shtetet e Bashkuara, na buzëqesh thuajse miqësisht,
ndërsa kthen me fund aperitivin e tij me raki. "Çfarë
njerëzish!- thotë ai. -Ju nuk mund ta imagjinoni se si
janë. Çfarë vendi". Ai tund kokën në
mënyrë ironike dhe të dëshpëruar dhe fillon
të flasë për Broduein, Time Squer, ndërtesat e
vogla në Nju Jork, turmat me njerëz në rrugën
"Forty-Second Street", "të ngjeshura si mur". Nuk ka asnjë
dyshim për vendin që ai do preferonte. Rrugët e
vështira për makina. Gomerët vazhdojnë të
jenë transportuesit kryesorë në male.
Këshilltarët rusë të plotfuqishëm dhe
përditshmëria e shqiptarëve "krenarë" për
klasën punëtore, por pa para për të lyer
këpucët. Më poshtë, pjesa e tretë e një
cikli shkrimesh nga Shqipëria. Nga i pari korrespondent amerikan,
që mundi të vizitojë vendin tonë më 1957, pas
10 vjetësh izolimi total
Klasa mirënjohëse industriale
Se
çfarë mendojnë shqiptarët për veten e tyre,
është e vështirë të merret vesh? Edhe pas
një duzine bisedash, gjithmonë përmes një
përkthyesi të Ministrisë së Jashtme,
është e vështirë të jesh i sigurt. Sigurisht
klasa proletare e vendit të vogël, ndjehet
mirënjohëse për forcat që e nxorën në
jetë, Partinë Komuniste Shqiptare dhe Bashkimin Sovjetik. Sa
për fshatarët, ata nuk kanë ndonjë gjë
për t'u thënë të huajve. Ata na japin ca shenja
të pakuptueshme të lumturisë dhe mirëqenies.
Struktura e tyre fizike, duket sikur shpreh sëmundje kronike
të dorëzimit. Ndoshta përshtypjen më të
mirë mundëm t'ia merrnim një shqiptari që fliste
anglisht, që kishte jetuar dhe punuar në SHBA për 15
vjet, përpara luftës. "Kam punuar në Kliverland",-
thotë. "Më 1939 u ktheva për të parë
njerëzit e mi. Lufta më zuri këtu dhe nuk munda të
kthehesha". Unë i thashë: "Nuk ngjan shumë me
Kliverlandin këtu". "Vëlla!",- tha, duke kuptuar që
ishte dakord shqiptari,- ti as mund ta imagjinosh diferencën". "Si
ia del të qëndrosh?",- e pyes. Ai mbledh supet. "Thjesht kam
harruar gjithçka. I kam thënë vetes, "unë nuk kam
qenë kurrë në Amerikë". Është e vetmja
mënyrë për të mbijetuar". Përgatit: Vladimir
Karaj