Politika

Home Page > Teknologji

3000 mije ore ne telefon per te degjuar zerin e nje gruaje

Tue, 27 May 2008 13:35:00
Photo
Article by:
Webmaster
 

Të dashurohesh më zërin e një gruaje, kjo është historia rozë e ditëve të fundit. Ka ndodhur në Tokio të Japonisë ku një burrë i cili punonte në një firmë që merrej me punime hidraulike ka dëgjuar në telefon zërin e një gruaje. Në fakt kjo kompani ka një linjë telefonike pa pagesë. Burri i cili ka telefonuar gruan mbi 500 herë, ose tre mijë orë brenda 16 muajve vetëm për t’i dëgjuar zërin gruas është arrestuar. 38-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar nën akuzën se po shkatërronte kompaninë, e cila ishte pronare e kësaj linje telefonike pa pagesë. Zëdhënësi i policisë në Tokio ka deklaruar se ‘kompania ka një telefon pa pagesë përmes të cilit pranon kërkesat për dërgesa 24 orë në ditë”. Megjithatë burri i arrestuar ka pranuar se i ka telefonuar gruas çdo ditë dhe vazhdimisht sepse ka dashur t’i dëgjojë zërin asaj. Kompania ka paguar pothuajse 25 000 euro për shpenzimet. Rasti i 38-vjeçarit nuk është i vetëm pasi ngjarje të tilla kanë ndodhur më parë në Japoni.

 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com