Asnjë substancë ose send nuk ka patur sukses
kaq të madh sa Ari në histori. Ai është gjendur
në varret e mbretërve të parë, në stolitë
e ndryshme dhe sot në kohët moderne gjendet në qarqet
elektrikë.
Ari është gjithashtu në qendër të
investimeve. Në muajin mars arriti vlerën e 1000
dollarëve për një onc nga 680 që ishte një vit
më parë dhe 350 $ pesë vjet më parë.
Në fakt, ari nuk ka qenë gjithmonë një
investim i mirë afatgjatë, pasi çmimi e tij ka
lëvizur shumë shpejt brenda një kohe të
shkurtër duke bërë që disa investitorë
të pësojnë humbje të medha.
“Ari është një investim shumë i
rrezikshëm, çmimi mund të rritet por edhe të
bjerë shumë shpejt”- tha Franklin Allen, profesor
finance.
Përveç stolive në ar, për
amerikanët ka qenë e ndalur mbajtja e arit nga viti 1933
në 1975. Kur u hoq kjo barrierë, qeveria vendosi një
çmim fillestar 35$ për onc. Për shumë vite pas
1975-ës ishte shumë e vështirë për
investitorët e thjeshtë të tregtonin ar.
Në ditën e sotme, investimi në ar
është shumë i thjeshtë. Mjafton të blesh
aksione të kompanive që merren me tregtimin e tij.
Disa kompani si Perth Mint nga Australia, shesin ar te
investitorët e vegjël në formën e certifikatave,
nëpërmjet brokerave që gjenden lehtësisht online.
Investitorët mund të futen në tregun e arit
edhe duke blerë aksione të minierave të arit
nëpërmjet internetit.
Për shumë njerëz, çmimet e larta të
arit janë një shtysë për të shitur
stolitë e vjetra të dala nga moda. Interneti është
një mundësi e mirë për të gjetur një
blerës.
Kompani të tilla si Lippincott, LLC bëjnë
reklamë të madhe në televizion dhe internet për
blerjen e stolive të vjetra në ar. Në programin e saj
GoldKit, Lippincoot pranon të marrë me postë një
objekt në Ar. Ata e vlerësojnë objektin dhe i
dërgojnë shitësit një çek. Lippincott paguan
për transportin dhe sigurimin e postës, dhe për shtiesin
e objektit në ar çdo gjë është pa
pagesë. Ata shitës që nuk kënaqen me çmimin
që ofron Lippincott mund të kërkojnë kthimin
mbrapsht të objektit dhe përsëri e gjitha kjo, si
transporti dhe sigurimi i objektit bëhet nga vetë kompania.
Një luftë e madhe po bëhet në internet
edhe për blerjen e domaineve me fjalën Ar (Gold). Por sipas
specialistëve të suksesshmit do të jenë ata që
blejnë domaine për objekte ari.
Megjithëse në bursa ari kategorizohet si mall, ai
nuk ka të njëjtën sjellje si mallrat e tjera, nafta apo
gruri.
Më shumë se 70% e arit që del nga minierat
shkon për stoli, të cilat kanë rënie të
theksuar të shitjeve nëse shtrëngohen paratë ose ka
krizë financiare. Pjesa tjetër prej 30% përdoret në
qarqet elektrikë ose për qëllime të tjera
industriale.