Numërohen
më shumë baktere në një tastierë kompjuteri se
në një bide WC-je. Për pasojë risku për
të marrë infeksione të ndryshme është më
i madh në zyrë se në një tualet.
Shkak kryesor janë vaktet e vogla para kompjuterit në punë dhe higjena e ulët personale.
Revista
britanike "Which? Computing" i ka kërkuar një biologu të
eKzaminonte në mikroskop rreth tridhjetë tastiera komjuteri
të një zyre londineze dhe shkencëtari ka dalluar se disa
prej tyre janë strehë bakteresh që prezantojnë
një risk të lartë infektimi për atë që i
përdor.
Në
sitin e tij në internet biologu shpjegon se 4 prej tastierave
rezultojnë shumë të dëmshme për shëndetin
dhe së paku në njërën prej tyre kishte pesë
herë më shumë baktere se në një bide WC-je.
Tastierat e ekzaminuara superonin 150 herë limitin e
lejueshëm nga organizmi i njeriut për bakteret dhe ishin
shkak i mundshëm i një helmimi ushqimor.
Arsyeja
kryesore e kësaj situate sipas testit të revistës
së sipërcituar janë vaktet e konsumuara në
zyrë. Thërrimet dhe mbeturinat e tjera ushqimore janë
terren i përshtatshëm për zhvillimin e miliona
baktereve. E ndërkohë luan rolin e vet edhe higjena e keqe
vetjake, përgjithësisht fakti i moslarjes së duarve pas
shkuarjes në tualet.