|
Home Page >
Teknologji |
Ideatorėt e Google.com, engjėjt miliarderė |
|
Thu, 01 May 2008 15:40:00
 |
|
|
 Photo |
|
|
|
Article by:
Webmaster
|
|
|
|
|
|
|
|
Themeluesit e motorit të
kërkimit në internet, "Google", janë djemtë që
çdokush do t'i kishte zili. Përtej pamjes së
këndshme, të qetë e gati-gati modeste, ata janë
super-miliarderë, të famshëm dhe shumë të
suksesshëm. Në portretet në media, Larry Page dhe Sergey
Brin, shfaqen si djemtë e sjellshëm të "derës
ngjitur", ata që vijnë nga një shtresë e mesme, por
e zgjuar e periferisë amerikane. Larg jetës ekstravagante,
mes jahteve dhe avionëve privatë, si shefi i ri i
kompanisë së softëare-ve, "Oracle", Larry Ellison,
të dy shpikësit e motorit "Google", kanë një stil
jetese tejet modest për famën që i rrethon. Ata madje,
nuk kanë as makina sportive dhe apartamente të thjeshta.
Të dyve, Page dhe Brin, u ndodhi të "shfaqnin" gjeninë e
tyre me kompjutera dhe si rezultat u bënë edhe themeluesit e
motorit më të madh të kërkimit në internet.
Por, historia e tyre është shumë e gjatë se kaq.Origjina Larry
Page ka lindur dhe është rritur në Miçigan,
është djali i Karl Page, një pionieri në
shkencën kompjuterike. Edhe nëna e tij punonte me programimin
e kompjuterave dhe vetë Larry thotë se ishte dashuruar me
kompjuterat që në moshën 6-vjeçare. Brin
është moskovit, djali i një ekonomisti e matematicieni
rus. Familja e tij me origjinë hebreje, emigroi në SHBA
në vitin 1979, për t'i shpëtuar persekutimit dhe
kështu Brin nisi të studionte matematikë dhe shkenca
kompjuterike në Universitetin e Merilandit, para se të
regjistrohej në Universitetin e Stanfordit, për masterin dhe
doktoraturën. Të dy u takuan në Universitetin e
Stanfordit në mesin e viteve '90, ku po kryenin doktoraturën
në shkenca kompjuterike. Natyrisht, nuk ishte një shpikje e
momentit dhe as një shoqëri që u krijua sa hap e mbyll
sytë. Ata u bënë miq ndërsa po krijonin një
sistem të ri të motorit të kërkimit në
internet nga konvikti i shkollës së tyre. Fillimisht, ata
krijuan një sistem softëare të quajtur "BackRub", ku
motori i kërkimit do të listonte rezultatet sipas
popullaritetit të faqeve, por kuptuan se rezultati i
dëshiruar nuk ishte gjithnjë ai më popullori.
Kështu, pasi e ndryshuan emrin në "Google", ata e lanë
kolegjin dhe pjesa tjetër është e gjitha histori. Projekti në garazh Me
një milion dollarë të siguruara nga familja, miqtë
dhe investitorë të tjerë, më 7 shtator 1998,
"Google" u paraqit zyrtarisht në tregun e kibernetikës nga
garazhi i një miku të tyre. Fillimisht, ky motor kërkimi
procesonte 10.000 kërkesa në ditë, krahasuar me 200
milionë sot. Google sot e ka qendrën në Mountain
Vieë, në qendër të së famshmes Silicon Valley
në Kalifornia. Ka diçka shumë kaliforniane në
filozofinë e Page dhe Brin. Ashtu siç ia ka shpjeguar dikur
Page programit të lajmeve në televizionin "ABC", të dy
kanë një qëllim të vetëm dhe një moto:
"të mos jenë kurrë të këqij". "Mendoj se kjo
është një gjë e mrekullueshme, shumë e
rëndësishme për ne dhe klientët tanë", - ka
thënë ai. Djem të mirë, e shihni. Dhe të pasur
gjithashtu. Shumë, madje!
(Burimi: Balkanweb) |
|
|
|