|
Home Page >
Teknologji |
Adresa IP tė internetit do tė ketė vetėm pėr tre vjetėt e ardhshem |
|
Thu, 01 May 2008 15:35:00
 |
|
|
 Photo |
|
|
|
Article by:
Webmaster
|
|
|
|
|
|
|
|
Me këtë ritëm të
rritjes së numrit të kompjuterëve në botë,
adresat IP (në standardin IPv4) do të shpenzohen për tre
vjet. Kompanitë teknologjike tërheqin vëmendjen se
për tri vite do të mund të ketë mungesë
të adresave IP nga standardi IPv4 për kompjuterët e rinj
në internet. Ky informacion nuk është i ri, por dihet
për një kohë se nuk do të ketë adresa sa
duhet. Parashikimet e para kishin prognozuar mungesën gjatë
vitit 2010, mirëpo të dhënat e reja flasin se kjo do
të ndodhë një vit më pas.Për shkak të
kufizimeve të sistemit IPv4 është zhvilluar sistemi i
adresave IPv6, i cili ofron shumë më shumë. Windows
Vista, për shembull, ka mbështetje për të dyja
standardet. Megjithatë, kalimi në sistemin e ri ende nuk ka
filluar, e madje nuk ka as shenja se shpejt do të fillohet me
kalimin. Eksperti nga Cisco, Tony Hain në samitin Global IPv6
Summit në Pekin ka deklaruar se tërë bota injoron faktin
se IPv4 do të zhduket dhe për këtë shkak kalimi
në IPv6 do të jetë i dhunshëm dhe problematik.
Sandeep Singhal nga Microsofti thotë se kompanitë do të
duhej qysh tani me të gjitha fuqitë e tyre të
zhvillojnë softuer i cili është kompatibil me IPv6,
mirëpo kjo nuk po ndodhë.
(Burimi: Balkanweb)
|
|
|
|