|
Home Page >
Sport |
Ēelsi prek historinė, thyhet tabuja Liverpul |
|
Thu, 01 May 2008 15:32:00
 |
|
|
 Photo |
|
|
|
Article by:
Webmaster
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk ka asnjë surprizë:
Çelsi është për herë të parë
në finale të Ligës së Kampioneve, ku do të
gjejë Mançester Junajtid. Takimi i mbrëmshëm
në "Stamford Bridge", ka qenë një triller i
vërtetë, teksa londinezët kanë triumfuar 3-2 pas
120 minutave. Ka qenë një takim i dominuar nga vendasit, por
Liverpuli tregoi sërish se është një ekip ekspert
për kompeticione të tilla. Skuadra e drejtuar nga Rafa
Benitez nuk ka mundur të kalojë pengesën Çelsi,
një kundërshtar që e patën eleminuar dy herë
në gjysmëfinalet e vitit 2005 dhe 2007. Nën drejtimin e
Avram Grant, blutë e Londrës janë treguar një
skuadër cinike dhe tepër e konsoliduar, duke arritur në
finalen e Moskës, në vendlindjen e presidentit Roman
Abramoviç. Në fund trajneri izraelit është ulur
për t'u falur, ndoshta duke mos e besuar as vetë që
kishte arritur në finalen e kompeticionit më të
rëndësishëm europian për klube. Kanë mjaftuar
dy golat e Drogba dhe ai i Lampard me penallti për t'i
dhënë finalen Çelsit të Abramoviç. Në
krahun tjetër, golat e Liverpulit mbajnë firmën e
Fernando Torres në pjesën e dytë dhe të holandezit
Rajan Babel në fundin e shtesës së dytë. Ndeshja Ndonëse
ishte skuadra që i nevojitej të shënonte, Liverpuli e ka
nisur ndeshjen në mbrojtje, duke shpresuar sërish te
kundërsulmi. Rasti i parë i rrezikshëm do t'u takonte
pikërisht të kuqve të Benitez, me Fernando Torres
që del i vetëm pas një pasimi të artë të
Stiven Xherard. Por, ashtu si në "Anfield", spanjolli gaboi
përballë Petr Çeh, duke e goditur këtë
të fundit në trup. Drogab shënoi golin e parë
në minutën e 33-të. I nisur nga limiti i ofsajtit,
Salomon Kalu godet dhe topi i grushtuar nga Reina shkon te Drogba
që shënjestron cepin e portës. 1-0 dhe Çelsi sheh
finalen. Pjesa e parë mbyllet me një goditje dënimi
të Balak, ngjitur me shtyllën. Por, Liverpuli sulmon në
pjesën e dytë dhe shënon me Torres, 25 minuta para
përfundimit. Ndeshja ka shkuar në shtesë, me
Çelsin që është hedhur në sulm. Pas një
goli të Esien të anuluar për jashtë loje, Balak
pengohet nga Hipia dhe Rozeti fishkëllen penallti. Aty ku Lampard
nuk fal dhe ia dedikon nënës. Çelsi shënon
sërish me Drogba, por Babel shkurton me një gjuajtje nga 40
metra. Gjithsesi, nuk ka më kohë.
(Burimi: Ballkanweb)
|
|
|
|