Politika

Home Page > Sport

Ēfarė surprize, Maradona elegant!

Fri, 25 Apr 2008 15:43:00
Maradona
Article by:
 

Një Maradonë i tillë nuk shihej prej shumë kohësh. Mos mendoni se "El Pide d'Oro" është kthyer në fushën e lojës dhe e ka mahnitur stadiumin me numrat e tij prej "xhokoljeri", që në të kaluarën e kanë bërë futbollistim më të mirë të të gjitha kohërave. Gjithashtu, mos mendoni ta shihni në gjendje të tmerrshme, për shkak të sëmundjeve dhe abuzimit me drogën. Eshtë një Maradonë në stil modeli, që luan rolin e një tifozi të çmendur, ai që u shfaq në tribunën e "Bombonerës" së Buenos Airesit, për të parë Bokën e tij të dashur. Ai e ka bërë edhe herë të tjera diçka të tillë, por tani është ndryshe. Ndryshe, do të thotë më i dobët e më elegant.

DIETA - Nuk e dimë nëse Diego ka ndjekur ndonjë dietë të vetën, duke hequr dorë nga pijet alkoolike, ato me gaz, ëmbëlsirat dhe yndyrnat. Nuk e dimë nëse argjentinasi i është besuar një dietologu të rreptë, i cili ia ka bërë të qartë se trupi i tij nuk do ta kishte të gjatë, pa një ushqim të kualifikuar. Ajo që dimë është se Maradona, i parë në fitoren 3-0 të Boka Zhuniorsit ndaj venezuelianëve të Marakaibos, është njeri i paraqitshëm e që nuk ndruhet ta tregojë. Një fizik i tillë i gëzon simpatizantët e shumtë të Diegos, të cilët, në një të kaluar jo shumë të largët, kanë menduar se nuk do ta shihnin më në jetë.

FAMILJA - Maradona mbërriti në stadium i shoqëruar nga ish-bashkëshortja e tij Klaudia dhe vajza Dalmita; kjo e fundit shumë tifoze me Bokën. Ishte një moment i lumtur, në një jetë të mbushur plot me episode të këqija dhe çaste të rrezikshme. Një jetë që nuk ka qenë asnjëherë e mëshirshme me kampionin, që u bë "hero" në Napoli. Pikërisht këto ditë, Maradonës i duhet të zgjidhë edhe çështjen gjyqësore me ish-menaxherin dhe mikun e tij Guilermo Kopola, me atë me të cilin ka qenë më shumë i lidhur në pjesën e lavidshme të karrierës së tij.

SHKAKU - Kampioni e ka hedhur në gjyq menaxherin për mënyrën sesi u mbyll marrëdhënia, në lidhje me reklamat. Kopola i ka paraqitur gjykatës një seri dokumentesh që tregojnë se ai ka hequr dorë nga të gjitha aktet ligjore, që kishte marrë përsipër mbi Maradonën, duke ia dorëzuar të gjitha kompetencat ish-gruas së tij, Klaudia Vilafane. Kopola këmbëngul me vendosmëri se nuk ka më borxhe për t'u shlyer, mes tij dhe Maradonës.

Ergi LUBANI

Ervin Kuman, trajneri i ri i Hungarisë

Federata Hungareze e Futbollit bëri të ditur dje se ka caktuar ish-mesfushorin e Holandës, Ervin Kuman, si trajnerin e ri të përfaqësueses. 46-vjeçari Kuman, që do të fillojë detyrën që nga 1 maji, do të marrë vendin e Pitet Varhidit, i cili u emërua në dhjetor të 2006-s, por dështoi në kualifikimin për në europian. Ervini, vëllai i madh i ish-mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Kuman, e filloi karrierën si trajner te RKC Valvijku në vitin 2004. Më pas ai kaloi te Fejënordi, por që dha dorëheqjen në maj të vitit të kaluar. Hungaria është në të njëjtin grup eliminator me Shqipërinë, Portugalinë, Suedinë, Danimarkën dhe Maltën. Vetëm një "mrekulli" do t'i kualifikonte hungarezët për në Kupën e Botës 2010.

Burimi: Gazeta Shekulli

 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com