Tjetër tentativë e ministrit Ylli Pango,
për kthim te negocimi me autoritetet ndërkombëtare
të futbollit
Tri sqarimet e ministrit Pango për FIFA n dhe UEFA n:
1. Kam firmosur një statut dhe FSHF duhet tani të regjistrohet në Gjykatë (Po gjyqi?)
2. Auditi nuk është kompetencë dhe
ide imja. Për më shumë informacion ju jap këta
numra telefoni të kolegut tim në Ministrinë e
Financave...
3. Kërkesa për Asamble të
Jashtëzakonshme ka ardhur nga klubet e futbollit dhe unë
thjesht jam informuar...
Data 20 e këtij muaji bëri që
ministri Pango t'u drejtohet sërish dhe për të
disatën herë autoriteteve ndërkombëtare të
futbollit me një letër për situatën e krijuar pas
vendimit për pezullim të futbollit shqiptar. Por Federata
Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, ka refuzuar të
kthejë një përgjigje për përfaqësuesin e
shtetit shqiptar, në rastin konkret ministrit Pango, për
një tjetër tentativë të tij në drejtim të
saj, me shpresën për të ndrequr punë dhe për
të rikthyer kohën e negociimit (për FIFA n dhe UEFA n
tashmë koha ka skaduar), në mënyrë që
pezullimi të rishikohet dhe më pas të hiqet. Faksi daton
pikërisht 20 marsin dhe ka mbërritur në FIFA dhe UEFA,
por që deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Ministri Pango
ka nisur një tjetër sqarim, një tjetër
korrespondencë në drejtim të organizmit më të
lartë të futbollit botëror (më saktësisht
të sekretarit të përgjithshëm si të FIFA s
ashtu edhe të UEFA s), për situatën më të
fundit të futbollit, teksa pret përgjigjen, që
vështirë se vjen, pasi me sa duket, për FIFA n nuk ka
asnjë lloj përgjigjeje tjetër veç vendimit
për "detyrat e shtëpisë": "Zbatoni 3 pikat e lëna
dhe kthehemi për negociim"! Megjithatë, duket se letra e
Pangos në drejtim të FIFA s dhe UEFA s, ose më
saktë, në drejtim të dy sekretarëve të
përgjithshëm është një lloj "shfajësimi"
dhe informacioni për atë që ai ka bërë në
drejtim të futbollit shqiptar.
Pango: Firmosa ndryshimet në statutin e FSHF-së
Këtu ka një diskordancë dhe një
jo sinqeritet në lidhje me informimin, pasi vetë ministri
Pango në letrën e tij ka deklaruar konkretisht kështu:
"Bazuar në ligjin "Për Sportin" (i ndryshuar) të
datës 21.04.2005, me numër Ligji 9376, unë kam firmosur
edhe ndryshimet në statutin e FSHF së, të paraqitura nga
ata (në rastin konkret FSHF)". Por në këtë
pikë nuk është sqaruar që vetë ministri ka
firmosur këtë statut merr ndryshimin e theksuar me forcë
në media, pikërisht duke shtuar togfjalëshin: "në
bazë të legjislacionit shqiptar në fuqi". Kjo nuk
është përcjellë në drejtim të FIFA s dhe
UEFA s, teksa nga ana tjetër ministri informon që tashmë
është rruga e hapur për FSHF në që të
regjistrohet në gjykatë me këtë statut. Por si?
Pasi ende qëndron në fuqi vendimi i Gjykatës së
Apelit, teksa Zyra Jurdike dhe Avokatore e FSHF së ka
bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Pa u hequr
padia e ish ministrit Leskaj nuk ka regjistrim në gjykatë.
Pango vërtet ka firmosur statutin, por për të shkuar
në gjykatë, pengon edhe pozicioni ende në gjyq i shtetit
me futbollin, gjë që këtë vetë ministri e di.
Pango, ai ka informuar vetë zotërinjtë Devid Tejlor dhe
Zherome Valke, që ka firmosur nen për nen dhe faqe për
faqe statutin e FSHF së, me ndryshimet në të, teksa,
sipas Pangos, tashmë është e drejta dhe detyra e FSHF
së që të nisë procesin për regjistrimin e saj
në gjykatë. Ministri në letrën më të
fundit drejtuar dy institucioneve të futbollit botëror dhe
europian ka bërë me dije edhe zbërthimin e
çështjes së statutit, apo edhe të auditit, fakt
që, sipas tij, ky i fundit nuk është pjesë e
kompetencës së tij.
Auditimi? Pango i jep FIFA s numrin e Bodes
Pika e dytë që sqarohet nga ana e
ministrit Pango në letrën drejtuar FIFA s dhe UEFA s lidhet
pikërisht me auditin. Ministri nuk prek aspak problemin "nëse
është e drejtë", apo "i gabuar" fakti i një auditi
në dyert e FSHF së, por, sipas tij, kjo nuk është
kompetencë e tij, por e Ministrisë së Financave. Madje,
sipas tij, në këtë faks, Pango ka dhënë
për dy sekretarët e përgjithshëm të FIFA dhe
UEFA (ata as që "e qethin" fare për këto numra), edhe
koordinatat telefonike, numrat e faksit e të telefonit, për
të marrë më shumë informacion. Sipas Pangos, auditi
nuk është përgjegjësi e ministrisë që
drejton dhe si i tillë nuk duhet të jetë "detyrë
shtëpie" për të. Ministri deklaron për dy
sekretarët e përgjithshëm që Ministria e Financave
ka autoritetin e duhur dhe të gjithëpushtetshëm për
të bërë një audit të tillë. Për
këtë, Pango ka faksuar në FIFA dhe UEFA numrat e
telefonit të kabinetit të ministrit Bode dhe të shefit
të auditit, në një kohë që këtu me
këta numra telefonikë mbyll edhe shpjegimin e tij në
lidhje me problemin e auditit.
Pika e tretë e sqarimit: Asamblenë e duan klubet
Pango në këtë pikë sqaron edhe
faktin në lidhje me kërkesën e disa klubeve për
asamble të jashtëzakonshme, një lëvizje që nuk
ka ardhur si produkt i kabinetit dhe zyrës së tij. Të
paktën në sqarim thuhet fare mirë fakti që ministri
Pango ka qenë vetëm i informuar nga një
kërkesë e tillë e disa klubeve (është theksuar
ekzaktësisht kështu, pa dhënë numër dhe emra
klubesh), dhe si e tillë, zyra e ministrit dhe vetë ai
vetëm është informuar për një problem të
tillë, si ministria përgjegjëse për sportin. Sipas
Pangos, një peticion i tillë ka ardhur nga komuniteti i
futbollit, që sipas Pangos, kanë kërkuar zhvillimin e
asamblesë, dhe jo një vullnet i tij. Pango në fund e
mbyll këtë letër sqarim në drejtim të FIFA s
dhe UEFA s, pikërisht me këto fjalë: "Unë do ta
vlerësoja maksimalisht vazhdimin e kontakteve institucionale, duke
mbajtur një korrespondencë me njëri tjetrin, në
të mirë të futbollit shqiptar. Me shpresën që
kam gjetur mirëkuptimin tuaj të plotë në sqarimin e
situatës, mbetem i hapur për bashkëpunimin e
mëtejshëm." Kjo ishte dhe mbyllja e letrës sqaruese
të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve, Ylli Pango, në drejtim të FIFA s dhe UEFA s.
Ishte kjo një letër që mban
datën 20, si faks mbërritje në të dy organizmat dhe
që, prej asaj dite e deri më sot, nuk ka asnjë
përgjigje. Pse? Pikat e zbatimit të detyrave janë
lënë. Pango ka vendosur që personalisht dhe
institucionalisht të sqarojë faktin e situatës pas
vendimit të përbashkët FIFA & UEFA për
pezullim, teksa nga ana tjetër, ka sqaruar situatën, sipas
versionit të tij. Burime shumë konfidenciale të
gazetës bëjnë me dije që ende në ministri nuk
ka ardhur përgjigje, teksa nga ana tjetër,
çështja ka mbetur ende në kolaps. FIFA dhe UEFA nuk
kanë sjellë ende përgjigje. Pse? Deklarimi më i
fundit vjen nga FIFA: "Pozicioni i saj lidhet me vendimin më
të fundit të KE së për pezullimin e
Shqipërisë".