Kampionati Evropian i Hendbollit fillon për hendbollistët
gjermanë më 17 janar në Bergen (të Norvegjisë)
me ndeshjen eliminatore kundër Bjellorusisë.
Pa Holger Glandorf-in i zhvilluan hendbollistët
gjermanë dy ndeshjet e tyre përgatitore kundër Malit
të Zi në fundjavë. Lojtari mbrojtës i majtë
nga Nordhorni e anuloi pjesëmarrjen për arsye të vdekjes
së të atit dhe as nuk udhëroi në
Rostok, në vendin e grumbullimit të ekipit.
Në vend të Glandorf-it trajneri i kombëtares Heiner
Brand kishte thirrur Rolf Hermann-in e ekipit Lemgo. Por
përbërjes me 19 lojtarë për Kampionatin Evropian
në Norvegji (nga 17 deri në 27 janar) Hermann-i nuk i
opërket. Se kur do të kthehet Glandorf-i në ekip, kjo
të enjten nuk dihej. Përfaqësuesja e Federatës
Gjermane të Hendbollit luan nesër në Rostok kundër
Malit të Zi. Një ditë më vonë do të luhet
kundër të njëjtit kundërshtar në Shverin.
Lojtari i kombëtares Markus Baur u gëzua për
takimin e parë me shokët e ekipit, sepse: 'U ripamë dhe
i uruam njëri-tjetrit një vit të ri të mirë.'
Ndërsa lojtari tjetër i kombëtares Pascal Hens u
shpreh: 'Kishim tri-katër ditë të lira. Na hanin
vërtet duart. Më në fund e kemi përsëri topin
në dorë.'
'E dimë që jemi ekipi që duhet mundur. Do të
jetë një turne shumë i vështirë. Nuk jemi
më në vendin tonë dhe të gjithë duan të
mundin kampionin e botës. Besoj se kjo e bashkon edhe një
herë ekipin. Natyrisht që duam t'u vërtetojmë
të gjithëve që kjo nuk arrihet vetëm në
fushën tënde.