Simone Denkinger, Andrea Henkel, Kathrin Hitzer dhe
Kati Wilhelm lanë 12,2 sekonda pas në vend të dytë
Francën me 1 orë 15 minuta dhe 41,1 të qindtat. E treta
u rendit Rusia me 26 sekonda diferencë.
Biatletja e parë Diekinger nuk ishte aq e
kënaqur me formën e vet, por edhe më e gëzuar
për formën e kolegeve të tjera të stafetës:
'Më ngushëllon disi fakti që megjithatë ia
dolëm të fitonim para publikut gjerman dhe fitorja flet
qartë për formën e tre shoqeve të skuadrës.'
Ndërsa Kati Wilhelm do të shprehej: 'Po, u
pa: pjesë e stafetës janë katër biatlete dhe besoj
se kjo e sotmja ishte një stafetë interesante. Mendoj se nuk
do të kishte qenë mirë sikur të kishim pasur
epërsi të madhe.'
Kurse trajneri i kombëtares Uwe
Müßiggang tha: 'Mendoj se nuk duhet të startosh
për të zënë vendin e dytë ose të
tretë, por duhet të luftosh fillimisht për fitoren.