Një nepalez 76 vjeç është bërë
njeriu më i moshuar që është ngjitur në
majë të malit më të lartë në botë,
Everestit, duke thyer rekordin e vendosur nga një japonez vitin e
shkuar. Këtë e ka komunikuar sot një funksinar i
lartë qeveritar.
Min Bahadur Sherchan ka arritur majën sot sëbashku më
alpinistë të tjerë nepalezë, sipas asaj që
referohet nga Ramesh Khatri Chhetri, funksionarit të
Ministrisë së Turizmit në Nepal.
‘Është në shëndet të mirë dhe po zbret malin”-ka thënë Chhetri.
Sherchan ka thyer rekordin e vendosur vitin e shkuar nga Katsusuke
Yanagisawa, që ishte 71 vjec në momentin e ngjitjes.
Më shumë se 3000 mijë persona janë ngjitur
në majë të malit. I pari i regjistruar zyrtarisht
është Edmund Hillary nga Zelanda e re në vitin 1953, i
cili vdiq këtë janar dhe nga Tenzing Norgay nga Nepali.
(Burimi: Gazeta Shekulli)