Politika

Home Page > Sociale

Vdes nė aksident Dritan Hoxha, president i TOP MEDIA

Fri, 23 May 2008 18:30:00
5 / 5 (2 Vota)
Photo
Article by:
Webmaster
 
Politikane, gazetare. te aferm te viktimes si dhe vete Presidenti topi kane shprehur sot ngushellimet dhe kane bere homazhe prane arkivolit me trupin e Dritan Hoxhes vendosur ne oret e para te mengjesit ne ambjentet e Top Chanell ne Tirane.
Mesazhe te shumta ngushellimi kane ardhur edhe nga personalitete te ndryshme te jetes publike nga Kosova dhe Maqedonia
 

Presidenti i Top Media, Dritan Hoxha ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm (e Premte) gjatë një aksidenti në qendër të Tiranës. Po ashtu është gjetur e vdekur dhe një 27-vjeçare që ndodhej në makinë me të. Policia e identifikoi si 27 vjeçaren H.E., me banim në Tiranë.

Kur hetuesit shkuan në vendngjarje, konstatuan se kilometrazhi i mjetit ishte fiksuar në 250 km/ore

Një grup hetimor shkoi në vendngjarje dhe pritet të dalë me konkluzione të ekspertizës për të konfirmuar zyrtarisht shkakun e ngjarjes.

Drejtoria e Policisë së Tiranës tha se ngjarja ndodhi rreth orës 01.50 të ditës së sotme, në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

“Si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit, gjatë dhënies së automjetit në pronësi të tij, tip “Ferrari” ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, me një fuqi motorike prej 6000 kubikë, ka përshkruar në një hapësirë të plotë 82 metra, duke dalë nga rruga dhe rënë në lulishten përbri lumit të Lanës, ku për pasojë automjeti është ndarë në dy pjesë dhe është shkatërruar tërësisht”, deklaroi policia.

Sipas hetimit paraprak, “gjatë dhënies së mjetit, viktima është përplasur me një pemë dekorative (perimetri i të cilës është 3.1 metër) si dhe dy ndriçues dekorativ buzë trotuarit, në afërsi të lulishtes Çajupi në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

Ndërkohë, si pasojë e përplasjes automjeti tip Ferrari është përplasur me pemën 3.1 metra, ku dhe pjesët e saj janë ndarë në dy pjesë.

“Në këtë ngjarje humbën jetën Dritan Hoxha, 37 vjeç, banues në Tiranë, pronar i televizionit Top Channel si dhe shtetasja me iniciale H.E, 27 vjeç, banuese në Tiranë”, - tha zëdhënësja Alma Katragjini.

Në vendin e ngjarjes, mbërritën forca të shumta policie, duke ndërhyrë menjëherë, për të dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve, ku për pasojë shtetasi Dritan Hoxha, përgjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak Tiranë, nuk mundi të jetonte, ndërsa 27 vjeçarja H.E., ka gjendur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor nën drejtimin e Zv/prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë Genci Qano, drejtues të Policisë së Tiranës, tre ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, Ekspertë të Mjekësisë Ligjore, dhe Ekspertë të Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Policia theksoi se “të gjitha veprimet procedurale janë shoqëruar me filmimet përkatëse, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes”.

 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com