Policia e Fierit sekuestron 2.5 kilogramë flori dhe bie në
gjurmë të bandës së grabitësve të
bizhuterive që kanë vjedhur gjatë dy muajve të
fundit, të paktën tre dyqane në qytete të ndryshme
të vendit. Operacioni i koduar "Guri i çmuar"
është kryer në bashkëpunim me policinë e
kryeqytetit dhe në pranga kanë rënë Admirim dhe
Romeo Sakollari. Dy të arrestuarit janë pronarë të
një dyqanibizhuterie në Tiranë dhe akuzohen se kanë
blerë sendet e vjedhura në Fier. Përveç
argjendarisë në Fier, banda e përbërë nga
një çift i shoqëruar me një fëmijë
të vogël ka kryer vjedhje edhe në Shkodër e në
Durrës.
Florinjtë
Burimet e policisë së Fierit pohuan dje se pak ditë
më parë kanë rënë në gjurmë të
bizhuterive të vjedhura në një argjendari rreth një
muaj më parë. Bizhuteritë janë gjetur në
Tiranë dhe menjëherë është kërkuar ndihma
e policisë lokale për të zbardhur çështjen.
Oficerë të të dy drejtorive të policive kanë
shkuar paraditen e djeshme në argjendarinë që ndodhej
në Tiranë dhe kanë kryer një kontroll të
befasishëm. "Nga kontrolli i kryer në argjendari Romi
janë gjetur dhe sekuestruar 5.9 kilogramë flori dhe argjend.
Nga verifikimi ka rezultuar se një pjesë e tyre janë
vjedhur në qytetin e Fierit. Ka qenë vetë pronari i
argjendarisë që ka njohur mallin e vjedhur nga dyqani i tij.
Pjesa tjetër e floririt të sekuestruar ishte pa faturë
tatimore",- pohuan dhe burimet zyrtare të policisë. Sipas
tyre, argjendaria është në pronësi të
shtetasit Romeo Sakollari. Hetuesit pohuan se sendet e floririt që
mendohet të jenë vjedhur në Fier janë blerë
nga këta persona tek një çift deri tanii
paidentifikuar në tregun e zi. Blerja është
bërë nga Admirim Sakollari. Kjo sasi i është shitur
Romeos me një vlerë prej 800 mijë lekësh të
reja.
Grabitjet
Grabitjet e çiftit të shoqëruar nga një
fëmijë kanë nisur më datë 29 prill në
qytetin e Shkodrës. Ata hyrë në argjendari dhe teksa
gruaja i ka marrë mendjen shitëses, burri dhe fëmija
kanë arritur që të marrin një çantë me
bizhuteri të ndryshme, vlera e së cilave arrin në dy
milionë lekë të reja. Ata janë larguar
qetësisht nga argjendaria dhe vetëm pak minuta më pas
shitësja ka arritur që të kuptojë se ishte
grabitur. Argjendaria e grabitur ishte ndër më cilësoret
në qytetin e Shkodrës. Vetëm pak ditë më pas i
njëjti çift është paraqitur në një
argjendari në qytetin e Durrësit. Duke ndjekur të
njëjtën skemë, teksa gruaja i merrte mendjen
shitëses, fëmija hynte poshtë banakut, ata kanë
vjedhur një sasi të konsiderueshme floriri. Pak ditë
më parë, i njëjti çift është paraqitur
në një argjendari të qytetit të Fierit. Në
argjendarinë e shtetasit I.K kanë hyrënjë
burrë dhe një grua, së bashku me një
fëmijë rreth 10 vjeç. Personat kanë takuar
pronarin dhe kanë kërkuar të shikojnë disa
varëse floriri që ndodheshin të ekspozuara jashtë
banakut në hyrje të dyqanit. Pronari i dyqanit ka dalë
jashtë banakut dhe në këtë moment fëmija ka
depërtuar brenda duke marrë çfarë i ka dalë
përpara. Në total sasi e floririt të vjedhur atë
ditë ka arritur në 2.5 kilogramë.
Burimi: Gazeta Shekulli