Politika

Home Page > Sociale

Vdekja e adoleshentes, flet mjeku i akuzuar

Tue, 29 Apr 2008 20:10:00
Photo
Article by:
 

Operohet për bajamet, vdes nga hemorragjia

Vdekja e një pacienteje 17-vjeçare ka vënë nën hetim një grup mjekësh të shërbimit të ORL-së në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" nga Prokuroria e Tiranës dhe Pogradecit. Pacientja Matilda Petriti ka humbur jetën ditën e diel në mbrëmje pasi ishte operuar më parë nga bajamet në një klinikë private në Pogradec, pronë e mjekut Xhevahir Hoxhalalri, që punonte njëkohësisht edhe në Spitalin Francez pranë QSUT-së. Prindërit e saj, akuzojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mjekun Hoxhallari, por edhe mjekët e QSUT-së, si përgjegjës së vdekjes së vajzës së tyre. Ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë në pah se pacientes i është këputur një damar, i cili ka qenë edhe shkak i hemorragjisë.

Ngjarja

Për shkak të problemeve të shpeshta me bajamet që kishte Matilda, prindërit e saj, më 7 prill të këtij muaji iu drejtuan një klinike private në Pogradec, pronë e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Sipas prindërve të saj, mjeku Hoxhallari, i cili ka kryer edhe ndërhyrjen kirurgjikale kundrejt një pagese prej 11 mijë lekësh, 2 orë pas operacionit ka rekomanduar dërgimin e saj në shtëpi, pasi ajo nuk ka patur më probleme. Në fakt, nuk ka ndodhur kështu, pasi 22 ditët në vijim për Matildën kanë qenë me hemorragji, ku i është nënshtruar edhe 4 operacioneve të tjera derisa ajo ndërroi jetë në spital. Duke parë gjendjen e vajzës, i ati, Besim Petriti tregon se ishte transferuar në Maliq, për të qenë më afër ndonjë emergjence. Pikërisht të dielën pasdite vajza është përkeqësuar, duke pësuar hemorragjinë e radhës. Më pas është dërguar drejt shërbimit të ORL-së në QSUT, ku është kontrolluar nga një grup prej 5 mjekësh të këtij spitali, të cilët sipas prindërve kanë siguruar se ajo nuk ka probleme. Por në orët e vona të ditës së diel, pacientja ka patur përsëri hemorragji, derisa rreth orës 20 ajo ka ndërruar jetë.

Ekspertiza

Të hënën në mëngjes nisi ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar nëse gjatë operimit ishte prerë një nga damarët, rezultatet e të cilës po priteshin edhe nga Prokuroria. Ekspertiza ka dalë me konkluzionin se vdekja ka ardhur për shkak të hemorragjisë. Familjarët kishin akuzuar më herët se gjatë operimit ishte prerë një damar që shkaktoi hemorragjinë e vazhdueshme. Ndërkohë bëhet e ditur se autopsia është kërkuar nga policia, e cila prej mesnatës së djeshme ka nisur hetimin për këtë rast. Dje janë marrë në pyetje të afërm dhe disa mjekë që janë përfshirë në këtë ngjarje



-----------------------------------------------


Mjeku i akuzuar, Xhevahir Hoxhallari ka shpjeguar për gazetën të gjitha detajet e ngjarjes për Matilada Petritin

Hoxhallari: Për fajtorët, le të vendosin hetimet

Gjatë operacionit pacientja 17-vjeçare nuk ka patur asnjë komplikacion. Hemorragjia i ka filluar 4 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale. Ky ka qenë një ndër justifikimet e mjekut Xhevahir Hoxhallari, i akuzuar për vdekjen e pacientes nga Korça, Matilda Petriti. Në një intervistë dhënë në linjë telefonike për gazetën "Shekulli", Hoxhallari ka shpjeguar të gjitha detajet e ngjarjes. Ai thekson se nuk e di nga se ka ardhur vdekja e pacientes, por është i bindur se nuk ka bërë asnjë gabim profesional. Madje ai pohon se ka qenë i pari që ka njoftuar policinë për këtë ngjarje, duke lënë të nënkuptojë se faji mund të jetë i dikujt tjetri.

Familjarët e 17-vjeçares Matilda Petriti ju akuzojnë se jeni përgjegjës i vdekjes së saj. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë ngjarje?

Para rreth 25 ditësh, pacientes i kam realizuar operacionin për heqjen e bajameve. Gjatë operacionit vajza nuk ka patur asnjë komplikacion. Madje komplikacionet i kanë filluar 4 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe konkretisht hemorragjia. Është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim. Mjekët e këtij spitali më thanë se pacientes i është hequr gjak i mpiksur në plagën ku është bërë operacioni, por pas kësaj gjendja është normalizuar dhe është dërguar në shtëpi. Pas dërgimit në shtëpi marr vesh që ajo ka pësuar hemorragji më të madhe.

Mendoni se gabimi mund të ketë ndodhur në spitalin e Korçës?

Unë nuk mendoj asgjë. Po e ritheksoj edhe njëherë, hemorragjia i ka filluar 4 ditë pas operacionit, çka do të thotë se ndërhyrja ka qenë korrekte. Për gabimet apo fajtorët, do të flasin hetimet.

Më pas e kam futur përsëri në operacion, i është bërë një kapje në vendin e plagës, ku i shpërthente gjaku. Pas këtij operacioni, pacientja është normalizuar dhe komplikacionet e tjera i kanë filluar 25 ditë pas operacionit. Është dërguar në spitalin e Korçës rreth orës 5 të pasdites. Unë, duke e patur vetë merak këtë rast, kam vajtur në spitalin e Korçës rreth orës 8 të mëngjesit dhe vura re se gjendja ishte e stabilizuar. Megjithatë mendova se pacientja kishte nevojë për ndjekje më të specializuar dhe e sollëm në Tiranë, dhe konkretisht në shërbimin e ORL-së pranë QSUT-së. E kam shoqëruar vetë pacienten me ambulancë nga Korça dhe kemi mbërritur rreth orës 2 të pasdites. Sapo e sollëm në shërbimin e ORL-së bëmë të gjitha analizat dhe iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje nga mjekët e këtij shërbimi. Pasdite, deri nga ora 6, kur unë kam qenë i pranishëm, pacientja nuk kishte hemorragji dhe ishte stabilizuar. Pas kësaj ore unë u largova dhe nga ora 7 e 15 minuta të mesditës, mjekët e QSUT-së më morën në telefon dhe më thanë se pacientja kishte hemorragji dhe se gjaku ishte i vrullshëm. Për fat të keq, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Cili është shkaku i vdekjes së pacientes Matilda Petriti, sipas mendimit tuaj?

Është e vështirë të jap një përgjigje se nga i kanë ardhur komplikacionet dhe më pas vdekja e pacientes. Për këtë do të vendosin hetimet. Unë e them me përgjegjësi të plotë se jam i ndërgjegjshëm se nuk kam bërë asnjë gabim profesional, pasi gjatë operacionit dhe 4 ditë pas operacionit, pacientja nuk ka patur asnjë komplikacion.

Sapo pacientja ndërroi jetë, unë lajmërova policinë dhe Mjekësinë Ligjore në mënyrë që çështja të shqyrtohet nga organet kompetente dhe të nxjerrë në pah të vërtetën.


-----------------------------------


Prindërit e 17-vjeçares Matilda Petriti akuzojnë mjekët për vdekjen e saj. Ekspertiza: I është prerë damari

Operohet për bajamet, vdes nga hemorragjia

Vdekja e një pacienteje 17-vjeçare ka vënë nën hetim një grup mjekësh të shërbimit të ORL-së në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" nga Prokuroria e Tiranës dhe Pogradecit. Pacientja Matilda Petriti ka humbur jetën ditën e diel në mbrëmje pasi ishte operuar më parë nga bajamet në një klinikë private në Pogradec, pronë e mjekut Xhevahir Hoxhalalri, që punonte njëkohësisht edhe në Spitalin Francez pranë QSUT-së. Prindërit e saj, akuzojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mjekun Hoxhallari, por edhe mjekët e QSUT-së, si përgjegjës së vdekjes së vajzës së tyre. Ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë në pah se pacientes i është këputur një damar, i cili ka qenë edhe shkak i hemorragjisë.

Ngjarja

Për shkak të problemeve të shpeshta me bajamet që kishte Matilda, prindërit e saj, më 7 prill të këtij muaji iu drejtuan një klinike private në Pogradec, pronë e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Sipas prindërve të saj, mjeku Hoxhallari, i cili ka kryer edhe ndërhyrjen kirurgjikale kundrejt një pagese prej 11 mijë lekësh, 2 orë pas operacionit ka rekomanduar dërgimin e saj në shtëpi, pasi ajo nuk ka patur më probleme. Në fakt, nuk ka ndodhur kështu, pasi 22 ditët në vijim për Matildën kanë qenë me hemorragji, ku i është nënshtruar edhe 4 operacioneve të tjera derisa ajo ndërroi jetë në spital. Duke parë gjendjen e vajzës, i ati, Besim Petriti tregon se ishte transferuar në Maliq, për të qenë më afër ndonjë emergjence. Pikërisht të dielën pasdite vajza është përkeqësuar, duke pësuar hemorragjinë e radhës. Më pas është dërguar drejt shërbimit të ORL-së në QSUT, ku është kontrolluar nga një grup prej 5 mjekësh të këtij spitali, të cilët sipas prindërve kanë siguruar se ajo nuk ka probleme. Por në orët e vona të ditës së diel, pacientja ka patur përsëri hemorragji, derisa rreth orës 20 ajo ka ndërruar jetë.

Ekspertiza

Të hënën në mëngjes nisi ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar nëse gjatë operimit ishte prerë një nga damarët, rezultatet e të cilës po priteshin edhe nga Prokuroria. Ekspertiza ka dalë me konkluzionin se vdekja ka ardhur për shkak të hemorragjisë. Familjarët kishin akuzuar më herët se gjatë operimit ishte prerë një damar që shkaktoi hemorragjinë e vazhdueshme. Ndërkohë bëhet e ditur se autopsia është kërkuar nga policia, e cila prej mesnatës së djeshme ka nisur hetimin për këtë rast. Dje janë marrë në pyetje të afërm dhe disa mjekë që janë përfshirë në këtë ngjarje

-----------------------------------------------------------

Sipas Besim Petritit, fajtor për vdekjen e vajzës është mjeku Hoxhallari dhe ata të QSUT-së

Babai: Fajtor të vdekjes së Matildës janë mjekët


Papërgjegjshmëri dhe veprim antinjerëzor nga mjekët. Kështu është shprehur babai i pacientes që ndërroi jetë, Besim Petriti. Sipas tij e bija është bërë operacion para 25 ditësh, në klinikën private të mjekut Xhevahir Hoxhallari, në Pogradec. "Është 100 për qind papërgjegjshmëri e mjekut antinjerëzor sepse vajza, për 25 ditë, ka qenë 10 herë me hemorragji",- pohon Petriti duke shtuar se mjekut Hoxhallari i kishin kërkuar që të konsultohej edhe me mjekë të tjerë. Madje ata, sipas tij, i kishin kërkuar t'i rekomandonte ta nxirrnin jashtë vendit, pasi i kishim mundësitë për në Maqedoni dhe Greqi, por ai nuk ka bërë asgjë. "Të dielën rreth orës 6.30 ka pasur hemorragji, e kanë lajmëruar infermieret, por nuk bëri asgjë, por mjeku Hoxhallari tha se e ka marrë vetë nën kujdes në Tiranë",- pohon ai, duke shtuar se mjeku e ka hipur në një ambulancë e cila nuk kishte serum dhe vetë mjeku i ka shoqëruar me makinën e tij private. Pas kësaj, ai thekson se vajzën e dërguan me urgjencë në Spitalin e Tiranës, por edhe aty ka shumë ankesa pasi vajzës edhe pse iu bënë tre ndërhyrje të tjera për ndaljen e hemorragjisë, sipas babait të saj, ajo nuk u çua në reanimacion, por në një dhomë në një cep të pavionit, larg vëmendjes. "E ngjiti në katin e dytë dhe e la atje dhe nuk na tha asgjë. I bëmë presion që të na tregonte se çfarë kishte vajza. Në orën 7 pa 10 dhe na tha ikni në shtëpi. Kërkuam ndihmën e mjekëve dhe të infermierëve, por nuk kishte njeri dhe e nxorëm jashtë. Pas 40 minutash erdhi shefi dhe e bëri alarmante",- thotë babai i pacientes duke shtuar se pavioni u rrethua me policë, por ai kishte ikur fshehurazi dhe atëherë ne kishin kuptuar se vajza kishte vdekur. "Na ka futur mjekë që të mos e bëjmë publike, por ne nuk e duruam vdekjen e vajzës tonë për faj të tyre",- thekson ai.

Kolegët e Hoxhallarit: Ja aktiviteti i tij

Pogradec - Përballë ish-Fabrikës së Blojës, në krye të zonës industriale ndodhet klinika private e Xhevahir Hoxhallarit. Mjeku specialist, thonë kolegët e tij, ka marrë një specializim për ORL pas daljes në pension të specialistit të ORL, Sotiraq Pilinxhi.

Kolegët e mjekut Xhevair Hoxhallari tregojnë aktivitetin e Xhevahir Hoxhallarit, të cilët theksojnë se ai punonte në disa vende. Kështu, drejtori i spitalit të qytetit të Pogradecit, Robert Gusho pohon se ai, pasi punoi pak vjet në spital, mori një licencë nga Ministria e Shëndetësisë për të dalë si mjek privat. Tek ish-mobilieria e Ndërmarrjes Komunale, sipas tij, Hoxhallari pasi i bleu vendin dhe ngriti një vilë disakatëshe, në katin e parë ai krijoi klinikën private. Gjithashtu ai pohon se pas pak kohësh, Xhevahiri transferohet në Tiranë duke punuar katër ditë në QSUT dhe tre ditë në Pogradec . "Mjeku kthehej në Pogradec ditën e premte në mesditë, ku e prisnin një numër i madh pacientësh pasi rrethi i Pogradecit me më shumë se 85 mijë banorë, kishte të vetmin specialist në këtë fushë (privat) dhe radha për vizitë dhe operacionet që ai kryente, ishin të planifikuara në data të caktuara",- pohojnë banorët duke shtuar se përveçse nga rrethi i Pogradecit, vinin edhe shumë pacientë nga rrethet fqinjë pasi mjeku Xhevahir Hoxhallari kishte krijuar një emër të mirë në të gjithë rajonin.

Burimi: gazeta Shekulli

 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com