Saranda do të çelë sezonin turistik zyrtarisht
në datën 3 maj. Për këtë arsye
nxënësit e dy shkollave të mesme dhe të dy
shkollave 9-vjeçare janë organizuar për të
pastruar qytetin.
Interesante ka qenë nisma e tyre për të pastruar
qytetin, pasi të rinjtë kanë dashur ta krahasojnë
veten e tyre me familjarët që kanë dasmë dhe
pastrojnë shtëpinë për të pritur miqtë.
Ka qenë shkolla e mesme Hasan Tahsini dhe shkolla profesionale
Ekonomi-Turizëm, së bashku me 2 shkolla 9-vjeçare
që janë mobilizuar në mënyrë që
çelja e sezonit turistik t'i mirëpresë pushuesit
në një mjedis më të pastër.
Me rastin e çeljes së këtij sezoni bashkia e
qytetit dhe qendra kulturore përveç aktiviteteve festive
janë përpjekur që të pastrohet qyteti jo vetëm
në hyrje të tij, por edhe në ambientet e brendshme. Kjo
nismë ka bërë të mundur ndërgjegjësimin e
banorëve për mbajtjen pastër të qytetit në
të gjithë territorin.
Burimi: Gazeta Shekulli