Syrja Shehu, 66 vjeç, e Safo Shehu, 67 vjeç, u
gjetëntë vrarë në shtëpi. Djali denoncoi
ngjarjen e u larguaNjë çift shqiptarësh është gjetur
i vdekur mëngjesin e djeshëm në Çikago të
Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Syrja Shehu, 66
vjeç, dhe Safo Shehu, 67 vjeç, u gjetëntë
vrarë në shtëpinë e tyre nga policia lokale. Media
amerikane, e cila i referohet hetimeve të para të
policisë, ka raportuar se i dyshuari i parë për
këtë ngjarje makabre është djali i çiftit
shqiptar. Ai është 33- vjeçari Artur Shehu, i cili
sapo ka telefonuar për te raportuar ngjarjen e rëndë
është larguar nga shtëpia. Hetuesit kanë pohuar se
Arturi jetonte së bashku me prindërit në rrugën
"West Ridge" blloku 99, ndërkohë që dyshohet të
jetë larguar me një taksi nga vendi i ngjarjes. Oficerët
amerikanë janë duke marrë në pyetje të
gjithë shoferët e taksive që kanë lëvizur
në atë zonë si dhe janë duke i treguar
fotografinë e të dyshuarit. Policia bëri të ditur
se i dyshuari është i armatosur dhe mjaft i rrezikshëm.
Familja
Shehu kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
rreth 10 vjet me parë dhe jetonin në pjesën veriore
të Çikagos. Nga të dhënat e para mësohet se
familja Shehu kishte marrëdhënie shumë të mira me
komunitetin shqiptar të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës. Sipas miqve të viktimave, çifti Shehu nuk
kishte asnjë mosmarrëveshje me djalin e tyre Arturin, madje
shpesh shprehnin keqardhjen që ai punonte deri në orët e
vona të natës si taksist. Sipas fqinjëve të
viktimave, Arturi kishte pasur probleme financiare kohët e fundit,
megjithatë ai nuk kishte qenë kurrë problematik. Policia
është vënë në ndjekje të 33-
vjeçarit që dyshohet të ketë vrarë
prindërit e tij.