Intervistë eksluzive me
13 vjeçarin "vrasës" si cili tregon motive e krimitsë
tij si dhe çfarë do të bëjë sapo të
fitojë lirinë.
"Dua të iki në Greqi, ndërkohë që sapo të dal do të shkoj tek kafja e lagjes"
Asgjë nuk prish më rehatinë e 13 vjeçarit Romario Hodo. As
zhurma e fortë e dyrvetë hekuarta as edhe miqtë e
paftuar në qelinë e tij. Sapo dera e hekurt hapet 13
vjeçari nuk begenis as të ngrejw sytë për të
parë vizitorin e radhës. Madje as urdhërat e dy
punonjësve të policisë që kryejnë shërbim
24 orë tek pragu i derës së tij nuk mjaftojë
për të ngjallur interesin e 13 vjeçarit që
vetëm ligjërisht nuk shpallet vrasës. I strukur në
qoshëzën e një prej dhomave të spitalit, që
prej një muaji e gjysëm është kthyer në
qelinë e tij, pas pak minutash merr mundimin të ngrejw
vetëm sytë. Nuk të flet dhe ashtu shkarazi, duke treguar
haptazi qe e bezdisim,ngre volumin e një radioje dore që e
mban shumë pranë vetes prej së cilës dalin tingujt
hip-pop-i alla shqiptarçe. Është ky sendi i vetëm
që ka në dhomë. Një batanije të vjetëre
ka shëndërruar në një stol. I ulur mbi të
në cep të dhomës kalon pjesën më të madhe
të ditës. Tek e sheh ashtu të strukur Romario nuk tregon
as gjysmwn e moshës së tij. Kurrësesi nuk beson që
përballë ke fwmijw vrasws, që është në
gjënde që me gjakftoftësi tëkryej krimin më
renqethëse. Por sapo fillon dhe të flet Romario nuk
është më ai fëmija që kushdo mund të
ndiejë dhëmshuri për shak të pamjes së
tij.Sikur të ishte një burrë kanuni me 13
vjeçarin mund të bisedosh vetëm pasi i ke ofruar
një cigare. Nga gota e kauçukut e cila është
mbushur plot me bishta cigaresh kupton se 13 vjeçari mund
të konsumojë mbi 2 paketa në ditë. Dhe vetëm
pasi ka përcuar në mushëkritë e tij nikotinën
të pyet nëse je psikologe. Përgjatë një muaji
deket se Romario ia ka marrë dorën të
bashkëbisedojë me njerëz të huaj që
prezantohen tek ai si psikolog apo edhe punonjës policie. Kjo nuk
e frigon asapk 13 vjeçari. Përkundrazi. Çdo pyetje i
përgjitgjet me vendosmëri duke të parë ngultasi
në sy a thua se kështu verifikonte sa i besueshëm je.
Ramoario di mirë që nga momenti në moment do të
braktisë qelinë e tij. Madje të thotë se ky
është vendim i duhur sepse për të nuk ka një
vënd ku të rrijw. E quan vetën të pafajshëm
ndërkohë që të thotë se sapo të
fitojë lirinë do të ikë në Greqi për
të punuar dhe fituar para.
Në një intervistë për "Shekullin" 13
vjeçari i akuzuar për vrasjen e 47-vjeçares
Engjellushe Sinjari, tregon jo vetëm arsyet e krimit tw 17
dhetorit , por edhe ditën e parë të lirë sapo dyert
e e hekurta të hapen edhe për të.
Romario si e kalon ditën?
Ja duke dwgjuar radion që ma ka sjellë mami. Rri ulur këtë dhe dëgjoj muzikë.
Po ushqim kush të sjell?
Mami edhe këta të spitalit. Këto gjëra ha.
A je merzitur?
Jo. Rri e mendoj dhe nuk jam i mërzitur.
Çfarë mendon?
Po ja gjëra, më pëlqejnë makinat. Mendoj se një ditë do e kem timen. Ke makinë ti?
Romario e di që do të lënë të lirë nga këtu?
Po. Edhi në mëngjes mami dhe më tha se do
të dilja. Dhe pres që të dal nuk e di se kur do të
thotë se këta këtu nuk më thonë gjë.
Por çfarë do të bësh kur të dalësh?
Do iki në Greqi. Djali i tezes sime po bën gati dokumentat, do iki nuk rri më këtu.
Po atje çfarë do të besh?
Do të punoj dhe do të rri me djalin e tezes.
Po pse me djalin e tezes?
Me atë se me babain nuk dua të shkoj. Atë nuk e
dua ta shoh me sy. Kur kemi qënë fëmijë na rrihte
mua dhe mamin, ndaj dhe nuk dua ta shoh me sy. Mamin dhe motrën
po. Madje më ka marrë malli.
Po deri sa të dalin dokumentat çdo të bësh?
Do të shkoj në shkollë, pastaj sapo të dal
do të shkoj tek kafja e lagjes, dua të pi një kafe. Aty
do të takoj edhe shokët e mi, ja këto gjera do të
bëj si më përpara se të vija këtu.
Romario a e di pse je këtu?
Po. Sepse mbyta një grua.
Po pse?
Sepse kisha frikw se mos më vrsite mua dhe e mbyta,
(bën me xheste edhe me duar) me rrip rreth qafës. Ajo
atë ditë po pinte kafe me mua pastaj më tha qw të
shkonim tek shtëpia e saj. U bë natë dhe unë
fillova të kisha frikw se ajo mos më vriste ndaj dhe e mbyta.
Por do të veprosh më në këtë mënyrë?
Jo. Unë do të iki.
Të vjen keq për atë çfarë ke bërë?
Po. Por unë nuk kisha çafrë të bëja. Pornuk do të bëj më asgjë. Dua të shkoj në shkollë apo edhje në Greqi.
Çfarë dëshiron të bëhesh kurr të rritesh?
Shofer taksie. Dua të kem makinën timedhe të
punoj. Nuk do merrem më me këto gjëra që kanë
ndodhur.
Mjeku neuro-psikiatërrrëfën se gjëndja mendore e Ramarios është normale
Adrian Lançe: Ramario nuk duhet të dalë asnjë sekondw nga izolimi
Spitali i qytetit të Beratit ka shërbyer vetëm
si strehëza e sigurt e fëmijës 13 vjeçar, Romario
Hado. Përgjatë një muaji e gjysëm që ai ka
qëndruar në dhomën e izolimit të këtij
spitali,nuk ka marrë as edhe një medikament të
vetëm. Ramario vetëm është strehuarnë
dhomën e fundit të katitit të dytë, të
spitalitku është pavioni i kirurgjisë. Shefi i
këtij pavioni, Pirro Lati të thotë se 13 vjeçari
nuk ka as kartel në spitalit, jo më ti jetë
bërë trajtim mjeksor. Sipas shefit të pavionit
gjatë kësaj kohe Ramario nuk ka marrë asnjë kurim,
përveç ushqimit të spitalit. Piro Lati të
thotë seroli i spitalit të Beratit për fëmijën
i cili akuzohet për vrasje dhe dhunime ka shërbyer vetëm
si vënd-strehim. Një fakt të tillë pohohet edhe nga
mjeku neuro-psikiatër i spitalit të Beriatit. Sipas Adrian
Lançesasnjë prej mjekëve të këtij sektori
nuk është marrë me kurimin apo tw ketw pasur nën
kontroll gjëndjen mendore të 13 vjeçarit.Lançe
thotë se me kontrollin e fëmijës janë marrë
mjektët e Tiranës. Por nga sa ai ka konstatuar nuk bëhet
fjalë për një të sëmurwpsikik. Madje edhe
eskpertiza e komisionit të mjekëve psikiatër të
kryeqytetit pohon një fakt të tillë. Nga vizitat e
kryera ka rezoltuar se Ramario nuk është një i
sëmurë, madje ka një zhvillim mbi normal nga
bashkëmoshatarët e tij. Mjeku neuro-psikiatër i Beratit
beson se më shumë se sa një të sëmur mendor
kemi të bëjmë me një dualizim të
personalitetit të fëmijës 13 vjeçar."Për aq
sa unë kam konstatuar nuk mendoj se kemi të
bëjmëmë një të sëmur mendorë, por me
një fëmijë që ka paqëndrueshmëri të
personalitetit të tij. Si i tillë në asnjë
mënyrë ai nuk duhet të lihet i lirë, por duhet
të qëndrojë i izoluar nën mbikqyrjen apo edhe
trajtimin e mjekëve të kësaj fushe. Vetëm në
këtë mënyrëmund të shëtohet ai
fëmijë"-të thotë mjeku Adrian Lançe.
Dhënia e vendimit evaziv ku13 vjeçari pritet të
fitojë lirinë ka alarmuar të gjithë mjekët e
spitalit të Beratit. Nga ajo sa ata kanë konstatuar
lënia të lirë e një kësaj mostre, (në
spital asksuh nuk ia di emerin e vërtetw) do të thotë
një rrezik më shumë për të gjithë
qytetin.Sipas bluzave të bardha e vetmja zgjidhje do të ishte
trajtimi i tij në një qëndër të specializuar,
që për fat të keq nuk ekzsiton jo vetëm në
Berat por në të gjithë Shqipërinë.
Prindërit nuk duam të lirohet një
mostër i tillë . Fëmijët nuk e duam të
jetë në shkollën tonë
Liria e Romarias ngjal panik në shkollë dhe në lagjet e Beratit
Është vetëm 13 vjeç dhe i ka kallur
datën qytetit 2400 vjeçar. Gjithkush ka frikë nga
liria e tij ndaj dhe vendimi për Romario Hadon është
kthyer në çështjen më të diskutueshme
të Beratit. Për të flitet në polici, ku pas
pin-pongut institucional duket se topi mbeti në fushën e saj.
Në shkollë, ku lajmi i lirimit të Romarios ika ngritur
qimet përpjetë çdo bashkëmoshatari të tij.
Të friksuar ndihen edhe fqinjët e tij ku i madh dhe i
vogël kërkojnë izolimin e tij. Megjithëse kjo
është çështja më e diskutueshme në
çdo bar, dyqan apo edhe në shkollë, duket sedita
që Romario do të thithë ajër të pastër
nuk është e largët. Falë moshës së tij
dhe paaftësisë së shtetit shqiptar për të
ndërtuar një qëndër riedukimi Romario do të
rifitojë lirinë. Dhe pasi të kapërcejë
dyertë e hekurta vetëm në dashtë Zoti nuk do
të ketë më viktima prej tij.
Në shkollë
Mjafton t'i përmëndësh emerin dhe Entelës,
vajzës së klasës së 6-të gati sa nuk i bie
të fikët. I ka ndodhur në fillim të
shkollëstë jetë kacafytur me Romarion, por asokohe prej
gjithujt kjo është konsideruar një zënkë
fëmijësh nga të gjithë mësuesit e
shkollës. Por kurrësesi për Entelën. Tashmë
që ka dëgjuar që ai djali që është
zënë me të në oborrin e shkollës pa asnjë
shkak,është një vrasës që pritet të
rikthehet në shkollë, Entela të thotë se
kurrësesi nuk do të jetë më e sigurt në
shkollë. Vajza nuk e fsheh aspak frikën e saj nisur kjo edhe
nga bëmat e që qarkullojnë për Ramarion në
të gjithë shkollën. Sipas Entelës thuhet se preh e
Romarios binin vetëm vjazat dhe jo djemtë. Duket se këto
legjenda që qarkullojnë në shkollë bëjnë
që djemtw të tregohen më të arsyeshëm në
verdiktin e tyre. Kështu Altini, nxënës në vitin e
parë, të thotë seRomario mund të kthehet në
shkollë nëse i është nënshktruar në
trajtimi mjeksor. "Në rast se ai nuk është trajtuar nga
mjekët sigurisht që nuk mund të vijë në
shkollë. Të gjithë ne ndihemi të friksuar, sidomos
vjazat, sepse deri sa ka bërë një veprim të
tillë me një grua kaq të madhe imgjino çmund
të bëjë me fëmijët më të vegjël
nga ai këtu në shkollë"- të thotë
nxënësi i vitit të I të shkollës"Shyqëri
Lakra".
Kaq të prerë janë të gjithë
nxënësit e kësaj shkolle ndërkohë që
mësuesit tregohen më të rezervuar. Sipas tyre pranimi
apo jo i Romarios nëshkollë do të jetë një
çështje që do të vendoset nga Drejtoria
Arsimore.Por nën zë thueht se askujt nuk ia ka ënda
të merret me një fëmijë kaq problematik. Veç
kësaj asksuh nuk ka më siguri që aktet e dhunshme nuk do
të shpërthejnë më tek fëmija 13 vjeçar.
Zgjidhja e dhënë nga Drejtoria e Policisë duket se nuk
qetëson askënd.Pas vendimit të dhënë nga
Gjykata Apelit të Vlorës,"çështja" Romario
është në dorë të uniformave blu.
Policia:
Drejtori Shemsi Premçi të thotë se ka
ndërtuar një plan masash dhe pse kjo ka një kosto
të rëndë për të. 6 policë do të
ndjekin hap-pas hapi Romarion sapo të braktisë qelinë e
tij në spital. Janë këto efektiva që duhet të
garantojë që 13 vjeçari nuk do të
kërcënojnë mëjetën enjerëzve të
thjeshtë në Berat. Por fakti që Ramario do të
mbahet nën mikqyrje të plotë në distancë nga
forcat e policisë nuk qetëson zemrën e asnjë
nëne apo edhe fëmije përrreth shkollës së
mesme. "Dhënia e lirisë së Ramarios është
një kërcënim për të gjithë ne. Por kur
nuk ka shtetnuk ke se çfarë bën. Shteti duhet ta
merrte nën mbrotje apo edhe nën kontroll këtë
fëmijë sepse ai është i tillë për shak
të dhunës dhe vuajtjeve që ka kaluar në
fëmijërinë e tij. Por ta nxjerrin në liri në
këtë mënyrë, kjo është një rrezik
edhe për fëmijët tanë që janë
jashtë"-të thotë Rezartia, shitësia e ushqimores ku
familja Hado rezulton në listën e gjatë të
familjeve që paguajnë bukun kur marrin aistencën.Por
më shumë se sa mbikqyrja, Drejtoria e Policisë nuk ka se
ç'bën më. Ndërkohë qëGjykata
është në regull që vendimi i saj nuk ka prekur
aspak kartat e të drejtave të njeriut. E ndërsa të
gjithë janë rrekur të jënë në
përputhje me letrat, duket se asksuh nuk ka menduar çdo
të bëjë Romario ditën e tij të parë
të lirisë. Që pas kangjallave të hekurta i ka
kallur datën qytetit, në liri frika është më e
pakta që mund të shaktojë.
Drejtori i shkollës
"Shyqëri Lakra" të thotë se deri dje asnjë vendim
nuk kishte mbërritur për Romario Hadon
Stavri Zhara: Të vendosë drejtoria Arsimore për rastin e Romarios
Që ish nxënësi i tij
është në prag të lirisë,Stavri Zhara e ka
mësuar nga edicionet informative televizive. Megjithëse
është drejotri i shkollës ku Romario Hada pritet të
rikthehet, ai nuk është njoftuar zyrtarisht me vendimin
më të fundit të Gjykatës së Apelit të
Vlorës. Askush nuk ka trokitur në zyrën e tij për
një cëshjte të tillë megjithëse lirimi i
Romarios është kthyer në shqetësimin më
të madh që kanë qytetarët e Beratit. Ndaj dhe
drejtor Stavritregohet tejet i rezervuar për të shprehur
një opinion mbi nxënësin e tij të klasës
së shtatë që pritet të rikthehet në bankat e
shkollës. „Unë nuk mund të them as
edhe një qëndrim timin sepse kjo është një
çështje që do të dikutohet dhe do të merret
një vendim nëngra Drejtoria Arsimore. Për këtë
çështje do të mblidhet edhe këshilli petagogjik
si dhe qeveria e nxënësve të cilët do të
shprehin mendimin e tyre nëse e pranojë një
fëmijë me precedent ambjentet e shkollës, ndaj dhe
unë nuk mund të them sot se cfarë qëndrimi do
të mbajmë ne si shkollë"-të thotë drejotri i
Shkollës së Mesme " Shyqëri Lakra". Vendimi i
Gjykatës së Apelit duket se kabehasuar edhe mësuesit e
nxënësit të kalsës së shtat. Relacioni që
këshilli petagogjik kishte përgatiur për grupin hetimor
ka qënë i mjaftueshëm për të bindur
gjykatënpër rrezikshmërinë në gjëndje
të lirë të Ramarios. Pothuajse çdo
nxënës i klasave më të ulta ka rrëfyer
për dhunën e ushtruar prej tij. Po kështu edhe në
lagjen e 13 vjeçarit kanë qënë të shumta
dëshmirë përfrikën që Romario ngjallte tek
të vegjlit ndërkohë që fakte të tilla nuk
janë marrë parasyshë nga gjykata eApelit të
Vlorës e cila është shprehur me një vendim
tepër evaziv. Ndërkohë që kjo çështje
nuk merret në diskutim nga drejtori i shkollës. Sipas Stavri
Zharës është që për rikthimin e Ramarios
në shkollë të vendosin të gjithë forumet
vendimarrëse ndërkohë që ai mohon faktin që
prindërit të kenë kërkuar largimin e
fëmijëve të tyre nga shkolla. "Unë nuk e di se
cfarë vendimi do të merret për këtë
çështje por ju garantoj që në zyrën time nuk
ka ardhur as edhe një shkresë në të cilën
prindërit të kërkojnë largimin e fëmijëve
të tyre nga shkolla në rast se Ramario rikthehet në
klasën e tij"-të thotë Stavri Zhara.
Fleta nëna e 13 vjeçarit të akuzuar për vrasjen e 47 vjeçares
Nëna e Romarios:: Do ta mbaj djalin të mbyllur në shtëpi
Fatmiae Hadatë pret në
shtëpi sikur të ishe një mik i vjetër i saj. Dhe
pse e kupton fare mirë arsyen e kësaj vizite, gruaja nuk ka
droje të flas për aktin makabër të të birit.
Madje e kujton atë ditë si të ketë ndodhur dje.
Romarion e dinte në shkollë si çdo ditë kur
në mbrëmje i kanë mbërritur forca të shumta
të policisë për të shoqëruar të birin.
Është tmeruar pasi kurrë nuk mendonte se i biri mund
të bënte një veprim të tillë. E rrethuar
vetëm nga mjerimi dhe krahë të vetëm një
burrë që as nuk di kur ikën dhe vjen, Fatmira
është në dijeni të lirisë që pritet
të fitojë Romario. Gruaja rreth të 40-tave nuk
është në gjëndje të thotë nëse ky
është një vendim i drejtë. Por ndjenja e
mëmësisë e shtyn të shprehet se të paktën
djalin e saj do e këtë në shtëpi. "Unë
kurrësesi nuk do të lejoj më që im bir të
kryej akte të tilla që të lëndoj njerëz
të tjerë. Do e mbaj të mbyllur në shtëpi. As
në shkollë nuk e çoj më. Nëse do të
ndërmarrë ndonjë veprim ndaj vajzës do e vrasme
dorën time"- të thotë Fatmira. Gruaja nuk di të
shpejgojëse si djali i saj ka arritur të shndërrohet
në një vrasës. Ka vuajtur me të që në
ditën që ka lindur. Romario ka ardhur në jetë me
një peshë 1 kile e 400 gram dhe duket se kurrë nuk ka
patur një ditë të bukur. Nëna e tij, për shak
të aftësive të kufizuara mendore duket se nuk ia ka
dalë të mbrojë fëmijët e saj nga një baba
i dhunshëm. Gjithkush nga fqinjët Hado të
dëshmojnë për dhunën që Romario ka pësuar
që fëmijë bashkë me nënë e tij. Këtë
fakt e pohon edhe ai nga qelia e spitalit. Por duket se tashmë
është shumë vonë për të rikthyer
fëmijërinë e 13 vjeçarit të cilën duket
se nuk e ka jetuar as edhe një ditë të vetme.
Prokurorët kanë
apeluar vendimin e ekspertëve mjeksorëpër gjëndjen
shëndetësore të 13 vjeçarit
Prokuroria: Kemi apeluar vendimin, për lirimin e 13 vjeçarit, nuk del shpejt
Prokurori i Rethit të
Vlorës nuk e konsideron aspak të mbyllur çështjen
e 13 vjeçarit Romario Hado. Petrit Çano, prokurori i
rrethit të Vlorës ku është hetuar
çështja të thotë se kanë apeluar vendimin e
ekspertëve mjeksorëpër gjëndjen
shëndetësore të 13 vjeçarit. Prokuroria insiston
nëshpalljen e Romarios si të sëmurë mendor, fakt ky
që është hedhur poshtë nga mjekët e
kryeqytetit. Mbi këto baza Gjykata e Apelit në Vlorë ka
vendosur që autori i vrasjes së Engjëllushe Sinjarit
të izolohet në një institucion riedukimi,institucion
që në Shqipëri nuk ekziston. Prokurori i rrethit të
Vlorësthotë se janë në pritje të një
ekspertize të dytë dytë të një grupi me
të specializuar mjekësh, pasi raporti i parë nuk ka
bindur prokurorinë. "Ne jemi në pritje të kësaj
ekspertize dhe vetëm pasi të jenë shprehur mjekët
mundtë flasim për hapat e mëtejshme që do të
përcaktojnë fatin e këtij 13 vjeçari. Fakti
që gjykata është shprehur me domosdoshmërinë e
izolimit të tij në një ambjent riedukimi, dhe që
tek ne nuk ekziston, nuk do të thotë lirimin e tij të
menjëhershmëm"-të thotë prokurori i Rrethot të
Vlorës Petrit Çano. Në këto kushte duket se
prokuroaria e Vlorës shpreson në krijimin e një hapsire
ligjore për mbatjen në izolim të 13 vjeçarit,
nisur nga shkalla e lartë e rrezikshmërisë së tij.
Kërkesat e deri më tanishme
të bëra nga Drejtoria e Policisë së Qytetit të
Beratit të gjitha insitucioneve shqiptare duket se kanë
rënë në vesh të shurdhët.Po kështu edhe
Prokuroria e Vlorës i është drejtuar Ministrisë
së Drejtësisë përgjetjenrrugëve të
zgjidhjes për rastin Romario. Deri më tani 13 vjeçari
edhe pse i shallur de fakto fajtor është shumë më
afër lirisë, megjithëse prokurori i Rrethit shpreson
në një vendim që do ta rikthejë atë në
spital ku të paktën do të jetë nën masa
të rrepta sigurie.