BE ka pezulluar tërësisht importimin vajit të
kontaminuar me lubrifikantë derisa të hyjnë në fuqi
rregullat e reja të kontrollit të imtësishëm
të vajit që hyn në Europë nga Ukraina.
Që
nga muaji prill është zbuluar se vaji i kontanimunuar që
vinte nga Kievi, ka hyrë në 13 vende të BE-së, mes
të cilëve, Italia, Greqia, Spanja, Belgjika, Holanda, Rumania
Portugalia Suedia, Franca Britania, Irlanda. Por Shqipëria dhe
vende të tjera që nuk janë pjesë e BE-së
vazhdojnë që të realizojnë importe nga Ukraina,
duke deklaruar se vaji është i pastër dhe nuk
është i kontaminuar.
Në muajin prill u bë
një dërgesë prej 40 000 tonë vaj i parafinuar
luledielli, që hyri në Francë nga Ukraina
nëpërmjet detit. Ngarkesa u copëzua dhe u shpërnda
në Itali, Spanjë Holandë e Francë. Prej këtyre
vendeve u bë eksport ne vende të tjera të BE, si Greqia,
nga e cila më pas vaji përfundoi edhe në territorin
shqiptar.
Njësoj si vendi ynë, jo anëtar i
BE-së, ka marrë vaj të tillë edhe Gana, Maroku,
Turqia dhe ishujt Maldive. Në këtë vaj luledielli u
gjetën gjurmë të një lubrifikanti, për të
cilin ekspertët thonë se kishte nivel të vogël
helmimi dhe jo vdekjeprurës për njerëzit. Gjithsesi, BE
u detyrua të marrë masa të forta ndaj importit të
vajit nga Ukraina, e cila eksporton çdo vit drejt Europes, 1
milionë ton vaj luledielli.
Kontrollet
Por
Tirana zyrtare shprehet për vajin e hyrë nga Greqia
fqinjë në qarkun e Korçës, duke garantuar
cilësi dhe parametra të duhura për përdorim në
masë.
Vaji grek i “Manos S.A.” me
origjinë Ukrainën, dhe i shitur në tregun juglindor
shqiptar, rezulton vaj brenda të gjitha parametrave shkencorë
dhe mjaft i pastër për konsumim. Ministria e
Bujqësisë ka dërguar drejt Korçës, javë
më parë, përgjigjen e analizave të vajit të
lulediellit të firmës korçare “Dessina
Ballkan” i importuar nga shteti fqinj.
Kështu,
rreth 2 javë më parë, një grup i
posaçëm pune të dërguar nga ministri i
Bujqësisë dhe Ushqimit, Jemin Gajna, kanë udhëtuar
drejt Juglindjes për të tërhequr kampionet e vajit
të importuar nga firma greke, e përfshirë në
një skandal ndër më të mëdhenjtë.
Grupi
i specialistëve në fjalë kanë marrë kampionet
e vajit për t’iu nënshtruar analiza të
imtësishme laboratorike pranë Institutit të Ushqimit dhe
Veterinarisë në Tiranë. Sipas burimeve nga Drejtoria e
Bujqësisë në Korçë, nga dikasteri i
kryeqytetit, ka mbërritur përgjigja zyrtare e analizave
të përsëritura, të cilat kanë qenë
të ngjashme me ato që kishte kryer laboratori në
Korçë.
Në Greqi, kompanitë që
kanë dy markat kryesore të vajit të lulediellit,
“Elais” dhe “Minerva”, tërhoqën
produktet e tyre nga supermarketet, me qëllim verifikimin e
plotë për të garantuar siguri, njoftoi agjencia e
lajmeve “21food.com”. Në Greqi janë bllokuar deri
tani 1200 tonë vaj, ndërsa janë në proces bllokimi
edhe 835 tonë të tjera, sipas një njoftimi të
agjencisë greke të Sigurisë Ushqimore. Në të
gjitha rastet, rreziku për shëndetin është minimal.