Politika

Home Page > Nga Bota

Emri i Maqedonise, Nimic me propozim te ri ne qershor

Thu, 01 May 2008 15:24:00
Photo
Article by:
Webmaster
 
NJU JORK- Ndermjetesi i Organizates se Kombeve te Bashkuara, Metju Nimic eshte gati te prezantoje nje propozim te ri per emrin e Maqedonise ne mes te qershorit. Lajmi jepet nga agjencia e lajmeve maqedonase MINA e cila i referohet burimeve diplomatike. Propozimi i ri do te paraqitet vetem pak dite pasi te zgjidhet qeveria maqedonase. Edhe pse Metju Nimic ka deklaruar se nuk do jepte asnje propozim te ri deri sa te bindej se te dy palet do te ishin dakort per emrin, sipas burimeve nga NATO dhe SHBA, kjo ceshtje mund te zgjidhet brenda 9 qershorit. Qellimi kryesor i Nimic eshte qe propozimi i ri te ruaje atributet e kombit maqedonas, te pupullit dhe gjuhes. Per kete ceshtje priten kundershtimet e pales greke neser ne Nju Jork ku Nimic do takoje negociatorin grek Vasilakis, ndersa gjate te dites se djeshme dhe sot Nimic ka zhvilluar bisedime me negociatorin maqedonas Nikolas Dimitrov. Sipas strategjise me te fundit te miratuar nga qeveria greke 10 dite me pare Athina do te vendose embargo te heshtur, si dhe do ushtroje presion Maqedonise ne fushen e ekonomise. Burimet diplomatike te Athines thone se eshte logjike qe shteti te quhet “Maqedonia e re” dhe populli “maqedonasit e ri”.
Greqia proteston per emrin e Maqedonise pasi pretendon se nje krahine ne veri te saj quhet me te njejtin emer. Per kete ceshtje, Athina vendosi veton ne samitin e Bukureshtit duke penguar Maqedonine per anetaresimin ne NATO si dhe kercenon po me veto anetaresimin e saj ne BE
(Burimi: Balkanweb)
 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com