Politika

Home Page > Nga Bota

Babai - monstėr rrėfehet, ja fotot e horrorit austriak

Tue, 29 Apr 2008 20:17:00
Photo
Article by:
 

Lajmet e fundit nga Austria bejne te ditur se babai monster ka rrefyer se eshte babai i 7 femijeve te vajzes se vet.

Burri i arrestuar ka pranuar qe eshte rrembyesi i vajzes se vet dhe babai i 7 femijeve te saj, te mbajtur per 24 vjet te mbyllur ne nje ambjent te izoluar dhe pa dritare, - tha zedhenesi i policise lokale Franz Polzer.

Hetimi per ceshtjen qe çoi ne zbulimin e tmerrshem, nisi kur babai monster çoi ne spital uikendin e kaluar nje nga vajzat-mbesa te tij, nje 19 vjecare qe prezantonte shqetesime shendetesore tipike per semundjet gjenetike qe vijne nga inçesti. Dyshimet e para te mjekeve nisen kur u be e pamundur qe te kontaktohej nena e vajzes se semure.

Elisabeta e rrembyer nga i ati 24 vjet me pare, tani eshte 42 vjec por sipas reportereve qe kane mundur ta shohin ne polici, ajo tregon 20 vjet me shume, pra ka pamjen e nje 60 vjecareje.

Tre femijet e medhenj te ketij incesti jetonin me gjysherit e tyre si te ishin nipa normale. Burri ka mundur te mashtroje te gjithe me nje truk te thjeshte. Kur ka marre peng Elisabeten 24 vjet me pare, ai i ka thene gruas se vet dhe fqinjeve qe ajo ka ikur me deshiren e vet per tju bashkuar nje sekti fetar qe nuk lejonte kontakte me prinderit.

Kur vajza lindi femijen e pare, babai-gjysh e ka vendosur ate ne hyrje te portes se shtepise me nje shenim ku lihej te kuptohej qe bebja ishte lene nga vajza e vet. Keshtu ka ndodhur dhe me dy femijet pasardhes, te cilet liheshin tek dera me nje pusulle, ku shkruhej qe femija ishte i vajzes se arratisur dhe ajo e linte per kujdes tek prinderit. Pusullat mund ti kete shkruar vajza e burgosur nen presion, ose vete babai monster.

Kurse tre femije te tjere nga incesti, me i vogli i te cileve 5 vjec, nuk e kane pare kurre driten e diellit dhe kane jetuar ne shtepine bunker deri dy dite me pare kur policia zbarkoi aty.

Femija i shtate ka lindur ne 1996, por ka vdekur pak dite pas lindjes. Pas rrefimit te burrit te arrestuar trupi i djegur i bebes eshte gjetur i groposur ne kopshtin e shtepise.

I arrestuari Jozef Fritz eshte me profesion inxhinier, eshte ne pension dhe ka precedente denoncimesh per ngacmime seksuale. Fqinjet e pershkruajne si burre te qete, te sjellshem dhe me nje gjendje te mire fizike qe binte ne sy per moshen qe kishte.

Austria e gjitha eshte e shokuar nderkohe qe mediat vazhdojne te nxjerrin hollesi makabre. Gazeta Der Standard shkruan "I gjithe kombi duhet te reflektoje dhe te kuptoje se kjo qe po ndodh eshte thellesisht e gabuar"




***

E gjithë Austria e ka fymen pezull. Një burrë ka mbajtur të mbyllur për më shumë se 24 vjet vajzën e tij në një kantinë, duke abuzuar seksualisht dhe sot është babai-gjysh i 7 fëmijëve të lindur nga inçesti. Lajmi është përhapur nga televizioni publik austriak Orf dhe nga agjensia Apa, së cilës autoritetet i kanë dëshmuar hollësitë e para të çështjes.

Vetë policia është ende e shokuar nga zbulimi që nisi kur një vajzë 19 vjeçare (një nga fëmijët e inçestit) u paraqit në spital në gjendje të rëndë e shoqëruar nga një burrë, i cili u tha mjekëve që e kishte gjetur vajzën në rrugë në gjendje gjysëm të vdekur: mjekët kanë kërkuar të flasin me nënën për të zbuluar çfarë i kishte ndodhur vajzës dhe prej aty nisi kërkimi..

Nëna e saj, e burgosura prej 24 vitesh në kantinë, e ndier e rrethuar, e bëri policinë të gjente një letër ku ishte shkruar: “Mos më kërkoni, do ishte e kotë dhe vetëm do të shtonte dhimbjen time dhe të fëmijëve të mi”.

Babai mendohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e cila tani është 42 vjeç. Ai është babai jo vetëm i 19 vjecares së sëmurë por edhe i 6 vëllezërve të saj.

Gruaja i ka thënë policisë se ka patur 7 fëmijë një nga të cilët i ka vdekur menjëherë pas lindjes. Ka nisur të vuajë abuzimet seksuale të të atit që në moshën 11 vjecare dhe në 28 gusht 1984, u mbyll përfundimisht prej tij në kantinën poshtë themeleve të shtëpisë. Pikërisht aty ajo ka jetuar dhe lindur 7fëmijë, mes të cilëve dy binjakë, një nga të cilët ka vdekur. Sipas Elisabetës, babai i saj e ka djegur trupin e foshnjes për të zhdukur gjurmët.

Policia tha se gjatë rrëfimit gruaja ka patur shenja tronditjesh psikologjike dhe ka pranuar të flasë vetëm pasi e siguruan se nuk do të kishte më asnjë kontakt me babanë dhe se autoritetet do të kujdeseshin për fëmijët e saj tre vajza e tre djem nga 5 në 20 vjeç.

Policia ka arrestuar burrin që tashmë është 73 vjeç. I arrestuari ka rrëfyer episodet e tmerrshme, të cilat jepen herë pas here gjatë ditës në Televizionin austriak. Tre nga fëmijët e gjetur bashkë me nënën e tyre në kantinën-burg nuk e kishin parë kurrë dritën e diellit. Bota e tyre që prje lindjes ishte një sipërfaqe prej 60 metrash katrorë e ndarë në 4 dhoma të vogla pa dritare, nën themelet e shtëpisë. Dera e hyrjes ishte prej çeliku të rëndë e sajuar me një kod elektronik hyrës, të cilin e njihet vetëm babai pervers. Kjo derë ishte maskuar me një raft ku ishin vendsur vegla dhe sende të tjera në murin e laboratorit të burrit.

Amstetten është një qytet i vogël me vetëm 24 mijë banorë. I habitshëm mbetet roli i nënës së vajzës në këtë histori, gruas së të arrestuarit. Ajo ka deklaruar për policinë se është mashtruar prej burrit, i cili i ka thënë që vajza ka ikur me dëshirën e saj me një sekt fetar dhe i ka treguar disa letra ku ajo u lutej prindërve që të mos e kërkonin..

 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com