Qendra e edukimit në La Rouvelière, në rrethin
e Pays de la Loire, ndodhet e fshehur në pyll, rreth 20 km larg Le
Mans. Gardhet e lyera bojë jeshile janë rreth 2 metra e
gjysmë të larta. Në anën e djathtë të
ndërtesës ndodhet një fushë sporti. Kudo janë
instaluar kamera vëzhgimi.
11 të rinj nga mosha 16 në 18 vjeç ndodhen
aktualisht në La Rouvelière. Ata kanë kryer të
gjithë akte kriminale si vjedhje apo përdhunim.
La Rouvelière apo „Centre Educatif Fermé",
shkurt CEF, është një qendër e mbyllur riedukimi.
Qeveria franceze ka krijuar qysh prej vitit 2003 mbi 33 qendra të
tilla për të rinj kriminelë si alternativë ndaj
burgut për minorenë. Por ky projekt u kritikua nga opinioni
publik si i pamjaftueshëm. Sidomos mungesa e personelit të
kualifikuar dhe moskëshillimi i të rinjve pas daljes nga
këto qendra, ishin pikat kryesore të kritikave.
Megjithaë, qeveria franceze ka vendosur të hapë deri
në vitin 2009 47 qendra të tjera riedukimi me rreth 600
vende.
Të rinjtë që kanë kryer vazhdimisht akte
kriminale dërgohen për 6 muaj në CEF. Ky qëndrim
mund të zgjatet në 6 muaj të tjerë, në rast se
gjyqi merr një vendim të tillë. Pas dy muajsh gjatë
të cilëve të rinjtë nuk lejohen të dalin, ata
kanë mundësinë të vizitojnë familjet
gjatë fundjavave dhe të bëjnë një
praktikë apo të riarsimohen: "Ka fëmijë që nuk
e dinë se si është të zgjohesh herët në
mëngjes dhe të flesh herët në mbrëmje. Oraret
janë shumë të rëndësishme për ne."
Kështu Mustapha Labzaé, i cili është
përgjgjës për disiplinën e hekurt në La
Rouvelière qysh prej vitit 2005. Në orën 7 të
mëngjesit vjen drejtori, pikërisht në orën që
zgjohen të rinjtë. 11 edukatorë dhe pedagogë
këshillojnë dhe kujdesen për riedukimin shkollor dhe
për ofertat sportive, për punënë në garaxh me
makinat dhe përkëshillimin psikologjik. Të rinjtë
duhet të kujdesen vetëm për pastrimin dhe
mirëmbajtjen e qendrës së tyre. Para, telefona
celularë dhe kasetofonë janë të ndaluar.
Edukatorët ndajnë katër herë në ditë
cigare. Një herë në javë, të rinjtë mund
të zhvillojnë një telefontaë
pesëminutëshe me prindërit.
Ka të rinj që i pranojnë pa probleme rregullat.
Julien thotë: "Unë e di se qendra e edukimit është
një alternativë më e mirë se burgu. Kalojmë 6
muaj këtu me opcionin për të gjetur një vend pune
apo për të bërë një praktikë diku.
Këtu nuk është si në burg, ku rri e pret vetëm
të kaoljë koha, që të dalësh që atje."
Duket sikur rregullat e qendrës së riedukimit
funksionojnë. Sipas ministrisë së brendshme franceze, 62
përqind e të rinjve që ndodhen në qendra të
tilla, nuk kryejnë më akte kriminale kur dalin që atje.
Një ditë në një qendër të tillë
kushton rreth 600 euro. Një çmim që për ata
që i vlerësojnë këto qendra, theskohen si investim
i duhur ndërkohë që skepktikët e
vlerësojnë atë si shpenzim të panevojshëm. Por
qëllimiet e mira të Julienit, i japin plotësisht të
drejtë atyre që i mbështesin qendra të tilla
riedukimi: "Unë dua të punoj si shitës - ndoshta si
shitës ndërtesash apo si shitës makinash. Dua të
shes me çmimin më të mirë, të flas me
njerëzit, më pëlqen. Unë po bëj tani
maturën dhe po specializohem në sektorin e shitjes dhe
tregtisë."