Politika

Home Page > Nga Bota

Gjermania e kėnaqur me koordinimin me qeverinė e Hashim Thaēit nė Kosovė

Mon, 28 Jan 2008 12:01:00
Ministri i jashtėm i RFGJ, Frank-Walter Steinmeier
Article by:
Webmaster
 

Ministri i jashtëm gjerman, Frank- Valter Shtajnmajer thotë se Gjermania e di se ç'duhet bërë në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer është i kënaqur që qeveria e re e Kosovës nën Hashim Thacin po e respektom premtimin për t'i koordinuar zhvillimet e ardhshme në Kosovë me bashkësinë ndërkombëtare. Radios Kombëtare Gjermane, DLF, Shtajnmajeri i tha:

"Për momentin unë jam mjaft i kënaqur, që zoti Thaçi dhe qeveria e tij nuk kanë ndërmarrë aktivitete të pamenduara dhe që i janë përmbajtur deklaratës së tyre se një datë të tillë (të shpalljes së pavarësisë) do ta koordinojnë me bashkësinë ndërkombëtare. Kjo mënyrë të vepruari është e mirë edhe për faktin se në Serbi ne kemi aktualisht një gjendje të paqartë, fare në mes të dy raundeve për zgjedhjen e një presidenti të ri, midis një presidenti Tadiç, i cili është qartë i orientuar drejt Evropës dhe një kandidati për presidenti me tipare më shumë nacionaliste, Nikoliç, i cili është i orientuar drejt një të ardhmeje, për mendimin tim, jo shumë realiste të Serbisë, të drejtuar më fort në një mbështetje ruse dhe të orientuar fort pas, në një të kaluar serbe, që nuk do të ekzistojë më si e tillë"

Shtajnmajeri tha se BE nuk ka alternativë tjetër veç marrjes përsipër të detyrave në Kosovë. "Ky është nuk është një rajon i largët konflikti në botë, por një rajon që karakterizohet edhe më tej nga destabiliteti...dhe që ndodhet në fqinjësi të drejtpërdrejtë të kufijve evropianë. Prandaj ne kemi një përgjegjësi më të madhe dhe besoj jo liri vendimmarrjeje, të investojmë apo jo atje për siguri e më shumë stabilitet....Edhe ato, ndër 27 shtetet e BE, që kanë pak probleme me përfytyrimin e një pavarësie si shtet sovran të Kosovës: të 27-a deklaruan në takimin e nivelit të lartë në dhjetor se do të marrin pjesë në një mision evropian."

Pyetjes se cila do të jetë tendenca e qëndrimit të qeverisë gjermane në rast të shpalljes së një pavarësie të Kosovës, ministri i jashtëm gjerman ju përgjigj: "Besoj se kemi bërë mirë që nuk kemi shtruar në të kaluarën pyetje hipotetike dhe në dallim nga praktika e disa kryeqyteteve të tjera evropiane, nuk i kemi hedhur benzinë zjarrit në kohë të papërshtatshme. Natyrisht që ne përgatitemi për një situatë të tillë dhe natyrisht që ne e dimë si do të sillemi në një rast të tillë. Unë nuk mund ta përjashtoj, shumëçka flet për atë që ne do të na duhet ta quajmë realitet një pavarësi të Kosovës. "

Më tej Shtajnmajeri e shpjegoi kështu mënyrën e kujdesshme të të shprehurit nga ana e Gjermanisë: "Unë sillem me kujdes, jo sepse nuk e di se çfarë do të bënim, por sepse duke mbajtur parasysh situatën në Serbi, ne nuk duam t'i vështirësojmë edhe më tej gjërat, se sa është patjetër e nevojshme. Prandaj kini të lutem mirëkuptim që unë nuk bëj paralajmërime. Por mund t'ju garantoj: ne e dimë se çfarë duhet bërë."

 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com