Shpërbërja e ish-
Jugosllavisë u karakterizua nga një dekadë
luftërash, vuajtjesh dhe konfliktesh etnike dhe e tërë
kjo ndodhi në periferitë e Evropës moderne. Tani,
shpërbërja është në hapin e saj të fundit
me deklaratat e Prishtinës se do të shpallë
pavarësinë nga Serbia.
Si shpesh në të
kaluarën, këto deklarata kanë krijuar të
çara në komunitetin ndërkombëtar duke
vënë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve
europiano-perëndimore në një anë dhe Rusinë me
Serbinë në anën tjetër. Ndërkohë, Evropa
po përpiqet të ruajë unitetin e vet të
brendshëm.Kosova, e ashtuquajtur djepi historik i Serbisë po
përgatitet të shkëputet pa miratimin e Beogradit.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shumica e vendeve europiane e
përkrahin pavarësinë e Kosovës dhe shumë
shpejt pritet të ndërmerret hapi për shpalljen dhe
njohjen e menjëhershme të saj.
***
Kryeministri Hashim Thaçi u takua së fundi në
Bruksel me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian
dhe të NATO-s për të koordinuar një afat kohor
për shpalljen e pavarsisë. Pas takimeve ai u tha
gazetarëve se pavarësia është çështje
ditësh. Disa vende evropiane e shohin shkëputjen e
Kosovës si precedent të rrezikshëm, por shumica e
anëtarëve të BE-së nuk mendojnë kështu.
Joos Lagendijk, anëtar i parlamentit evropian që merret me
Kosovën thotë se Bashkimi Evropian duhet të
qëndrojë i bashkuar rreth kësaj çështjeje.
”Të
gjithë e kanë të qartë se kjo është
një çështje evropiane dhe që duhet të
zgjidhet nga Bashkimi Evropian. Evropa e ka atë te pragu i
derës dhe si Kosova ashtu edhe Serbia do të jenë në
të ardhmen anëtare të Bashkimit Evropian. Pra kjo
është një çështje që na përket
neve në Bashkimin Evropian dhe ne duhet të merremi me
të.”
Bashkimi Evropian po planifikon të
dërgojë një mision prej 1800 vetësh në
Kosovë për të ndihmuar në periudhën e
tranzicionit. Në mungesë të një
përfaqësimi në arenën ndërkombëtare,
Kosova po ndihmohet nga një grup jofitimprurës i quajtur
International Diplomat dhe që udhëhiqet nga Nicholas
Ëhyte. Zoti Ëhyte thotë se ngurrimi i disa vendeve
për ta njohur pavarësinë e Kosovës nuk do të
thotë se Bashkimi Evropian i ka duart e lidhura. ”Më
bën përshtypje fakti që askush nuk po thotë se do
të pengojnë një mision evropian në Kosovë,
askush nuk po thotë se do të pengojë Bashkimin Evropian
të veprojë në Kosovë, siç është
planifikuar.”
***
Por Serbia e përkrahur nga Rusia ka sfiduar mandatin e
Bashkimit Evropian në Kosovë dhe çdo mision
paqeruajtës që vepron jashtë kuadrit të Kombeve
të Bashkuara. Roksanda Ninçiç është
ambasadore e Serbisë pranë Bashkimit Evropian tha se:
”ne mendojmë se mënyra e vetme e
zëvëndësimit të një misioni nga një
mision tjetër është përmes një rezolute
të Këshillit të Sigurimit.”
Në disa
qarqe në Evropë ekziston frika e një ringjalljeje
të nacionalizmit serb, nëntë vjet pasi forcat e NATO-s
dëbuan trupat serbe nga Kosova dhe atje u vendos një mision i
Kombeve të Bashkuara. Vendet e Bashkimit Evropian janë duke
vëzhguar me kujdes zhvillimet për të shmangur një
konflikt të mundshëm rajonal dhe për ta mbajtur
Serbinë në rrugën drejt anëtarsimit të
ardhshëm në Bashkimin Evropian. Marrë nga
“Zëri i Amerikës”