Zonja Rosmary Di Carlo, e cila edhe dje mori zotimin e
kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për
zbatimin e planit të kryenegociatorit të Kombeve të
Bashkuara Martti Ahtisaari për pavarësi të mbikqyrur,
përsëriti qëndrimin amerikan se zbatimi i këtij
plani është rruga më e mirë përpara dhe
statusi duhet të zgjidhet sa më shpejt që të
jetë e mundur.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara
punojnë ngushtë me partnerët evropianë jo
vetëm për statusin e Kosovës por për tërë
rajonin. “Ne të gjithë kemi synime të njëjta
për rajonin që janë integrimet atlantike”, tha
zonja Di Carlo.Sipas saj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk
kanë dallime përsa i përket çështjes së
Kosovës, statusi i së cilës duhet të zgjidhet
në bazë të planit të zotit Ahtisaari.
Ndërsa
kryeministri Thaçi u shpreh: “më e
rëndësishmja është se tani po diskutohet vetëm
për datën e pavarësisë. Ne shumë shpejtë
do ta publikojmë datën e shpalljes se pavarësimit, sepse
do ti kryejmë edhe obligimet tona procedurale. Prishtina
shumë shpejt do ta shpallë pavarësinë dhe do
të kremtoj festën e madhe”. Si kryeministri
Thaçi edhe zoti Topi thanë se të dyja vendet janë
përcaktuar të jenë aleatë të vendosur të
perëndimit dhe pjesë e familjes evropiane, ndërsa
theksuan se bashkëpunimi ndërmjet Tiranës e
Prishtinës është krejt i natyrshëm dhe askush nuk
duhet t'i frikësohet.