Të gjitha vendet e Ballkanit, teorikisht, po kalojnë
të njëjtat faza drejt integrimit. Por procesi i integrimit,
konsiderohet nga analistët e huaj si “tërësisht i
bllokuar” për shkak të dështimit të projektit
të Kushtetutës Europiane, si dhe për shkak të
një legjislacioni të ri në Francë që
kërkon referendum popullor në këtë vend, për
çdo anëtarësim tjetër, pas Kroacisë.
Komisioni Europian i Brukselit e di se nuk
është në gjendje të ofrojë hapa realë
drejt anëtarësimit
Viza, në vend të anëtarësimit
Të gjitha vendet e Ballkanit, teorikisht, po kalojnë
të njëjtat faza drejt integrimit. Por procesi i integrimit,
konsiderohet nga analistët e huaj si “tërësisht i
bllokuar” për shkak të dështimit të projektit
të Kushtetutës Europiane, si dhe për shkak të
një legjislacioni të ri në Francë që
kërkon referendum popullor në këtë vend, për
çdo anëtarësim tjetër, pas Kroacisë. Sipas
një raporti të hartuar për llogari të Parlamentit
Anglez, procesi i zgjerimit ndoshta do të rihapet pas vitit 2020
dhe kjo, jo për faj të vendeve kandidate, por për faj
të politikës së brendshme të BE-së. Në
pamundësi të nxitjes së zgjerimit real, disa
funksionarë të Brukselit morën nismën për
të lehtësuar marrëdhëniet me vendet e Ballkanit,
përmes lehtësimit dhe liberalizimit të vizave.
Ish-komisioneri Franco Frattini, qe një mbështetës i
flaktë i liberalizimit të vizave, por procesi konsiderohet
tepër i komplikuar teknikisht. Vendet e Ballkanit nënshkruan
në vitin 2006 “Marrëveshjen e Lehtësimit të
Vizave”, ku përfitimet qenë të ndryshme. Për
Shqipërinë p.sh., lehtësimi nuk solli asnjë
përfitim. Marrëveshja e nënshkruar, qe e detyrueshme
për palën shqiptare dhe “konsultative” për
burokratët e ambasadave të vendeve anëtare. Një vit
e gjysmë pas hyrjes së saj në fuqi, mund të thuhet
se konsujt e ambasadave të zonës Shengen në
Shqipëri nuk e panë të arsyeshme të
“konsultoheshin” me Marrëveshjen e Lehtësimit.
Një raport jozyrtar i hartuar nga vetë Komisioni,
cilëson se “mungesa hapave reale drejt integrimit, mbart
rrezikun e shpërbërjes dhe trazirave në shumë vende
dhe se, nëse BE nuk angazhohet realisht, referendumi i
vërtetë për të ardhmen e Bashkimit ka shumë
gjasa të zhvillohet në Ballkan, jo në
Francë”.
Topalli pranon se “Shqipëria po
diskriminohet” në krahasim me fqinjët, për vizat
Shengen. Berisha, jo
Dje, edhe Bosnja iu bashkua Serbisë e Maqedonisë në procesin e liberalizimit të vizave
Zyrtarë të Tiranës ankohen për herë
të parë hapur ndaj Brukselit dhe duket se kanë të
drejtë. Në janar të vitit të ardhshëm, ka
shumë gjasa që BE të ketë vetëm një
popull të uritur për viza dhe ky popull do të jenë
shqiptarët.
Dje, në Bruksel, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli
mbajti një fjalim të pazakontë. “Nuk mendoj se
është e drejtë, përdorimi i standardeve të
ndryshme për vende të ndryshme, sa i takon regjimit të
vizave”,- deklaroi Topalli.
Disa ditë më parë, në një
intervistë me rrjetin televiziv “Euro News”,
kryeministrit Berisha iu shtrua e njëjta pyetje: A mendoni se
Shqipëria po diskriminohet në lidhje me lehtësimin e
vizave në krahasim me vendet e tjera të Balkanit?!
Përgjigjja e z.Berisha qe se ky është një
konkluzion jorealist. “Të mendosh se Serbia është
më e sigurt për liberalizimin e vizave sesa Shqipëria
kjo është me të vërtetë me të
vërtetë,jorealiste”,- deklaroi z.Berisha duke
përmendur faktin se Serbia nuk i ka arrestuar kriminelët e
luftës, ndërkohë që Shqipëria nuk ka fare
kriminelë të tillë.
Por analistët politikë në Bruksel, si dhe
vetë znj.Topalli, nuk e shohin këtë konkluzion si
“jorealist”. Dje, në Sarajevë zbritën
zv/presidenti i BE-së, Jacques Barrot dhe Komisioneri i Zgjerimit,
Olli Rehn. Ata nënshkruan fillimin e bisedimeve për
liberalizimin e vizave dhe dhanë një datë: 1 Janarin e
vitit të ardhshëm, si datë reale për hapjen e
kufijve. “Kjo që po bëjmë, është
një shembull konkret i angazhimit të BE-së për
të ardhmen Europiane të rajonit”,- tha z.Barrot.
“Unë jam i bindur se Bosnja dhe Hercegovina është
e aftë të bëjë progres të shpejtë,
për të plotësuar kriteret e lëvizjes së
lirë”,- vijoi ai. E njëjta marrëveshje
është ofruar pak javë më parë edhe për
Serbinë e Maqedoninë. Të tria këtyre vendeve u
është premtuar një datë, ndërsa për
Shqipërinë, bisedimet janë hapur, por datë nuk ka.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm për
plotësimin e angazhimeve tona, por në këtë
fushë, nuk mendoj se është e drejtë përdorimi
i standardeve të ndryshme, për vende të ndryshme, sa i
takon regjimit të vizave”,- tha Topalli, dje, duke pranuar
për herë të parë se liberalizimi i vizave mund
të vijë më vonë për Shqipërinë e
më herët për vende të tjera të rajonit.
“Muri i Shengenit është një problem serioz
për qytetarët shqiptarë, sërish të izoluar dhe
në pamundësi për të lëvizur të
lirë”,- vijoi znj.Topalli.
Standard i dyfishtë dhe realpolitikë
Media ndërkombëtare komentoi gjatë javëve
të fundit se Brukseli po i jepte një karamele Serbisë
për shkak të qëndrimit anti-Europian të një
pjese të popullatës së saj, duke paguar me viza, fitoren
e forcave proeuropiane në zgjedhjet e majit. Në Maqedoni, me
viza Shengen të liberalizuara duket se po paguhet stabiliteti
politik, ndërsa në Bosnjë, duket se me viza po blihet
zbutja e qëndrimit të qeverisë së Republikës
Serbe të Bosnjës. Ngjan se BE është e gatshme
të paguajë me viza ruajtjen e stabilitetit, por nuk
është e gatshme të shpërblejë stabilitetin me
viza. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, duket se nuk kanë
çfarë të tregojnë në realpolitikën
europiane. Janë vende të stabilizuara tërësisht
proeuropiane, kështu që mund të presin.
Serbia, Maqedonia dhe Bosnja janë që të treja
vende shumë të ngjashme me Shqipërinë, përsa i
përket zhvillimit. Në shumë nga kriteret e BE-së
për liberalizimin, duket se janë shumë larg
Shqipërisë. Serbia p.sh., përdor ende pasaportat e
shpërndara në kohën e ish-Jugosllavisë.
Megjithatë, siç i quajti “The Economist”,
“surrokratët e Brukselit” janë të
gatshëm të tolerojnë në kritere teknike për
hatër të politikës, por jo anasjelltas. Znj.Topalli
thotë se, “Shqipëria është e
ndërgjegjshme për plotësimin e angazhimeve, por se,
gjithashtu, shpreson që BE të jetë më
fleksibël”.
Bujaria europiane kundrejt vendeve
“plangprishëse” të Ballkanit, dallohet edhe nga
niveli i përfaqësimit. Dje në Sarajevë shkoi
zv/presidenti i Komisionit, z.Barrot, i cili, një muaj më
parë në Beograd, mohoi si të pavërtetë lidhjen
mes zgjedhjeve serbe dhe regjimit të vizave, megjithëse
pranoi se “Brukseli qe shumë i interesuar për
rezultatin e zgjedhjeve”.
Kur qeveria e sotme erdhi në pushtet, marrëdhëniet me Brukselin ngjanin me një muaj mjalti, por jo më
Fazë krize në marrëdhëniet me Brukselin
Në vitin 2006, kur ministrja e Integrimit, znj.Bregu
shkoi në Bruksel, disa ish-zyrtarë të administratës
së mëparshme socialiste u habitën me
gatishmërinë e Olli Rehn për të dhënë
një konferencë të përbashkët për shtyp me
ministren shqiptare. Ndryshimi i qeverive, krijoi një
lehtësim të dukshëm në marrëdhëniet mes
Tiranës dhe Brukselit. Që nga viti 2003, kur ish-presidenti i
Komisionit, Romano Prodi erdhi në Tiranë për të
hapur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe
Anëtarësimit, marrëdhëniet me Brukselin qenë
shumë të acaruara, me mungesë totale bashkëpunimi
dhe me incidente diplomatike. Në atë kohë, zyrtarët
e Brukselit deklaronin në lidhje me Shqipërinë:
“Atje ka vetëm fjalë dhe aspak punë”. Duket
se vesi i deklaratave pa punë, e kapi edhe qeverinë e sotme.
Marrëdhëniet me Brukselin janë përkeqësuar
ndjeshëm që pas nënshkrimit të MSA-së në
vitin 2006. Deklarata e znj.Topalli, qe shenja e dukshme e
marrëdhënieve të vështirësuara. Znj.Topalli
akuzoi BE-në për mungesën e progresit. “Në
vitin 2003, BE deklaroi se e ardhmja jonë është
anëtarësimi, por sot, Ballkani Perëndimor mbetet ende
“një punë e pakryer e BE-së”,- deklaroi
Topalli, e cila u përpoq të sqaronte se situata në
Ballkan ka ndryshuar për mirë, se Shqipëria ka
bërë hapa përpara dhe se i takon BE-së të
jetë më fleksibël.
Gjatë muajve të fundit, numri i deklaratave të
BE-së që e vënë theksin te mungesa e reformave
në Tiranë është shtuar dhe në Bruksel, duket
se po vënë re se edhe qeveria e re, ka vesin e asaj të
vjetrës: shumë fjalë dhe pak punë.