Politika

Home Page > Politika

Xhafaj: Do tė ndryshojmė rregulloren e Kuvendit

Sun, 25 May 2008 21:19:00
Jozefina Topalli
Article by:
Webmaster
 

Të tjera ndryshime surprizë pritet të mbërrijnë në Kuvend. Kësaj radhe në “shënjestër” është vetë rregullorja e Kuvendit që do të kodifikojë procedurën e amendimit të Kushtetutës. Deputeti Fatmir Xhafaj zbulon për herë të parë surprizën që ende nuk ka mbërritur në Kuvend. Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, në të njëjtën kohë edhe sekretar për marrëdhëniet ligjore të kësaj partie, zbulon për herë të parë propozimin e guximshëm të një grupi deputetësh, të cilët tashmë kanë vendosur të propozojnë ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Ndryshime që kanë të bëjnë pikërisht me procedurat që duhen ndjekur në rastet e rishikimit të ligjit themelor të shtetit. Dokumenti, është një projekt që afron disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren e Kuvendit të miratuar që në mesin e dhjetorit të vitit 2004. Debati që pasoi amendimet e fundit kushtetues, e bëri edhe më të mprehtë nevojën për ndërhyrje në këtë rregullore, që mbi të gjitha, synon të kodifikojë rrugët që duhet të ndjekë një proces i tillë në të ardhmen. Janë të paktën tre nene që rishkruhen, ku më i prekuri është ai që mban numrin 77 që bën fjalë për shqyrtimin e propozimeve për rishikimin e Kushtetutës, debatin e përgjithshëm në seancë plenare, komisionin e posaçëm për rishikimin e Kushtetutës, shqyrtimin e projektligjit në komision dhe miratimin e tij në seancë plenare. “Të gjitha ndryshimet në thelb nuk mbyllin një derë – rishikimin e Kushtetutës – por vendosin rregulla të prera dhe të qarta për hapjen e saj. Krijojnë mundësinë e transparencës më të madhe, tërheqjes së mendimit alternativ dhe të specializuar dhe e bëjnë dokumentin themeltar të shtetit shumë më imun ndaj ndërhyrjeve në të për shkak të nevojave politike të ditës, nga cilado mazhorancë e mundshme. Rregullorja aktuale përcakton procedurat për procesin ligjvënës të zakonshëm, por nuk përcakton rregulla të posaçme për procesin e propozimit, shqyrtimit dhe miratimit të amendimeve kushtetuese, ndërkohë që vetë Kushtetuta, ka një parashikim të posaçëm për të njëjtën gjë”, thotë Xhafaj, duke shpjeguar idenë e re të ndërhyrjes në rregullore. Ai thekson se një qasje e tillë është plotësisht e mundshme dhe se në këtë mënyrë mbushet dhe një vakuum që ishte i ndjeshëm në rregulloren e Kuvendit. Sipas tij, ndryshimet që do të propozohen së shpejti, bazohen në faktin se modeli i Kushtetutës shqiptare futet në tipat e kushtetutave të ngurta apo të forta dhe si e tillë, ajo nuk lejon lehtë ndërhyrje në të. “Nisur nga vendi që zë Kushtetuta në hierarkinë e normave, nga konsiderimi i saj si ligji themelor i shtetit, nga vendosja e barrierave normative të forta për amendimin e pareshtur të saj, edhe ndërhyrjet për ndryshim, në praktikën e vendeve demokratike, konsiderohen si procese të cilat kërkojnë një procedurë politike, konstitucionale dhe parlamentare të veçantë”, thotë deputeti Xhafaj, sipas të cilit, duke theksuar e nënvizuar një gjë të tillë, nuk do të thotë se duhet të krijohen pengesa edhe atëherë kur rrethanat apo dinamika e vetë shoqërisë afron detyrimin për domosdoshmërinë e rishikimit të saj. Deputeti socialist, Xhafaj, pranon se për projektin e punuar, është tërhequr po një ekspertizë nga më të mirat e mundshme në vend, por dhe që është konsultuar gjerësisht me praktikën ndërkombëtare. Xhafaj thotë se projekti është i hapur edhe për vërejtje dhe propozime alternative që do të synonin përmirësimin e tij. Sipas tij, procesi për rishikimin e Kushtetutës, sipas eksperiencës perëndimore, kalon në disa faza. “Duhet të jetë e qartë se pse duhet hedhur një hap i tillë, çfarë problemesh kanë dalë dhe në çfarë mënyre u jepet përgjigje me ndryshimin e kushtetutës. Vetëm nëse kjo nevojë pranohet, atëherë hidhet hapi i dytë, krijimi i një komisioni ad hoc për reformën kushtetuese që përfshin parlamentarë dhe konstitucionalistë”, thotë ai. Rregullorja e rishikuar e Kuvendit do të ndalojë taksativisht procedurën e përshpejtuar për rishikimin e kushtetutës. Nisma për këtë qëllim mund të merret nga jo më pak se një e pesta e deputetëve. Por kjo nismë do të debatohet në Kuvend e mbrojtur nga nismëtarët e saj dhe mund të pranohet vetëm kur shumica absolute e Kuvendit e miraton atë. Dhe ky është vetëm fillimi i rrugës, sepse projektligji shkon për shqyrtim në komisionin e posaçëm parlamentar për rishikimin e Kushtetutës, i cili do të drejtohet nga kryetari i Kuvendit dhe do të përfshijë anëtarët e komisionit të ligjeve dhe deputetët e këshillit parlamentar të legjislacionit.


 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com