Politika

Home Page > Politika

Spiunėt e Sigurimit, PDK: Kuvendi tė hapė dosjet

Wed, 21 May 2008 11:53:00
Photo
Article by:
Webmaster
 
Demokristianët kërkojnë që Kuvendi të vihet në lëvizje dhe të fusë në procedurat parlamentare, draftin që ata kanë depozituar prej kohësh, lidhur me hapjen e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. "Ne kemi depozituar, prej dy vitesh, një ligj në Parlament, ku kërkohet hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe largimin e tyre nga politika aktive. Shqipëria është vendi i fundit në Europën Lindore që ende nuk e ka kryer këtë proces, për pasojë, dosjet e errëta të Sigurimit dhe Policisë Sekrete po mbajnë peng zhvillimet demokratike dhe moralin e ecjes së shoqërisë përpara. Janë pikërisht individët dhe segmentet e lidhura me ish-Sigurimin e Shtetit, ata që mbajnë qëndrimet më të ashpra politike kundër çdo mendimi europian, qytetar dhe progresiv në politikën shqiptare dhe që bëjnë pjesë në grupet politike më aktive kundër PDK-së dhe forcave të vërteta europiane e demokratike në Shqipëri",- tha dje kryetari i grupit parlamentar i PDK-së, Ndue Shpani. Në fakt, nëse do t'i referoheshim pikërisht axhendës së publikuar nga Kuvendi, drafti për hapjen e dosjeve duhet të kishte kaluar me kohë për diskutim në komisionet parlamentare. Pikërisht, për këtë çështje, Kuvendi duhet të merrte në shqyrtim projektligjin "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve", paraqitur nga grupi parlamentar i PD-së, projektligjin "Për verifikimin e të qenit bashkëpunëtor i Shërbimeve Sekrete Shqiptare para datës 31.12.1992, të funksionarëve të lartë publikë", paraqitur nga grupi parlamentar i PS-së, si dhe projektligjin tjetër "Për kontrollin e figurës së personit zyrtar të zgjedhur apo emëruar në organet e rëndësishme të shtetit", si nismë e deputetit Nard Ndoka. Sipas draftit të PDK-së, ish-spiunët do të kenë mundësinë të kandidojnë për deputetë dhe në njësitë e qeverisjes vendore, por ndalohen që të zgjidhen në postet drejtuese të Shtetit Shqiptar.

Po sipas draftit, për verifikimin e kontrollin e figurës së personit zyrtar, ngrihet një komision i posaçëm pranë SHISH. Kontrolli, sipas PDK, duhet të fillojë nga Presidenti e deri tek nëpunësi më i thjeshtë.

(Burimi: Gazeta Shekulli)
 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com