Politika

Home Page > Politika

Kuvend, miratohet me 87 vota pro dhe asnje kunder projektligji per Kodin e Procedures Penale

Mon, 05 May 2008 22:39:00
Photo
Article by:
Webmaster
 
Kuvendi ka vazhduar me rendin e dites duke miratuar me 87 vota pro dhe asnje kunder  projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Proçedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Po keshtu u miratua edhe projektligji per sektorin e energjise elektrike “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar”. Me shumice votash u miratuan edhe tre projektrezoluta, “Për vlerësimin e punës së Autoritetit të Konkurencës për vitin 2007”,  projektrezoluta “Për vlerësimin e punës së Bankës së Shqipërisë për vitin 2007” dhe “Për vlerësimin e punës së Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare për vitin 2007”.

Kuvend, Leskaj: Gerdeci krim shteteror, Berisha te raportoje me shkrim

Ora 18:55 - Kryetarja e Grupit parlamentar te PS Valentina Leskaj ka deklaruar ne Kuvend se i qendron ende kerkeses per raportimin me shkrim te kryeministrit Berisha mbi ngjarjen e Gerdecit. Sipas Leskaj  Gerdeci ehte nje krim shteteror dhe ne kete menyre berisha duhet te raportoje ne Kuvend per te treguar per ngjarjen. “Gerdeci dhe ajo fare ndodhi atje nuk mund te mbulohet me 3 arrestime pasi ngjarja ishte teper e rende dhe per kete kryeministri Sali Berisha duhet te raportoje ne Kuvend”, tha Leskaj.

Kuvend, Brace per rritjen e cmimeve: Berisha nuk kompensoi asnje shqiptar

ORA 18:40 - Nenkryetari i grupit Parlamentar te PS Erjon Brace ka deklaruar ne Kuvendin e Shqiperise se kryeministri Sali Berisha po vazhdon te mashtroje popullin per gjendjen ekonomike. Sipas Braces, deklarata e Berishes ne Sarande se do te kompensoje cdo qindarke per rrijtjen e cmimeve edhe nje genjeshter. Sipas tij tashme cdo produkt ushqimor ka kaluar limitin duke kaluar ne shifra teper te larta. Ne kete pike Brace tha se inflacioni ehte shume here me larte se sa eshte deklaruar dhe per kete qeveria eshte fajtore.

Ulqini per raportin e “Freedom House”: Raporti kritika per qeverine

ORA 18:30 - Deputeti i Partise Socialiste Musa Ulqini gjate fjales se tij ne “60 minuta diskutim i lire” ka reaguar per raportin e “Freedom House” e cila tha se shtypi shqiptar ndodhet nen presionin politik dhe ekonomik. Ne lidhje me kete raport ulqini theksoi kritikat mbi qeverine e cila po ben presion mbi mediat dhe shtypin e lire. Sipas Ulqinit kjo gje vertetohet nga raporti i “Freedom House” raporti i se ciles e rendit Shqiperine ne vend te 105 pas Senegalit dhe para Kongos, ne nje liste me 195 shtete, nderkohe qe fqinjet tane ballkanike Serbia, Mali i Zi e Maqedonia jane disa vende me siper.

(Burimi:Balkanweb)
 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com