Politika

Home Page > Politika

Tenderi i kartave, fituesi, me mungesa nė dokumentacion

Fri, 28 Mar 2008 00:18:00
Photo
Article by:
Webmaster
 
Reagimi i Nishanit ka ardhur pas shfaqjes në media të një videoje ku përfaqësuesi i kësaj firme, gjatë zhvillimit të tenderit ka pranuar se nuk disponojnë modelet e kartave, që duhet të ishin prej material polikarbonati. "Jo vetëm për kompaninë "SAGEM" por për të gjitha kompanitë, mënyra se si është bërë vlerësimi është e hapur për ju dhe publikun e po ashtu për kompanitë e interesuara. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave niset mbi bazën e dokumentacionit, momenti i parë i kualifikimit bëhet mbi bazën e shqyrtimit të dokumentacionit ligjor, që është pjesa themelore. Në rast se ndonjë kompanie do t'i mungonte dokumentacioni ligjor, apo nuk do të kishte një dokumentacion që është ligjërisht e pastër, apo që është i ligjshëm aktiviteti i saj nuk do të merrej më tej në shqyrtim. Ne nuk kemi asnjë dokument zyrtar, i cili të tregojë se kompania në fjalë ka probleme me ligjin, apo ka pasur probleme me ligjin diku në ndonjë vend. Çështjet e interpretimeve, që kanë të bëjnë me problemet e administratës së një vendi të caktuar, unë besoj se nuk i takojnë administratës shqiptare",- tha Nishani.


***

"Kartat e paraqitura dje nga Nishani, nuk janë ato që kërkohen sipas kritereve të tenderit"


 

Kompania "SAGEM" nuk ka paraqitur mostra të kartave që kërkoheshin në tenderin e zhvilluar nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe një fakt i tillë pranohet gjatë hapjes së zarfeve edhe nga përfaqësuesi i këtij subjekti, në prani edhe të konkurrentëve të tjerë në këtë tender. Në pamjet filmike tregohet se vetë përfaqësuesi i firmës "SAGEM" ka pranuar gjatë zhvillimit të tenderit, që nuk patën kohë që të përgatisnin specimenet e kartave me polikarbonat. Ai është justifikuar duke thënë se gjatë transportit me avion, mostrat që duhet të paraqiste në Tiranë ishin dëmtuar dhe për këtë arsye i kishte zëvendësuar me disa të tjera. Kjo gjë është vënë re edhe nga zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i cili ka bërë hapjen e zarfeve. Por ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka paraqitur gjatë ditës të djeshme mostrat e kartave të sjella nga ana e kompanisë "SAGEM", pikërisht ato mostra të cilat nuk janë konform kërkesave të këtij tenderi. Sipas specialistëve të teknologjisë, kartat e bëra publike nga ana e ministrit gjatë ditës së djeshme nuk janë me material polikarbonat dhe me ÇIP hibrid, siç kërkohet specifikisht në kriteret e tenderit.

***


Mostra e kartës me material polikarbonat me hibrid ÇIP (pra me cipë elektronike) i personalizuar, pra me figurën dhe të dhënat e një njeriu të çfarëdoshëm për shembull, duhej që të ishin në një numër prej 15 copë. Nishani paraqiti dy karta të bardha, me material PVC jo polikarbonat, sipas specialistëve të kësaj fushe, ndërsa tha se janë hibrid ÇIP, por që realisht janë me një. Paraqiti dhe një kartë me polikarbonat me 1 çip.

Këtë fakt, në momentin e paraqitjes së dokumenteve në tender e pranon dhe përfaqësuesi i "SAGEM". Nëse i referohemi pamjeve filmike të zhvillimit të tenderit, përfaqësuesi i firmës "Sagem" pranon se mostrat e kartave nuk janë siç kërkohen, për shkak se kompania nuk ka patur kohë t'i përgatisë. Pra, sipas kritereve të kësaj gare duhet që të paraqiteshin vetëm 15 copë specimene polikarbonat hibrid të personalizuar. Sipas burimeve të gazetës, "SAGEM" paraqiti një mungesë të theksuar në paraqitjen e këtyre mostrave dhe një fakt i tillë, është ekspozuar gjatë ditës së djeshme edhe nga ministri Nishani.

***


Në deklaratën e bërë gjatë ditës së djeshme nga ministri Nishani është deklaruar se kompania "SAGEM" është brenda kritereve të përcaktuara nga ligji shqiptar. Por historiku i kësaj kompanie, që ka pasur aktivitet të saj në Nigeri, të ngjashëm me atë që kërkohet edhe në koncesionin e Ministrisë së Brendshme, është i errët. Për të plotësuar kërkesën e koncesionit lidhur me eksperiencën, "SAGEM" ka paraqitur 26 faqe me materiale që tregonin për një punë të tyren të zhvilluar në Nigeri, ku kishte bërë kartat e identitetit. Por kjo punë e bërë nga "SAGEM" ka rezultuar si një dështim pasi ka sjellë një valë arrestimesh dhe dënimesh të zyrtarëve vendas, por edhe të atyre të vetë kompanisë, për probleme në tender dhe në vetë kartat e identitetit. Dy ministra të qeverisë së Nigerisë janë dënuar për marrje ryshfeti. Sidoqoftë, u zbulua se agjentët e "SAGEM" në Nigeri, përfshirë menaxherin e zonës dhe të sistemeve të identifikimit, Jean Pierre Delarue, qytetar francez dhe Niyi Adelagun, organizuan dhe zbatuan një skemë ku paratë do t'i shkonin zyrtarëve të lartë të shtetit. Christophere Agidi, ish-drejtor i "DNCR" dhe një aktor kryesor në skemën e ryshfeteve është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar. Komisioni thotë se po bëhen përpjekje për ta ekstraduar në Nigeri, për të marrë pjesë në hetimin e komisionit.

Skndali korruptiv

"SAGEM-it" në Nigeri i ishte caktuar një kontratë prej 214 milionë dollarësh nga qeveria e Nigerisë, në vitin 2001, për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit. Në 2003, u zbulua edhe skandali i këtyre kartave të identitetit, ku shumë zyrtarë të lartë përfunduan në burg për marrje ryshfetesh në shuma kolosale. Kjo firmë ka pasur edhe një eksperiencë në Kosovë, por edhe aty nuk ka rezultuar e suksesshme. UNMIK e kontraktoi këtë kompani franceze, për të sjellë pajisjet dhe sistemin e regjistrimit të gjurmëve të gishtërinjve të popullsisë. Pajisjet dhe sistemi i saj dështuan, duke bërë anulimin e procesit. Zyrtarët që supozohet të kenë mbledhur shuma kolosale parash në monedha vendase dhe të huaja, përfshijnë ata që vijojnë duke përfshirë ish-ministrin e Punëve të Brendshme, ish-Ministrin e Shtetit dhe Ministrin aktual të Punëve të Brendshme, ish-Sekretarin e Përkohshëm, ministrin aktual të Punës dhe Prodhimtarisë dhe Sekretarin aktual të përkohshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sidoqoftë, u zbulua se agjentët e "SAGEM" në Nigeri, përfshirë menaxherin e zonës dhe të sistemeve të identifikimit, Jean Pierre Delarue, qytetar francez dhe Niyi Adelagun, organizuan dhe zbatuan një skemë ku paratë do t'i shkonin zyrtarëve të lartë të shtetit. Christophere Agidi, ish-drejtor i "DNCR" dhe një aktor kryesor në skemën e ryshfeteve është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar. Komisioni thotë se po bëhen përpjekje për ta ekstraduar në Nigeri, për të marrë pjesë në hetimin e komisionit.
 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com