Sipas burimeve zyrtare pranë këtij
institucioni, mësohet se prokurori ushtarak pranë grupit
hetimor të ngjarjes së Gërdecit, Petrit Bici, ka
marrë deklarimet e lira të Jaupajt dhe pyetjen e tij, në
cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.
"Shkak për marrjen e deklarimit të tij është
bërë një projekt i financuar nga Departamenti i
SHBA-së gjatë vitit 2007 për asgjësimin e
municioneve detare dhe të aviacionit, projektky që kap
shifrën e 2950 tonëve municione, mes të cilëve edhe
fishekë",-bëjnë me dije burime nga prokuroria e
Tiranës.
***
Duke shtuar dyshimet për përdorjen e
Gërdecit për trafik të mundshëm municionesh,
prokuroria e Tiranës po mbledh dëshmi dhe dokumente për
të hedhur më shumë dritë mbi këtë
çështje. Burime të prokurorisë bëjnë me
dije se edhe Jaupaj është marrë në pyetje për
trafikun e dyshuar të fishekëve, prej të cilit janë
kërkuar raportet që ata kanë mbajtur për
transportimin e ngarkesave të nisura nga Rinasi me fishekë
drejt vendeve të shitjes. Sipas tyre, komandanti i Forcave Ajrore,
AstritJaupaj, pranë prokurorisë ka depozituar edhe një
sërë shkresash, si raporte shërbimi, procesverbale
të ngarkesave të transportuara me avion dhe urdhrat e
lëshuara nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me
zbatimin e kontratës së MEICO-s me shoqëritë e
shitjes së armëve. "Gjatë deklarimit të tij,
komandant Jaupajt i janë sekuestruar një sërë
dokumentesh, që tregojnë për sasinëe municioneve
dërguar në Gërdec, pranë fabrikës së
çmontimit të këtyre municioneve dhe procesverbalet e
nisjes së ngarkesave për jashtë
Shqipërisë",-thuhet nga akuza.
***
Për të mos cënuar sekretin
hetimor, prokurorët e grupit të hetimit nuk japin shumë
detaje në lidhje me deklarimet e komandantit të Forcave
Ajrore, duke u shprehur se po verifikohen të gjitha dokumentet
për të gjetur elementë të mundshëm të
veprës penale të "trafikut të armëve", që
më pas dosja të dërgohet për mos kompetencë
pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas
prokurorisë, vetëm gjatë vitit 2007, në punishten e
fshatit Gërdec janë dërguar nga ana e Ministrisë
së Mbrojtjes një sasi prej 6 486 ton fishekë të
kalibrit 7.62 mm deri në 14.5 mm. "Në këtë
kontingjent të armëve ka pasur edhe fishekë të
kalibrit 37 mm me gëzhojë tunxhi",-thuhet nga akuza, që
vërtetojnë dëshmitë e botuara në gazetën
"Shekulli" të punëtorëve të kësaj fabrike
që tregojnë se kanë paketuar fishekë që
janë transportuar jashtë Shqipërisë. Nga ana
tjetër, deri ditën e aksidentit, në Gërdec
janë dërguar për demontim edhe 8765 ton municion, duke e
çuar në 41 për qind të të gjitha municioneve
të destinuara për demontim gjatë periudhës
2005-2005, kompanisë së Mihal Delijorgjit.
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm sqaron urdhrin për dërgimin e fadromistit në Gërdec
Dëshmia e Hoxhës: Fajin e ka ish-ministri
TIRANË- Grupi hetimor i prokurorisë
së Tiranës, vetëm pak ditë pas shpërthimit
të Gërdecit ka "sjellë" në prokurori për
të dhënë shpjegime disa ushtarakë të
lartë të Shtabit të Përgjithshëm të
Forcave të Armatosura, mes të cilëve edhe ushtarakun
më madhor në vend, gjeneral Luan Hoxhën. Ky i fundit,
për herë të dytë është rimarrë
në pyetje, tashmë në cilësinë e personit
që ka dijeni për ngjarjen, duke dhënë shpjegime
në lidhje me urdhrat e lëshuara nga ministri i Mbrojtjes dhe
vendimet e nxjerra prej tij për Gërdecin.
Sipas
këtyre burimeve, mësohet se gjeneral Hoxha është
pyetur për rreth 6 orë në prokurori, nga zvprokurori
Genc Qano, ku mësohet se nuk i ka lëvizur një presje
deklarimit të tij të parë, ku të gjithë fajin
për këtë ngjarje ia hedh ministrit të Mbrojtjes,
Fatmir Mediu. "Ka qenë ora 19:30, e dy netëve më
parë kur Hoxha i shoqëruar nga shoferi i tij personal dhe pa
uniformën e ushtarakut ka kaluar derën e Prokurorisë
së Tiranës, pas fletë-thirrjes dërguar nga grupi
hetimor. Ai është pyetur për të sqaruar disa urdhra
të firmosura nga ai dhe kompetencat e tij, në lidhje me
caktimin e Gërdecit si zonë për ngritjen e fabrikës
dhe mbikëqyrjen që Shtabi i Përgjithshëm kishte mbi
këtë repart të "privatizuar" nga shoqëria
"Albademil",- bëjnë me dije burime të prokurorisë.
Sipas këtyre burimeve, mësohet se gjeneral Hoxha ka sqaruar
se: "Shtabi i Përgjithshëm nuk është pyetur
për vend -caktimin e ngritjes së kësaj fabrike,
ndërsa ka bërë me dije rastin e kundërshtimit
të Bërzhitës si opsion. Ne nuk jemi pyetur për
Gërdecin dhe na është hequr përgjegjësia e
mbikëqyrjes së këtij reparti ushtarak dhe krijimin e
kushteve tëpunës dhe sigurisë fizike të
punonjësve",-mësohet të ketë thënë Hoxha,
i cili rreth orës 1 pas mesnate të ditës së
martë ka dalë nga dera e prokurorisë.