|
Home Page >
Politika |
NYT: Skandali i furnizimit me armė tė ushtrisė Afgane, nėn mbrojtjen amerikane |
|
Thu, 27 Mar 2008 23:45:00
 |
|
|
 Photo |
|
|
|
Article by:
Webmaster
|
|
|
|
|
|
|
|
Që prej vitit 2006, kur kryengritjet afgane u
intensifikuan, qeveria Afgane u bë e varur nga ushtria amerikane,
dhe mbështetja u dha më shumë në luftën
kundër Al Qaedas dhe Talebanëve.
Por për të armatosur forcat Afgane, të
cilat kanë qenë edhe udhëheqësit e kësaj
lufte, ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e një
kompanie të udhëhequr nga një 22-vjeçar.
Me një kontratë nga SHBA, të vlefshme 300
milionë dollarë, kompania AEY Inc., e cila operon e
paregjistruar në një zyrë në Miami Beach, u bë
furnitori kryesor i ushtrisë afgane dhe forcave të
policisë.
Që atëherë, kompania ka furnizuar municion
që është shumë i vjetër, mbi 40 vjet, dhe
i demontuar nëpër arka. Municioni është
vëzhguar nga vetë gazetarët e New York Times
ndërkohë që është konfirmuar edhe në
intervistat me zyrtarë Amerikanë dhe Afganë.
Shumica e municioneve ka ardhur nga rezervat e vjetra
të bllokut komunist, dhe është konsideruar e pasigurt
dhe e pavlefshme nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga NATO.
Për ta asgjësuar këtë municion
të rrezikshem per jeten e njerzve, janë
vënë në dispozicion miliona dollarë.
Në blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar
gjithashtu me ndërmjetës dhe një kompani demontimi,
që në listën e rezervës federale rezulton si
kompani ilegale e lidhur me trafikimin e armëve.
Për më tepër, miliona nga këto
pushkë dhe armatime janë prodhuar në Kinë, duke e
qenë kështu të ndaluara sipas ligjit amerikan.
Presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, është
rregjistruar fshehtaz në një bisedë që tregon
qartë korrupsionin në blerjen e më shumë se 100
milionë armatimeve në Shqipëri.
Këtë javë, pas hetimeve mbi
performancën e kompanisë AEY nga ‘The Times’,
Ushtria mënjanoi kompaninë nga çdo lloj kontrate
federale, dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar duke thënë
se armët ishin Hungareze dhe jo kineze.
Z. Diveroli, i kapur me telefon në një intervistë, tha se ai nuk kishte dijeni për këtë ngjarje.
Problemet me municionin ishin evidente në vende si
Nawa, Afganistan, një vend afër kufirit me Pakistanin, ku
një zv/kolonel Afgan bëri ekspertizën e arkave me
fishekë dhe armatime. Menjëherë pasi municioni kishte
arritur atje, arkat shpërthyen dhe municioni doli jashtë duke
zbuluar se ishte me të vërtetë municion i prodhuar
në Kinë në vitin 1966.
“Ky ishte municioni që ata na jepnin për
të luftuar” – tha koloneli, Amanuddin, i cili si
shumë të tjerë afganë ka vetëm një
emër. “Ky municion na bëri të shqetësoheshim,
pasi ishte shumë i vjetër, dhe municioni pas shumë
dekadave bëhet më pak i fuqishëm, dhe shumë më
pak i sigurtë.
AEY është një kompani mbrojtjeje e panjohur
më parë, e cila ka lulëzuar që prej vitit 2003, kur
Pentagoni mori vendimin të shpenzojë miliarda dollarë
për të trajnuar dhe dërguar forca në Afganistan dhe
Irak. Është një kompani e dalë nga errësira
dhe duket se është një sukses i pashembullt i
administratës së Bush-it, dhe strategjisë së tij
së luftës.
Duke hetuar mbi të kaluarën e kompanisë AEY,
nëpërmjet intervistave të bëra në shumë
vende të botës, duke investiguar mbi shumë dokumeta
konfidencialë qeveritarë dhe duke ekzaminuar një
pjesë të municionit, u bë e qartë se
‘Ushtria’ nën presionin e lartë të
Pentagonit për të furnizuar trupat afgane me municion, lejoi
një kompani të pakonsoliduar të futej në botën
e errët të tregtisë ndërkombëtare të
armëve. Kjo kompani arriti të futej lehtësisht në
këtë treg me ndihmën e Pentagonit, me një
kontratë të shkruar shumë të paqartë me pak
kufizime.
Pas pezullimit të punës, AEY është
nën investigim nga Departamenti i Mbrojtjes dhe nga forcat e
Imigrimit, rreth cilësisë dhe origjinës së
municioneve që ajo furnizonte, si dhe për korrupsion e tregti
të jashtëligjshme.
Z. Diveroli në një intervistë të
shkurtër telefonike, hodhi poshtë zërat për
mashtrime: “Unë e di se kompania ime bën çdo
gjë shumë mirë”- tha ai.
Ai gjithashtu sugjeroi që aktiviteti i tij të
mos bëhej objekt publik. “AEY është duke punuar
nën një projekt të Departamentit të Mbrojtjes.
Unë nuk dua të flas për detajet” – tha ai.
Pyetjet në drejtim të tij, ai ja dha një
avokati, Hy Shapiro, i cili ktheu këtë përgjigje me
e-mail: “Ndërkohë që AEY po punon me shumë
intensitet për të përmbushur detyrimet që ka sipas
kontratës me Ushtrinë Amerikane, drejtuesit nuk kanë
kohë për tu ulur në diskutime për detaje”.
Si pjesë e pezullimit të punës në
kompaninë AEY, as Z. Diveroli as kompania e tij nuk mund të
marrin më përsipër punë nga shteti federal, derisa
të zgjidhen lidhjet e saj me Ushtrinë e USA.
Por atij mund ti lejohet të furnizojë municionin
që ka në kontratë për Afganistanin, sipas një
ligji ndërkombëtar të ushtrisë.
Nga ana tjetër, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir
Mediu, i cili la detyrën e tij si ministër pas
shpërthimit të depos, nuk pranon korrupsionin në shitjen
e armëve.
Një kompani e vogël amerikane ndërton një biznes global
Një djalosh i ri, 25- vjeçar, David M.
Packouz, ishte zv/president në kompaninë AEY, dhe
është licencuar si masazhit.
Në muajin Janar, komandot amerikane në Kabul,
të shqetësuar nga municionet e pasigurta që sillte
për ta AEY, kanë kontaktuar ‘Army’s Rock Island
Arsenal”, në Illinois, dhe kërkuan përfundimin e
kontratës me AEY. Komandot që shërbenin në
‘Army Sustainment Command,’ pasi u takuan me
përfaqësues të AEY në fund të Shkurtit,
thanë se kishin kërkuar të ulnin sasinë e
municioneve që vinin për në luftë, për shkak
të standardit që ato kishin.
Por menjëherë pas takimit, AEY dërgon
një tjetër anije me të paktën 1 milionë
fishekë në Afganistan. Koloneli David G. Johnson, nga
departamenti i sigurisë, tha se armatimi ishte jashtë
standardit dhe shumë i papërshtatshëm për luftim.
“Ne nuk jemi të kënaqur nga mënyra se si ai
municion u soll këtu” – tha kolonel Johnson.
Shumë zyrtarë thanë se problemi mund
të ishte shmangur nëse Ushtria amerikane do të kishte
bërë një kontratë të qartë për
kontraktonin.
Dokumentet publikë tregojnë se kontratat e
AEY-së që prej vitit 2004 kanë qenë të
vlefshme më shumë se 1 e treta miliardë dollarë. Z.
Diveroli vendosi vlerë më të lartë; ai deklaroi se
arrin të fitojë më shumë se 200 milionë
dollarë në këtë biznes çdo vit.
Shumë oficerë të lartë dhe
zyrtarë të qeverisë, të cilët duhet të
mbeten anonim për shkak të investigimit, kanë
bërë të qartë se si Z. Diveroli dhe një grup
njerëzish të papjekur, të cilët nuk i kanë
arritur as të 20-tat, dhe pa mbaruar asnjë shërbim
ushtarak apo shkollë të ngjashme, futen në një
biznes të tillë me përmasa qeveritare.
“Shumica prej nesh ngrejnë pyetjen, Si ja
kanë arritur të futen në këtë biznes?”-
tha një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Një kompani ambicioze
Kryengritjet e rebelëve Afganë alarmuan
Pentagonin në vitin 2006, dhe njësia Amerikane që
trajnon dhe mbështet forcat Afgane kërkoi një sasi
shumë të madhe municioni tek Komanda e logjistikës
së Ushtrisë.
Porosia ishte për 53 tipe të ndryshme
municionesh: karabina, pistoleta, fishekë, granata dore, raketa,
plumba shotgani, murtajë, tanke e shumë të tjera. Si
fillim forcat afgane kanë përdorur armë të
prodhuara në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të thoshte se shumica
e municionit nga lista e paraqitur duhej të blihej diku
jashtë nëpër botë.
AEY ishte një nga 10 kompanitë që ka
dhënë ofertën për tu futur në këtë
biznes në fund të shtatorit 2006, dhe pikërisht në
fund të afatit kohor të fendosur nga Departamenti i Shtetit
Amerikan.
Michael Diveroli, i jati i Efraimit, ka themeluar
kompaninë në vitin 1999, kur Efraim ishte vetëm 13
vjeç. Për disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal
dhe Michael Diveroli, ishte i vetmi punonjës i kompanisë AEY.
Në vitin 2004, AEY fut në skenë Efraim
Diverolin, në atë kohë vetëm 18 vjeç, si
oficer me 1% të aksioneve.
I riu Diveroli me një eksperiencë të
vogël pune në municione kishte punuar më parë
në një kompani në Los Angeles, Botach Tactical, e cila
merrej me furnizimin me armë të ushtrisë, dhe që
ishte nën pronësinë e xhaxhait të tij, Bar- Kochba
Botach.
Z. Diveroli ndërpreu intervistën kur u pyet
për Botach Tactical. Ndërkohë Z. Botach, në
një intervistë telefonike, tha se të dy si Michaeli dhe
Efraim Diveroli kishin punuar pak kohë për të, por
më vonë duke parë intensitetin e kontratave qeveritare
për furnizimin me armë, me fillimin e luftës, ata
themeluan kompaninë e tyre dhe u ndanë më vete.
“Ata më lanë dhe morën te
kompania e tyre edhe një pjesë të klientëve të
mi” – tha ai. “Ata sigurisht që thanë: Pse
duhet të punojmë për Botach? Kur mund ta bëjmë
vet këtë punë”.
Kur Efraim Diveroli u bë pjesë e
AEY-së, filloi të bëhej shumë agresiv për
të kapur kontratat e qeverisë amerikane.
Ai fitoi 126 000 dollarë për furnizimin me
municione dhe materiale të Forcave Speciale; të Departamentit
të Energjisë, të Agjencisë për Mbrojtjen e
Ambientit; për Administratën e Sigurisë dhe
Departamentin e Shtetit.
Në vitin 2005, kur Z. Diveroli u bë
president i AEY-së, në moshën 19 vjeçare,
kompania bënte oferta në të gjitha agjencitë
qeveritare për të furnizuar me armë, helmeta, boma,
bateri për makinat X-ray- për ndihmat amerikane në
Pakistan, Bolivi dhe kudo tjetër.
Koloneli i moshuar Amanuddin ka survejuar municionin kinez
të vjetër 42 –vjeçar që furnizonte AEY
në Afganistan.
Kjo kompani ka furnizuar gjithashtu ushtarët
amerikanë në Irak, biznes i vlefshëm 5.7 milionë
dollarë.
Dy zyrtarë amerikanë të përfshinë
në kontratën e Bagdatit thanë se AEY krijoi
menjëherë një reputacion të keq. “Ata nuk
ishin të besueshëm, dhe sillnin municion shumë të
rrezikshëm”- tha njëri prej tyre, i cili kërkoi
që emri i tij të mbahej anonim, pasi nuk ishte i autorizuar
të fliste me reporterët.
Nga ajo kohë, presionet kanë arritur deri te
jeta e Efraim Diverolit. Në nëntor 2005, një grua e re
mori një urdhër për mbrojtjen e tij në “Dade
Country Circuit Court”.
Gruaja në fakt nuk u paraqit në gjyq, dhe
lidhjet e saj me Diverolin asnjëherë nuk ecën. Por
në letrat e gjyqit, gruaja tha se pasi marrdhëniet e saj me
Z. Diveroli u mbyllën, ajo kishte marrë disa mesazhe
kërcënuese.
Sipas të dhënave, sjellja e tij ndaj
kësaj gruaje ishte shumë arrogante. “Herën e
parë kur kanë pasur një debat ballë për
ballë, ai e ka shtyrë dhe hedhur në dysheme dhe i ka
kërkuar të mos ikë”. Herë të tjera,
sipas saj, Z. Diveroli erdhi në shtëpinë e saj nën
efektin e pijes, dhe ka goditur dyer e dritare”.
Gruaja ka deklaruar në gjykatë se sjellja e tij e ka frikësuar dhe se nuk duhej anashkaluar nga policia.
Z. Diveroli foli me shumë bindje në gjyqin e
sigurisë. “Unë jam Presidenti dhe i vetmi punonjës
zyrtar i biznesit tim” – shkruajti ai në gjyqin e
datës 8 Dhjetor, 2005. “Biznesi im është i
një rëndësie të madhe për vendin pasi unë
jam i licencuar nga Mbrojtja e SHBA-së, për të
mbështetur luftën kundër terrorizmit në Irak, dhe
po bëj ç’është e mundur për të
furnizuar trupat me armatime dhe paisje luftarake”.
Vështirësitë e Z. Diveroli filluan kur
AEY po përpiqej të fitonte kontratën më të
madhe qeveritare të bërë ndonjëherë.
Në 26 nëntor 2006, policia e Miami Beach
është thirrur në godinën e tij për të
zgjidhur një keqkuptim midis tij dhe të dashurës. Sipas
raportit të policisë, ai e ka kërcënuar atë
“e ka zhveshur dhe i ka kërkuar të dilte
jashtë”.
Dëshmitarët kanë thënë
në polici se Z. Diveroli e ka zvarritur atë më pas nga
korridori në apartamentin e tij. Policia e gjeti gruan duke
qarë; por ajo para policisë tha se Diveroli nuk e kishte
zvarritur, kështu që ai nuk u dënua për
këtë.
Në datën 21 dhjetor, 2006, policia
është njoftuar prapë për të shkuar në
shtëpinëe tij pasi Z. Diveroli dhe zv/presidenti i AEY-s,
David M. Packouz, ishin duke u grindur me rojen e parkingut.
Sipas policisë, sherri filloi pasi roja refuzoi
ti jepte Z. Diveroli çelsat e tij dhe Z. Diveroli hyri në
garazh për ti marrë ato me forcë. Një
dëshmitar tha se Z. Diveroli dhe Z. Packouz të dy kanë
qëlluar mbi rojen; policia kishte fotografuar burrin, mbi të
cilin dukeshin qartë shenja dhune në kurriz dhe në
fytyrën e tij.
Kur policia kërkoi Z. Diveroli, ata panë se
patenta e tij ishte me moshë 4 vjet më të madhe, dhe kjo
me synimin për të blerë alkool, pasi mosha e tij ishte
minoren. Ditlindja e tij ishte një ditë më parë.
“Mua nuk më duhet më kjo
patentë” – tha ai në polici. “Tani jam 21
vjeç”.
Z. Diveroli është akuzuar për prapësira, krime, agresivitet dhe fallcifikim dokumentesh.
Akuzat e tij e vunë biznesin e tij në rrezik. Z.
Diveroli kishte një licencë me SHBA-në, e cila duhej
për punën e tij. Me një akuzë për krim,
licenca mund të anullohej.
(Z. Packouz gjithashtu ishte i mbushur me akuza, por
më vonë ato u hodhën poshtë; ai refuzoi të
intervistohej për këtë. Për të shmangur
ndonjë kundërshti në raportim, Z. Diveroli u fut në
një qendër rehabilitimi në Maj 2007, gjë që e
shpëtoi atë nga gjyqi).
Një i afërm pagoi Z. Diveroli për 1000
dollarë si garanci pasi kontrata e tij për furnizimin me
armë të Afganistanit për konkretizohej.
Që të pranohej, sipas ligjit kompania duhej
të ishte një “kontraktor i
përgjegjshëm”, dhe për këtë duhej
të bëheshin ekzaminimet financiare, të kishte kapacitete
transporti, një background të pastër në
përputhje me ligjin dhe të ishte kompani serioze.
Një javë pasi i afërmi pagoi
garancinë, ‘Banc of America Investment Services’
në Miami lëshoi për Z. Diveroli një letër ku
vërtetohej se kompania e tij kishte para ‘cash’
të mjaftueshme për të blerë municione me sasi
të madhe. U tha se AEY kishte në llogari 5,469,668.95
dollarë.
AEY e fitoi kontratën në Janar 2007. Të
pyetur pse zgjodhën AEY, Komanda e Ushtrisë u përgjigj
me shkrim se: “Oferta e AEY ishte më e mira për
qeverinë”.
Armatimet e bllokut Lindor
Si Ushtria Amerikane (Army) ashtu edhe AEY i kanë
mbajtur sekret blerjet e municioneve. Ata e kanë quajtur një
çështje konfidenciale, dhe nuk kanë dhënë
asnjë informacion se ku blihej municioni, për
çfarë çmimi dhe sasie.
Por faktet e dhëna nga një zyrtar hidhnin
dyshime mbi performancën e kompanisë, si kompani që
merrej me trafikimin e armëve në Europë. Raporti
tregonte se AEY merrte armë nga rezervat e armëve në
bllokun lindor, përfshirë Shqipërinë,
Bullgarinë, Republikën Ceke, Hungarinë, Kazakistanin,
Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë.
Armatimi ripaketohej në mënyrë që
të mos dukej si i vjetër. Disa ishin me cilësi më
të mirë, por kishte të tjera që ishin jashtë
përdorimit.
Kontrata që kishte bërë Ushtria Amerikane
(Army) me AEY nuk kishte përcaktuar qartë dallimin midis
llojeve të municioneve.
Kur SHBA ose NATO blejnë municione për nevojat e
tyre, përcaktojnë qartë edhe standardet që duhet
të ketë municioni përfshirë prodhimin, paketimin,
ruajtjen, testimin dhe transportin.
Standardet janë të ndara sipas armatimeve pasi
ka municione që prishen. Me kalimin e kohës, armatimet dhe
eksplozivët degradojnë, dhe pjesa e jashtme merr ngjyrë
tjetër. Kushtet e mjedisit – lagështia, ndryshimi i
temperaturës, lëkundjet etj – përshpejtojnë
ndryshkjen duke i bërë municionet më pak të
sigurta.
Rregullat e NATO-s kërkojnë që municioni
të testohet vazhdimisht gjatë jetës së tij; dhe
test rregjistrohet.
Për fishekët e pushkëve, testimi fillon
që në moshën 10 vjeçare, sipas Peter Courney
–Green, shef i municioneve në Zyrën e NATO-s.
Bashkimi Sovjetik, i cili ka përcaktuar municionin
që ka blerë AEY, ka zhvilluar të njëjtat testime,
të cilat janë akoma në përdorim. Por kur Ushtria
amerikane (Army) shkruajti kontratën për Afganistanin, nuk
mori parasysh as standardet e NATO-s as ato të Rusisë.
Në kontratë është shkruar vetëm se municionet
duhet të jenë ‘të fortë dhe rezistentë
në të gjitha njësitë pa kualifikim”.
Se çfarë do të thotë kjo nuk mund
të përcaktohet. Një zyrat në Komandën
Mbështetëse të Ushtrisë (Army) tha se municionet
ishin për armë të huaja, dhe e rëndësishme
ishte që fishekët të futeshin në armë.
“Nuk është kërkuar asnjë testim,
dhe nuk ka limit vjetërsie” – tha Michael Hutchison,
drejtori i komandos për blerjen. “Përderisa municioni
nuk është për inventarin e SHBA-së, Ushtria (Army)
nuk ka pse kërkon standarde cilësie apo paketimi për
këtë municion” .
Kur blihej ky municion, Z. Hutchison tha se, Ushtria
kufizohej nga standardet që vinte “klienti”- dmth
njësia e Ushtrisë në Afganistan. Dhe sipas tij,
“klienti” nuk kishte vënë as kritere
vjetërsie as testime për municionin.
Me këto standarde të paqarta në dorë,
AEY e kishte rrugën të hapur. Stacioni i parë ishte
Shqipëria, një shtet i pakalueshëm gjatë
kohëve sovjetike, që tani kërkon ti bashkohet NATO-s.
Në Shqipëri ka sasira të mëdha stoku municionesh,
të prodhuara nga Kina në vitin 1960-1970.
Cilësia e rezervave të armatimeve ndyshon
shumë, tha William D. G Hunt, një oficer britanik tashmë
i dalë në pension, i cili ka pasur në ngarkim të
gjithë armatimet e Ministrisë së Mbrojtjes së
Shqipërisë nga viti 1998 deri në vitin 2002. Sipas tij
të paktën 90% e rezervave në Shqipëri janë
më shumë se 40 vjeçare.
“Nëse do të kërkohej një raport
unë dyshoj se shumica e municionit do të ishte jashtë
standardit” – tha ai.
Kjo firmë e vogël amerikane e cila u fut në
këtë biznes global nuk kaloi pa probleme për
Shqipërinë, kur depua shpërtheu në afërsi
të Tiranës, duke vrarë të paktën 23 persona,
plagosur 300 të tjerë dhe duke shkatërruar qindra
shtëpi.
Para se kontraktorët eUshtrisë Amerikane filluan
të blejnë nga këto depo, municionet Shqiptare ishin
në listën e asgjësimit nga NATO dhe Perëndimi.
Gjatë vitit2007, SHBA ka kontribuar me 2 milionë dollarë
për të asgjësuar armët e kalibrit të
vogël dhe 2,000 ton municione shqiptare, sipas Departamentit
Amerikan të shtetit.
Një Program i NATO-s që përfundoi në
fund të vitit të kaluar, kishte në plan
shkatërrimin e armëve në 16 vende lindore. Ajo ka
dhënë 10 milionë dollarë për të
shkatërruar 8700 ton municion të vjetruar. SHBA kontribuoi
gjithashtu me 500 000 dollarë në këtë program.
Midis armëve të shkatërruara ishin 104 milionë
fishekë 7.62 milimetëra, që janë ekzaktësisht
municionet që AEY bleu nga Shqipëria.
Shqipëria ofroi shitjen e 10 milionë
fishkëve të prodhuar para vitit 1950. Pas testeve, një
përfaqësues i AEY mori 1000 fishekë për ti
asgjësuar. Kjo sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisë
së eksportit në kohën e shitjes.
Sipas të dhënave, AEY bleu më shumë se
100 milionë fishekë me urdhrin e Pentagonit. Municioni sipas
listës së paketimit daton në vitin 1960.
Kompania kontraktoi gjithashtu një biznesmen lokal me
emrin Kosta Trebicka, për të hequr municionin nga arkat e
vjetruara prej druri dhe duke i vendosur në kuti metali hermetike-
sipas standardit ushtark të paketimit që mbron municionet nga
lagështia dhe plasja, si dhe lehtëson transportin.
Kane raportuar: C. J Chivers raportoi nga Nawa,
Afganistan, Russia dhe Ukraina; Eric Shmitt raporton nga Washington dhe
Miami Beach; dhe Nicholas Wood nga Tirana. Nw raportim ka kontribuar
dhe Alain Delaqueriere dhe Margot Williams nga New York, James Glanz
nga Baghdad, dhe Stefanos Evripidou nga Qipro. |
|
|
|