Gërdeci ka qenë qendra e tregtisë
së armëve gjatë 3 viteve të fundit. Të
dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes evidentojnë se
rreth 41 për qind e të gjithë armëve që
kanë dalë nga depot e ushtrisë, që prej vitit 2005
deri në shkurt të vitit 2008, kanë patur destinacion
fabrikën e vdekjes në Gërdec. Sipas raporteve të
Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë viteve 2005-2008
janë asgjësuar gjithsej 37287ton municion, ku rreth 15 251
ton armë të ndryshme, që janë përfshirë
në këtë tregti dhe që kanë kaluar përmes
fabrikës së Gërdecit. Gjatë vitit 2007 në
këtë fabrikë kanë shkuar, sipas dokumenteve të
siguruara nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes një sasi
prej 6 486 ton fishekë të kalibrit 7.62 mm deri në 14.5
mm. Në këtë kontigjent të armëve ka pasur edhe
fishekë të kalibrit 37 mm me gëzhojë tunxhi. Sipas
dëshmive të bëra nga ana e punëtorëve të
kësaj fabrike, gjatë kësaj periudhe, fishekët
hiqeshin nga arkat e hekurit dhe kalonin në arka druri të
një peshe më të lehtë. Këto fishekë nuk u
demontuan kurrë, por sipas punëtorëve ngarkoheshin
në kontenierë që kishin për destinacion doganat,
ku, prej të cilave shkonin drejt blerësve
potencialë.Ndërkohë, vetëm në muajt
janar-shkurt 2008, drejt Gërdecit kanë shkuar me
kamionët e ushtrisë 8765 ton municion, duke e kthyer
kompaninë e të arrestuarit Delijorgji në monopol të
projekteve për çmontimin e armëve në vendin
tonë.
Tregtia lulëzoi në vitit 2007-2008
Viti
2007 dhe ai 2008, kanë përjetuar një lulëzim
të vërtetë të tregtisë së vdekjes.
Gjatë kësaj periudhe jo vetëm që drejt
fabrikës së Delijorgjit kanë shkuar një sasi
tepër e madhe armësh, në krahasim me periudhën
2005-2008, por gjatë kësaj periudhe, në drejtim të
Gërdecit kanë shkuar një sasi tepër e madhe e
municioneve që ndodhen në depot e ushtrisë. Duke mos
patur asnjë lloj kapaciteti dhe mundësi teknologjike dhe
magazinimi të këtyre municioneve, ndodhi edhe tragjedia e 15
marsit, e cila solli një numër të madh viktimash të
pafajshme. Gjysma e sasisë së armëve, firmosur në
emër të "Southern Ammunition Company", por që në
realitet ishin në dispozicion të "Alb-Demil" ishin
fishekë të kalibrit të vogël, armatim që
përdoret për armët e lehta. Ndërsa pjesa
tjetër e këtyre municioneve i përkisnin predhave të
kalibrit të madh. Këto ishin pikërisht edhe municionet
që po demontoheshin në mënyrën më primitive
të mundshme, gjatë muajve të parë të vitit
2008, duke kulmuar me tragjedinë e shkaktuar nga një
shpërthim me një fuqi atomike.
Armatimi
Totali i municioneve 37 287 ton (vitet 2005-shkurt 2008)
Southern Ammunition Company6 486 t në vitin 2007
Southern Ammunition Company 8 765 t për vitin 2008
Totali = 15 251 ton
Ndreu: Specialistët e Shtabit nuk janë shprehur për prezantimin e SAC Autoritete të SHPU, në Gërdec para tragjedisëTIRANË-
Tragjedia e Gërdecit ka ndarë në dy „llogore"
Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat duket se po mundohen t'ia
hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës. Një
ditë pas reagimit publik të këshilltares së Mediut
dhe ende pa u përcaktuar nga organet hetimore roli i Shtabit
të Përgjithshëm në ngjarjen e
rëndë,përfaqësues të institucionit më
të rëndësishëm të ushtrisë shqiptare
kanë ngritur akuza publike ndaj ish-ministrit, pa dhënë
asnjë shpjegim për kompetencat e paushtruara nga ana e
Shtabit.Duke shkarkuar çdo përgjegjësi nga Shtabi,
kolonelVladimir Ndreut ka pyetur publikisht ministrin e dorëhequr
për përzgjedhjen e Gërdecit.„Specialistët e
Shtabit nuk janë prononcuar për paraqitjen filmike të
bërë nga përfaqësues të kompanisë SAC me
një laptop në paradhomën e Sekretarit të
Përgjithshëm të MM dhe nuk kanë informacion
për faktin se cili institucion me cilin tagër i ka
vlerësuar këto materiale në emër të palës
shqiptare. Në qoftë se Ministri ka autorizuar një
strukturë ose një person për ta bërë
këtë, kjo nuk është përgjegjësi e Shtabit
të Përgjithshëm"- është shfajësuar dje
kolonel Ndreu.
Sipas kolonel Ndreut, vendosja e
fabrikës në Gërdec ka qenë një vendim që
ka anashkaluar autoritetin ligjor të Shtabit dhe kjo duket dhe
në urdhërin e Mediut që cakton vendin e ndërtimit
të fabrikës. "Urdhëri Nr. 550 datë 25.04.2007 i
Ministrit të Mbrojtjesnë momentin e përgatitjes së
tij nuk ka kaluar përmes Shtabit të Përgjithshëm.
Do të jenë organet e specializuara që do t'i japin
përgjigje pyetjes se përse Ministria e Mbrojtjeska shmangur
Shtabin e Përgjithshëmnga vendimmarrja për
përgatitjen e urdhërit që përcaktoi vendin për
ndërtimin e fabrikës". Megjithatë, Ndreu nuk ka
përjashtuar dje inspektimin e kryer nga drejtues të
lartë të Shtabit të Përgjithshëm, në
fabrikën e Gërdecit, duke shtuar se: „asnjë lloj
vizite i kujtdo autoriteti ushtarak apo civil sado i lartë
qoftë nuk kupton dhënien e certifikimit të asnjë
aktiviteti. Çertifikimi bëhet me rregulla e autoritete
të veçanta të përcaktuara po me ligj"-ka
përfunduar Ndreu.
Shekulli