Politika

Home Page > Politika

Rama nė Sarandė: Politika e vjetėr jeton me tradhtitė

Mon, 28 Jan 2008 11:51:00
Edi Rama
Article by:
Webmaster
 
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka gjetur pikërisht Sarandën, zonën zgjedhore të paraardhësit të tij në parti, Fatos Nano, për të mbyllur dialogun e tij me shqiptarët për çështjet sociale. Në të gjitha takimet që ka zhvilluar Rama në Sarandë, Delvinë, në komunën Bakaj dhe në Ksamil, i ka ftuar të gjithë, pa dallime partiake apo bindje politike, të jenë pjesë e kontributit që duhet të japin të gjithë shqiptarët për programin e ri socialist. Kjo alternativë e re, është shprehur Rama në këto takime, do të formësohet nga të gjitha tryezat e Partisë Socialiste, në çdo fshat e qytet, për të bërë të mundur që programi i nesërm t'i përgjigjet të gjitha problematikave të zhvillimit të zonave dhe specifikave të tyre ekonomike e sociale. Gjatë fjalës së tij, duke vënë në dukje masakrën urbane dhe atë mjedisore që shoqëron zhvillimin e bregut të detit të Sarandës, shefi i selisë rozë nuk ka ngurruar që të sulmojë në mënyrë direkte atë që ai e konsideroi si politikë e vjetër, e cila, sipas tij, falë lojërave politike, ka mbajtur dhe po mban peng zhvillimin e kësaj zone. Pa folur me emra konkretë Rama ka theksuar se, është pikërisht kjo politikë e vjetër ajo që u ka premtuar shqiptarëve gjithçka, dhe në realitet nuk u ka dhënë asgjë. Për këtë arsye, ai u ka bërë thirrje sarandiotëve që të bashkohen për t'i dhënë fund kësaj gjendjeje dhe për të krijuar kushtet për të ndërtuar një Shqipëri evropiane. "Në rast se ne i japim jetë një bashkimi të ri, përtej kufijve të vjetër të partive, përtej mureve të lidhura nga një politikë e vjetër, e cila i ka ushqyer tradhtitë, e cila ka jetuar dhe jeton me tradhtitë, e cila falë tradhtive është në gjendje që të sundojë më lehtë shqiptarët, ne do të mund që të nxjerrim vendin nga ky ngërç 17-vjeçar. Një politikë e vjetër e cila u ka premtuar shqiptarëve gjithçka dhe u ka dhënë asgjë. Një politikë e vjetër, e cila ka ngritur tek shqiptarët gjithfarë muresh dhe pengesash dhe lehtësisht i ka sunduar ata duke bërë që një pakicë gjithmonë e më e vogël të pasurohet përditë e më shumë dhe një shumicë gjithmonë e më e madhe, të varfërohet përditë e më shumë",- ka theksuar kryesocialisti Edi Rama. Gjithashtu ai ka vënë theksin se këto zona edhe pse kanë pasuri natyrore dhe mundësi zhvillimi, përsëri janë të varfra dhe punësimi mungon, zhvillimi është krejt informal dhe i pa orientuar. Prandaj, Rama ka bërë thirrje që t'i jepet fund këtij lloj zhvillimi, në mënyrë që të garantohet mirëqenia dhe arritja e standardeve evropiane, si në turizëm por edhe në aspektet e tjera. Duke vizituar edhe të paktat investime të këtyre zonave, kryetari socialist është shprehur për një mbështetje të të gjithë sipërmarrësve, në mënyrë që përmes tyre të garantohet edhe rritja e punësimit dhe frenimi i emigracionit, i cili e ka lënë Jugun e vendit të shkretë nga rinia e tij. "Është e domosdoshme që të krijojmë kushtet për t'ju dhënë një të ardhme fëmijëve tanë, për t'ju dhënë një të ardhme atyre që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend, gjithë atyre që duan të arratisen nga vendlindja e tyre, qoftë kjo në qytet apo në fshat",- ka pohuar kryesocialisti Edi Rama.
 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com