Politika

Home Page > Politika

Topi: Shpallja e pavarėsisė, nė prag

Mon, 28 Jan 2008 11:50:00
5 / 5 (1 Vota)
Photo
Article by:
Webmaster
 
Presidenti i Republikës, Bamir Topi përfundoi dje vizitën treditore në Kosovë. Dita e tretë të vizitës zyrtare e ka nisur me një vizitë në qytetin historik të Prizrenit. I shoqëruar nga zv.kryeministri Gazmend Oketa dhe delegacioni i lartë nga Shqipëria, presidenti Topi është pritur nga Kryetari i Komunës, Ramadan Muja dhe shumë qytetarë të mbledhur përpara Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, në pritje të mbërritjes së Kryetarit të Shtetit. Pasi është përshëndetur me qytetarët, presidenti Topi është shprehur i emocionuar nga mikpritja e prizrenasve. "Unë ndihem i nderuar, i respektuar, njëkohësisht edhe i emocionuar që jam këtu në Prizren, në një qytet tradicional historik, që në momentet më të rëndësishme për fatet e Shqipërisë, ka dhënë jo vetëm fijen e shpresës, por ka frymëzuar të gjitha shoqërinë shqiptare për t'u rigjallëruar, për t'u bashkuar dhe për t'i bërë ballë atij represioni që vinte nga qarqet e errëta.

Sot jemi në një situatë tjetër kur të gjithë duhet të gëzohemi, sepse gjithë këto përpjekje madhore të shqiptarëve në dekada po kurorëzohen dhe jemi në pragun e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që është një lapidari i ri i përpjekjeve, por edhe i kurorëzimit me sukses të këtyre përpjekjeve". Më pas, presidenti Topi ka vizituar rezidencën e qeverisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka parë dokumentet origjinale të shpëtuara nga shkatërrimi që iu bë muzeut nga serbët, në 27 mars 1999, që rrëfejnë historinë e Lidhjes në themelimin e saj, në qershor të vitit 1878. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë Teuta Topi, ka bërë një vizitë ngushëllimi dhe nderimi në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës në Velani, Ibrahim Rugova, ku është pritur nga bashkëshortja, fëmijët dhe familjarët e tij. Kreu i shtetit shqiptar, me anë të kësaj vizite në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të Doktor Rugovës, ka nderuar dhe vlerësuar veprën dhe rolin historik të udhëheqësit të Kosovës.
 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com