Politika

Home Page > Politika

Dita e Kujtesės, Topalli takim me Miller

Mon, 28 Jan 2008 11:46:00
Takimi midis Topallit dhe Miller
Article by:
Webmaster
 
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takoi dje Kryetarin e Komisionit të SHBA-së për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane jashtë vendit, Uarren Miller, njeri prej personaliteteve më në zë të institucioneve të larta të Shteteve të Bashkuara. Në këtë takim Miller shoqërohej nga Ambasadori Amerikan në vendin tonë, zoti Uithers. Miller ndodhet në Tiranë si i ftuar special në aktivitetet në përkujtim të Shoa's, në nderim të viktimave hebreje të holokaustit. Duke e cilësuar si një kënaqësi dhe nder të veçantë vizitën e zotit Miller në Shqipëri, kryetarja Topalli tha se, për shtetin shqiptar është një detyrim, homazhi për viktimat e Holokaustit dhe po ashtu edhe vlerësimi për të gjithë shqiptarët që me një dinjitet historik mbajtën në shtëpitë e tyre hebrenjtë, pa dorëzuar asnjë, duke u kthyer në shembull të vetëm në Europë. Me nota të larta vlerësuese Miller nga ana e tij foli rreth asaj, që ai e cilësoi si një mesazh kurajoje të rrallë nga shqiptarët, të cilët në kushte pushtimi dhe në mënyrë të paorganizuar, por të një humanizmi unik, mbrojtën hebrenjtë e kërcënuar me shfarosje. "Gjithçka që shqiptarët bënë, tha zoti Miller, meriton një mirënjohje të madhe, dhe kjo është një simbolikë e shkëlqyer dhe vlerë e jashtëzakonshme e vendit tuaj". Miller shprehu përgëzimet e tij që, për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë do të organizohet Dita e Kujtesës, seancë ku zoti Miller do të mbajë një fjalim të posaçëm. Ndërsa ambasadori amerikan Uithers theksoi se ajo që shqiptarët bënë për hebrenjtë, duhet të thuhet mbarëbotërisht.
 Other Articles
Prezantohet parku arkeologjik Antigona Prezantohet parku arkeologjik Antigona
Antigona njė destinacion i ri turistik, ka qene ky slogani i prezantuar nga...
Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė Prindėrit mė janė lutur tė mos e botoj shqip autobiografinė
Ornela Vorpsi e ftuar nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Letėrsisė nė Berlin, bėn...
Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit Shqipėri 1957, kur sovjetiket sundonin vendasit
Njė lyrje kėpucėsh me shkėlqim kushton 1 dollarė nė Tiranė, por kjo ėshtė gjėja...
Teatri i tė rinjve, ja tendencat Teatri i tė rinjve, ja tendencat
Tė jenė bashkėkohorė dhe tė ngrenė probleme. Ja tendencat e teatrit tė tė...
 Photo Gallery

Powered by: PHPCow.com