Partia Socialiste ka përfunduar së hartuari paketën e
saj me propozimet konkrete për reformën në sistemin e
drejtësisë. Megjithëse nuk e ka bërë ende
publike, sekretari për çështjet ligjore në
Partinë Socialiste Fatmir Xhafaj ka zbardhur disa nga pikat
kryesore të saj, ku dhe ka evidentuar propozimet për
ndërhyrje në hallkat kryesore të këtij sistemi
siç janë gjykatat, prokuroria apo edhe Këshilli i
Lartë i Drejtësisë. Sipasish-ministrit të
Drejtësisë, propozimet e hartuara nga grupi i ekspertëve
ligjor pranë Partisë Socialiste synojnë realizimin e
një reforme të thellë, e cila kërkon të
largojë politikën nga drejtësia. Duke u ndalur në
çështjet konkrete sekretari Xhafaj shprehet se
përmirësimi i pushtetit gjyqësor duhet të
fillojë nga organizimi dhe funksionimi i gjykatave ne të
gjitha nivelet, nga ajo e shkallës së parë, gjykata e
Apelit dhe gjykata e Lartë. "Ka një propozim për ti
ndarë në dy nivele edhe gjykatat e shkallës së
parë në mënyrë që të lehtësohet
procesi i gjykimit në shkallët e tjera. Ka të
bëjë me apelet që gjithashtu janë një
hallkë e rëndësishme e sistemit gjyqësor.
Mënyra sesi janë të organizuara dhe shpërndarë
sot, krijojnë probleme kur ato duhet të parandalonin një
pjesë të mirë të konflikteve që shkojnë
në gjykatën e lartë", - u shpreh Xhafaj. Gjithashtu
sipas tij gjykatat dhe sidomos Gjykata e Lartë ka nevojë
për një përbërje më profesionale, dhe për
këtë socialistët propozojnë që të
drejtën për tu bërë gjyqtarë duhet ta
kenë vetëm ata që mbarojnë shkollën e
magjistraturës. "Rekrutimi duhet bërë vetëm mbi
bazën e shkollës së magjistraturës. Kjo duhet
të ndajë përfundimisht gjyqësorin e formuar në
shkollën e plepave nga shkolla e magjistraturës. Ajo që
ndodhi vite me parë padyshim ka qenë një nga goditjet me
të rënda që ka pësuar sistemi gjyqësor",
theksoi më tej Xhafaj. Duke evidentuar mangësitë që
sjell mungesa e një statusi për gjyqtarët, Xhafa ka
theksuar se do të ishte e udhës që të
ndërhyhet si në përcaktimin e statusitashtu edhe në
pagat për gjithë administratën shtetërore. Një
aspekt tjetër i reformës ne drejtësi sipas propozimeve
të PS-së është dhe karriera e gjyqtarëve dhe
procedimi disiplinor. Për këtë PS propozon që
prokurorët apo gjyqtarët që hiqen nga prokuroria të
mos ushtrojnë të drejtën e juristit as në
institucionet shtetërore. "Duhet të përcaktohet
përfundimisht ne ligj se kush largohet apo shkarkohet si gjyqtar,
nuk duhet të ketë më të drejtë që të
ushtrojnë profesionin e juristit ne institucionet
shtetërore", - u shpreh Xhafaj. Një çështje
tjetër e rëndësishme është dhe reformimi i
KLD-së dhe Konferencës Gjyqësore. Socialistët
propozojnë që të rregullohen raportet midis këtyre
dy strukturave pasi, sipas Xhafës, Konferenca Gjyqësore ka
zhvendosur deri diku KLD-në. Ndërkohë që KLD-ja,
sipas tij, shpesh herë është kthyer pjesë e
lobingjeve të gjyqtarëve dhe politikës. "Duhen
përforcuar kriteret e atyre që bëhen anëtarë
të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Së dyti duhet të shmanget çdo lloj konflikti interesi
i anëtarëve të KLD-së me detyrat dhe karrierën
që ata kanë", - tha Xhafaj. Në lidhje me
Prokurorinë, PS propozon një sërë ndërhyrjesh
duke filluar nga ajo e kufizimit të mandatit të
kryeprokurorit sipas modelit të institucioneve të tjera
kushtetuese, riformatimi i këshilit të prokurorëve nga
një organ konsultativ ne vendimmarrës dhe ndarja e
përgjegjësive mes prokurorisë dhe ekzekutivit ne
procesin e hetimit. Për këtë arsye, selia rozë
propozon që të ketë një agjenci hetimi në
Ministrinë e Brendshme, në mënyrë që një
pjesë te kompetencave që ka sot prokuroria ti marrë
drejtpërdrejtë kjo agjenci.